Kronikë
-
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan Metalurgji.
26 Tetor 2021, 00:55 -
Kapet heroinë në portin e Durrësit, u gjet në një kamion që ishte nisur drejt Italisë! Prangoset drejtuesi i mjetit
25 Tetor 2021, 23:29Një sasi heroinë është kapur mbrëmjen e kësaj të hëne në Portin e Durrësit! Burime bëjnë me dije se droga kishte destinacion Italinë nisur nga intinerari që kishte kamioni, por nuk dihet nëse nga shteti fqinj, droga do të qarkullonte në të tjera shtete.
-
-
-
Makina del nga rruga në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen rëndë dy të rinj
25 Tetor 2021, 19:17Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në lagjen e ish-frutores. Të plagosurit ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti
-
Krimi në familje në Vlorë, zbardhet identiteti i 2 viktimave
25 Tetor 2021, 18:57 -
Nipi vret me armë gjahu xhaxhanë në Vlorë dhe më pas veten! Autori dyshohet me probleme të shëndetit mendor! Shkak dyshohet sherri për pronën, të afërmit: Shkonin shumë mirë bashkë
25 Tetor 2021, 18:44Një krim i dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku nipi ka vrarë xhaxhanë dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Mekat të Vlorë, e ndërsa viktimat janë identifikuar si Genci Koreta, 39 vjeç (nipi) dhe xhaxhai Jorgji Koreta, 64 vjeç.
-
-
Humbi kontrollin e kamionçinës, ndërron jetë 37-vjeçari në Kukës
25 Tetor 2021, 17:55Një 37-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të hëne pasi humbi kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte.
-
-
Grabitja në Rinas në 2016, GJKKO dënon me 25 vite burg në mungesë Aleks Pepën! 46-vjeçari ende në arrati
25 Tetor 2021, 16:51Prej 5 vitesh është në arrati dhe i ka shpëtuar me dhjetëra operacioneve për kapjen e tij në Shqipëri e jashtë vendit, Gjykata e Posaçme dënon me 25 vite Aleks Pepën
-
Mbi 150 persona, mes tyre dhe fëmijë, nga lagje të ndryshme të Krujës me shenja helmimi në urgjencë, 18 të shtruar në spital! Qytetarët: Kemi pirë në çezmë! Ndërpritet uji në të gjithë qytetin
25 Tetor 2021, 16:44Një fluks i madh qytetarësh, mbi 150, prej dy ditësh i drejtohen spitalit të Krujës me shqetësime të ndryshme, kryesisht, diarre, të vjella , dhimbje barku si edhe temperaturë. Të sëmurët janë të moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit të cilët prej më shumë se 24 orësh kërkojnë mjekim.
-
Vdekja e turistëve rusë, analizë ujit edhe në një privat të njohur ndërkombëtarisht! Mjekësia Ligjore nxorri si shkak helmimin, por mbetet mister nga çfarë
25 Tetor 2021, 15:10Ka ose jo elementë helmues në ujin e pishinës ku humbën jetën katër turistët rusë, do të analizohet edhe nga një laborator privat i akredituar në vend. Mësohet se Ministria e drejtësisë ka kërkuar nga mjekësia ligjore informacion të përshpejtuar mbi shkaqet e vdekjes së turistëve rusë, ndërsa policia shkencore nuk ka arritur që të hapë aparatet celularë të rusëve për të mësuar bisedat e tyre.
-
Avioni me drogë në Vermosh, dalin detajet e ekspertizës: Rezultatet e ADN dhe shenjat e gishtërinjve identifikuan 2 shqiptarë, janë në vëzhgim nga policia
25 Tetor 2021, 15:00Në avionin e rrëzuar tre javë më parë në zonën e Vermoshit udhëtonin dy shqiptarë, zbulojnë autoritetet pasi kanë bërë ADN në gjurmët e gishtërinjve të lëna në avionin sportiv. Hetuesit vijojnë të dyshojnë se përmes avionit po transportohej sasi e madhe droge, që solli dhe rënien e tij.
-
Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, lëvizje shefash në drejtorinë e Korçës! Priten edhe në atë të Tiranës
25 Tetor 2021, 13:04Ndryshime në nivel vendor të policive të qarqeve, ku lëvizjet janë bërë në drejtuesit e sektorëve të këtyre drejtorive. Aktualisht në Policinë e Korçës ka disa lëvizje, dhe pritet që të bëhen edhe në drejtoritë e qarqeve të tjera.
-
Sekuestrohen 60 kg kanabis në Fier, 7 të arrestuar, mes tyre 4 gra
25 Tetor 2021, 12:39Arrestimet janë kryer në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar ‘Hamili’, dyke goditur dy raste, një për prodhim dhe shitje, dhe një për kultivim të narkotikëve.
-
Digjet prej 3 ditësh ish-fusha e mbetjeve në kurorën e gjelbër në Laç! Ndotje toksike në të gjithë zonën e Kurbinit
25 Tetor 2021, 12:31Prej 3 ditësh ndotja toksike në zonën e Kurbinit vijon, teksa mbetjet në ish-landfillinën Laç vijojnë të digjen, duke çliruar shtëllunga të mëdha tymi. Pavarësisht reshjeve të shiut dhe punës së zjarrfikësve dhe punës me mjete të rënda, nuk është bërë ende e mundur shuarja e flakëve. Kjo situate ka sjellë ndotje të madhe në të gjithë zonën e Kurbinit.
-
-
Refuzon kontrollin e postbllokut për vrasjen në Fier, i riu denoncon dhunën nga efektivët në Lushnje: Më goditën se po filmoja me telefon! Policia: S'u identifikua
25 Tetor 2021, 12:06Një djalë 28-vjeçar, shitës fruta-perimesh në Elbasan, pretendon se është dhunuar nga policia kur u ndalua në një postbllok ngritur në Lushnjës pas vrasjes në Fier. Por zyrtarisht policia, thotë se i riu refuzoi të identifikoi dhe u shoqërua forcërisht në komisariat.
-
Bëri aksident pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, 'detyrim paraqitje' për analistin Roland Lami
25 Tetor 2021, 11:40Analisti Roland Lami 2 ditë më parë u arrestua pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, dhe si pasojë ka humburi kontrollin dhe është përplasur me derën e një biznesi.