Kronikë
-
Një 22-vjeçar është arrestuar si autor i aksidentit në hyrje të Tiranës ndodhur 3 ditë më parë. Ai gjatë ecjes në autostradën Tiranë-Durrës ka përplasur dy mjete të tjera, ku njëri prej tyre është përmbysur në rrugë.
22 Qershor 2021, 17:50 -
Reuters zgjedh plazhin e Dhërmiut si foto e ditës, Rama krenohet dhe ripublikon pamjet nga bregdeti shqiptar
22 Qershor 2021, 17:33Një pamje mahnitëse nga plazhi i Dhërmiut është caktuar si foto e ditës nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters
-
Asnjë humbje jete nga COVID, shënohen 5 raste të reja në 24 orët e fundit! Vetëm 2 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv
22 Qershor 2021, 16:56Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e COVID. Ndërkohë që janë shënuar 5 raste të reja
-
Vodhi 5.5 milion lekë të sekuestruara nga hetimi që po kryente, SHÇBA pezullon nga detyra nënkomisarin në Tiranë
22 Qershor 2021, 16:51SHÇBA ka pezulluar sot nga detyra nënkomisarin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi dyshohet për vjedhje.
-
Situata e COVID në vend, Manastirliu: Vetëm dy pacientë me koronavirus po marrin trajtim në spitalin Infektiv
22 Qershor 2021, 16:47Vetëm dy persona me COVID, po marrin trajtim në spitalin Infektiv. Lajmi e mirë e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë se vijon që të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin
-
I nxehti afrikan godet vendin, Qendra Urgjencës thirrje qytetarëve: Shmangni ekspozimin në diell në orët e pikut dhe pini sa më shumë lëngje
22 Qershor 2021, 15:58Në një kohë kur vendi është përfshirë nga i nxehti afrikan, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të parandaluar dëmtimet nga i nxehti
-
Regjistrimi online në shkolla, në e-albania 3000 aplikime deri tani! Afati i fundit për klasën e parë deri më 30 qershor
22 Qershor 2021, 15:40Aplikimet për regjistrimi e fëmijëve në klasë të parë që do të kryhen online përmes portalit e-albania kanë afat deri më datë 30 qershor. Drejtoresha e portalit e-albania, Nevila Repishti tha për Report Tv se prindi duhet të plotësojë vetëm të dhënat e vendbanimit dhe kjo procedurë nuk zgjat as 1 minutë .
-
Instalimi i paneleve fotovoltaike, Balluku në Korçë: Mbështetje për sipërmarrësit të cilët kthehen në autoprodhues të energjisë
22 Qershor 2021, 15:21Instalimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë, si një alternativë për uljen e kostove, duket se po tërheq gjithmonë e më tepër vëmendjen e investitorëve.
-
Banka Credins lançon për të tretin vit programin 'You are credins 3', mundësi fantastike për studentë të sapo diplomuar në degët ekonomi, informatikë, drejtësi dhe gazetari ekonomike
22 Qershor 2021, 15:05Banka Credins lançon për të tretin vit programin #YOUARECREDINS3, një mundësi fantastike për çdo student të sapo diplomuar në degët: Ekonomi, Informatikë, Drejtësi dhe Gazetari ekonomike. Edukimi është mundësia më e mire qe i jepet kujtdo nga ne për t’i dhënë brezit të ri një dhuratë të pazëvendësueshme, pasi nëpërmjet edukimit, ne zhvillohemi si shoqëri edhe ecim përpara gjithnjë e më të avancuar. Këtë synojnë të arrijmë në Credins bank nëpërmjet ketij programi.
-
Banka e Shqipërisë renditet e para ndër bankat e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore për transparencën dhe komunikimin e saj me publikun
22 Qershor 2021, 14:50Banka Kombëtare e Austrisë ka publikuar raportin e saj me titull “Fokus mbi Integrimin Ekonomik Evropian” për tremujorin e dytë 2021, i cili përmban analiza dhe pikëpamje ekonomike, si dhe studime analitike mbi makroekonominë dhe çështje të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL).
