Kronikë
-
29 Tetor 2021, 12:12
-
Greqia zgjeron territorin e varrezës së ushtarëve në Manastirin e Këlcyrës, ceremonia larg syrit të mediave, i pranishëm edhe Konsulli grek në Gjirokastër
29 Tetor 2021, 11:33Kanë qenë eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke në periudhën 1940-1941 të cilët janë rivarrosur në këtë varrezë, ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve helenë. Ceremonia është mbajtur larg syrit të medias.
-
VIDEO/ Shpërthen në flakë bombola e gazit, shkatërrohet banjo dhe korridori i banesës
29 Tetor 2021, 11:27Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë në një banesë në lagjen "Uznovë" në Berat, shkatërrohet dhe digjet tualeti dhe korridori i banesës,fatmirësisht s'ka familjarë të lënduar.
-
-
Ja autoshkalla e prishur e zjarrfikëses që u ble 5.5 mln lekë nga Bashkia Durrës
29 Tetor 2021, 10:55 -
Kokainë e kanabis, pranga dy të rinjve në Vlorë, një tjetër arrestohet për dhunë ndaj të dashurës
29 Tetor 2021, 10:44Policia e Vlorës ka arrestuar mëngjesin e sotëm 4 persona për vepra të ndryshme penale. Dy të rinj u kapën me drogë, një tjetër u prangos pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën ndërsa një 42-vjeçar u arrestua pasi po drejtonte mjetin pa patentë.
-
-
150 euro për të marrë notë kaluese në provim, SPAK kërkon dy vite burg dhe heqje për 5 vite të të drejtës për funksione publike për pedagogun e mjekësisë
29 Tetor 2021, 10:30SPAK ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar 2 vite burg për pedagogun e mjekësisë Besnik Faskaj, i cili akuzuar për korrupsion për dhënie të notës kaluese në provime. Ai u denoncua në emisionin Stop se kërkonte 150 euro kundrejt një note kaluese për studentët e mjekësisë.
-
Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta prokurorja 39-vjeçare e Elbasanit
29 Tetor 2021, 10:25Ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme, prokurorja 39-vjeçare Erida Kokonozi.
-
Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Malinat në Berat, digjen 3 ha plantacione me ullinj, dyshohet i qëllimshëm, ende vatra aktive
29 Tetor 2021, 10:14Plantacionet me ullinj në fshatin Malinat në Berat janë përfshirë nga flakët.
-
Po ndërtonin pa leje 3 objekte në Palasë, arrestohen 11 punëtorët, shpallet në kërkim investitori! Nën hetim 2 inspetorë të IKMT
29 Tetor 2021, 10:1411 punëtorë, të cilët ishin punësuar për ndërtimin e 3 objekteve në Palasë, për të cilët investitori nuk kishte marrë leje, janë arrestuar sot nga policia.
-
VIDEOLAJM/ Policinë 'nuk e mbajnë këmbët' në aksionin në Bashkinë e Durrësit, efektivi rrëzohet te shkallët
29 Tetor 2021, 09:50Policia zbarkoi mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Durrësit, pasi SPAK zbuloi abuzimin me tenderin 7 mln lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit.
-
Zbardhet skema e kalimit të 45 kg heroinë në Portin e Durrësit, si shoferi ‘ia hidhte’ skanerit duke ndërruar kokën e kamionit! Në burg drejtuesi dhe pronari
29 Tetor 2021, 09:49Report Tv ka zbardhur skemën e 45.5 kg heroinë që u kap në Portin e Durrësit pak ditë më parë në një kamion me krom, që kishte si destinacion Barin e Italisë. Kamioni kur futej në skanerin e Portit të Durrësit ishte i pastër dhe më pas shoferi bënte sikur i prishje mjeti. Më pas koka e kamionit zëvendësohej me një tjetër të re, ku ishte e fshehur droga dhe s'kalonte në skaner nga punonjësit. Gjykata e Durrësit vendosi ‘arrest me burg’ për pronarin e kamionit 'Hensi Trans', Arian Çermën dhe drejtuesin e kamionit Olgert Dudën.
-
-
-
Po kalonte rrugën për të hyrë në Universitin e Korçës, makina përplas studenten! Arrestohet shoferi i mjetit
29 Tetor 2021, 08:59Një aksident i rëndë është shënuar në Korçë, pasi në automjet ka përplasur një studente në afërsi të Universitetit Fan Noli.
-
Blenë autoshkallë zjarrfikëse 5.5 mln lekë por nuk funksionte, SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private! Në detyrim paraqitje pronarja e kompanisë
29 Tetor 2021, 08:276 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private janë arrestuar dhe një është lënë në detyrim paraqitje pasi akuzohen për abuzimin me një tender prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit që ishte jashtë funksionit. Nën hetim penal nga SPAK janë edhe shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.
-
Tërmet 4.5 ballë në Bulqizë! Emergjencat Civile: 16 banesa të dëmtuara! Banorët: U trembëm shumë, u lëkundëm dy herë
29 Tetor 2021, 08:21Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Dibër mëngjesin e sotëm. Sipas Institutit të Gjeoshkencës lëkundja ishte e me epiqendër në Bulqizë dhe thellësi 14 kilometra. Lëkundja ka shkaktuar jo pak frikë e panik te qytetarët, të cilët dolën jashtë banesave, teksa thonë se tërmeti ishte i fortë. Në një raportim për situatën, Emergjencat Civile bëjnë me dije se janë 14 banesa që kanë pësuar dëme.
-
Shkodër/ Aksidentohen rëndë 3 automjete! Disa persona të lënduar, rruga ‘zien’ nga trafiku
28 Tetor 2021, 23:33Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj enjteje në afërsi të fshatit Beltojë. 3 automjete janë përplasur me njera-tjetrën dhe kanë shkaktuar edhe lëndime në disa persona.
-
Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, ikën Dhimitraq Ziu nga policia rrugore, emërohet Altin Qato
28 Tetor 2021, 22:42Vetëm pak kohë pas ndryshimeve në nivel qarqesh të drejtuesve kryesor, lëvizjet në shefat e sektorëve të policisë vijojnë të ndodhin. Në Tiranë ndryshimi i fundit ka qenë ai i kreut të policisë rrugore Dhimitraq Ziu i cili ikwn nga drejtor i Policisë Rrugore dhe emërohet zëvendësdrejtor për rendin në DVP Durrës! Ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Qato.