-
61-vjeçarja në Maliq gjendet e varur, motra e viktimës akuzon kunatin e saj! E bija e të ndjerës për Report Tv: Po na shtoni dhimbjen, babai nuk vret dot asnjë mizë
22 Qershor 2021, 14:38Vdekja e 61-vjeçares Fiqirie Mançe në Maliq ka çuar në një konflikt mes familjarëve të së ndjerës dhe bashkëshortit, Faton, të cilin e akuzojnë për vrasjen e saj. Mesditën e së enjtes, 17 qershor, 63-vjeçari ka deklaruar se ka gjetur të shoqen e tij të varur në litar në ambientin pranë shtëpisë, ndërsa ka lajmëruar familjarët dhe ka kryer ceremoninë mortore pa dakordësinë e motrës së të ndjerës.
-
I preu linjën e paligjshme të ujit, goditet drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit! Anduel Gjinaj: Askush s’më intimidon për kryerjen e detyrës time
22 Qershor 2021, 14:27Goditet për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit, Anduel Gjinaj.
-
Prenotuan hotelin në Livadhë të Himarës për disa ditë, por largohen pas një nate! Pronarët i zënë rrugën çiftit me fëmijë, i denoncojnë: Na shkatërruan dhomën (VIDEO)
22 Qershor 2021, 14:21Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku denoncohet se një familje, prindër dhe fëmijë, është terrorizuar nga pronarët e një hoteli në Livadhë të Vlorës.
-
Si policia greke shkatërroi rrjetin e shpërndarjes së kokainës me karrem një ‘flokëkuqe’ dhe arrestoi 2 shqiptarë
22 Qershor 2021, 13:41Policia helene ka shkatërruar një rrjet kriminal të shpërndarjes së kokainës, mes tyre edhe 2 shqiptarë.
-
VIDEO ekskluzive/ U vra nga i shoqi që po divorcohej para gjykatës në Elbasan, momentet kur 54-vjeçarja Liljana Buzo u ekzekutua me breshëri kallashnikovi
22 Qershor 2021, 13:37Report Tv ka siguruar pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së Liljanës, sesi burri i saj me të cilin kishte 3 fëmijë, e ndoqi disa metra dhe në fund qëlloi në drejtim të saj shumë pranë Gjykatës së Elbasanit duke i ndërprerë jetën në mes.
-
Forumi Ekonomik në Maqedoninë e Veriut “Agimi i ri, hedhja themeleve për stabilitetin”, i pranishëm edhe kryeministri Rama
22 Qershor 2021, 12:58Të mërkurën në Maqedoninë e Veriut do të organizohet Forumi Ekonomik, ku I pranishëm do të jetë edhe kryeministri I Shqipërisë Edi Rama.
-
Pas përballimit me sukses të situatës me COVID, spitali 'Shefqet Ndroqi' zgjeron shërbimet! Investime ultramoderne në kardiokirurgji dhe laborator analizash
22 Qershor 2021, 13:05Pas përballimit me sukses të situatës së pandemisë, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të zgjerojë shërbimet. Në këtë spital të rëndësishëm është bërë një investim shumë i madh për shërbimin e ri të Kardiokirurgjisë, teksa ka përfunduar edhe investimi në një laborator shumë modern analizash.
-
Aksident te Shkëmbi i Kavajës, përplasen 2 makina
22 Qershor 2021, 12:50Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore Plepa-Shkëmbi i Kavajës.
-
KLP i kërkon Manastirliut vaksinimin e prokurorëve, OPGJ-ve dhe stafit të Prokurorive: Jemi në kontakt me shumë persona dhe s'mund të punojmë online
22 Qershor 2021, 12:29Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku kërkon që të përfshihen në fushatën e vaksinimit edhe prokurorët, Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe stafin e Prokurorive.
-
Goditja e grupit që falsifikonte teste COVID me 40 euro, pamje nga baza në Tiranë ku ‘vulosej’ logoja e laboratorit
22 Qershor 2021, 12:08Kjo është internet kafeja në kryeqytet e kthyer në bazë për falsifikimin e fletëve të analizave për testin COVID pa shkuar në laborator, që më pas përdoreshin për të lëvizur në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Gazetari Sokol Dema raporton se internet kafeja ndodhet në rrugën "Zihni Sako", pranë zonës së Oxhakut në Tiranë