Kronikë
-
Ende asnjë i dyshuar për ekzekutimin e 57 vjecarit Demir Backa. Aktualisht mësohet se janë lënë të lirë 23 personat e shoqëruar për deklarime. Policia ende asnjë prove drejt identifikimit te autoreve te dyshuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre plumba në kokë dhe rreth 15 të tjerë në kraharor i kanë marrë jetën 57 vjeçarit.
25 Tetor 2021, 10:39 -
Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të zgjidhesh nëse ke mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike 10 vitet e fundit, KED miraton formularin
25 Tetor 2021, 09:12Nga kandidimi për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese përjashtohen të gjithë ata persona të cilët kanë mbajtur një pozicion si drejtues në një parti politike në 10 vitet e fundit, nga data e kandidimit.
-
Fshihej prej 10 vitesh në Shijak, arrestohet dibrani i shpallur në kërkim nga Gjykata italiane, kërkohej nga Interpoli
25 Tetor 2021, 09:07Në pranga ka rënë Blerim Toca, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Santa Maria në Itali, për veprën penale “Marrëdhënie me dhunë me të mitur.”
-
Me viza turistike false, arrestohen 3 emigrantë dhe një shtetas gjerman në portin e Durrësit
25 Tetor 2021, 08:56Katër persona janë arrestuar në Portin e Durrësit për falsifikim të vizave turistike. Ata po tentonin të dilnin jashtë Shqipërisë me viza turistike false, por janë kuptuar nga policia dhe janë arrestuar.
-
U mbajt në burg padrejtësisht! I riu u akuzua për përdhunim, pas 2 muajsh denoncuesja rezultoi e virgjër
24 Tetor 2021, 20:25Hetimi i policisë dhe prokurorisë së Tiranës është kryer në sekret të plotë, pasi në dëshminë e vajzës përshkruheshin detaje tronditëse të një abuzimi që sipas saj kishte nisur prej një viti. Vajza ka rrëfyer me video konference se fillimisht kishte komunikuar në telefon me të riun me inicialet A.Sh. dhe se përpara përdhunimit, ai e ftoi në shtëpi, dhe me pas e drogoi me një shiringë.
-
Vrasës profesionistë nga Vlora dyshohet se ekzekutuan Demir Backën! Pistat e hetimit, rrahja e 'të fortit' të Fierit më shumë se një vit më parë dhe konflikti i pronësisë
24 Tetor 2021, 19:33E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e biznesmenit 57-vjeçar mbrëmjen e së shtunës në Fier. Pak kohë më parë Backa kishte rrahur një person të fuqishëm të botës së krimit në ambientet e Bar Piazza, në pronësinë e tij. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa dy armë u gjetën në makinën e djegur nga autorët.
-
Grabitja në Nikël dhe situata e rendit në vend, eksperti i kriminalistikës: Policia bën show me kontrolle blic! Nëse shteti s'na mbron dot, të lehtësohet procedura e armatosjes së qytetarëve
24 Tetor 2021, 18:33Duke marrë shkas nga grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë Krujës, në studion e Report Tv, Rexhepi tha se sa kohë shteti nuk i siguron dot jetën qytetarëve, atëherë duhet të lehtësojë procedurat që ata të mund të marrin një armë në pronësi.
-
Shpejtësi e rrezikshme dhe të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë dhe gjobiten 1012 të tjerë në 24 orët e fundit
24 Tetor 2021, 17:02Në kuadër të parandalimit të aksidenteve automobolistike, përmes përdorimit të makinave inteligjente dhe radarëve të natës gjatë 24 orët e fundit janë evidentuar 244 shkelje për shpejtësi.
-
Tiranë/ Kishin mbushur lokalin me xhetonë, arrestohet punonjësi, në kërkim pronari
24 Tetor 2021, 16:36Arrestohet punonjësi i një lokali në Tiranë dhe shpallet në kërkim pronari, pasi e përdornin ambientin për lojëra fati.
-
-
Përshtatën lokalin për shitje droge në Tiranë, arrestohet menaxheri dhe stafi i lokalit, në kërkim pronari
24 Tetor 2021, 14:01Një lokal ishte përshtatur për shitje drogë dhe qëndronte hapur pas orës policore në Tiranë është zbuluar gjatë aksionit të koduar 'Klienti" nga policia. Kjo ka vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve menaxheri dhe stafi i lokalit si dhe disa klientë. ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit.
-
-
VIDEO/Zjarri në një punishte druri në Gjirokastër, punonjësit ranë në kontakt me bombolën e gazit teksa po punonin me oksigjen! Nuk ka të lënduar
24 Tetor 2021, 12:23Një zjarr masiv ka rënë në një punishte të përpunimit të drurit në Gjirokastër. Shkak për rënien e zjarrit ka qenë një bombën gazi që është prekur gabimisht nga punonjësit që po punonin me oksigjen.
-
-
-
VIDEO/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujë! 10 persona të armatosur me maska dhunojnë dhe lidhin pronarin, marrin 100 mijë euro
24 Tetor 2021, 11:32Një biznesmen është dhunuar dhe lidhur gjatë një grabitje të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro. Report Tv ka siguruar videon nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazim Çangu.
-
Nga dhuna në familje te drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur, 8 të arrestuar në Tiranë
24 Tetor 2021, 10:53Nga dhuna në familje te drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur, 8 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
-
FOTO/ Makina e policisë humb kontrollin, përplaset me shtyllën në Tiranë
24 Tetor 2021, 10:34Një makinë policie ka humbur kontrollin dhe është përqasur me një shtyllë.Shkak i kësaj aksidentit mendohet se është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia.
-
Ekzekutimi i Demir Backës, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Historia e 'Masakrës së Levanit', ku u vranë 24 persona
24 Tetor 2021, 09:49Masakra e Lavanit me 24 të vrarë mes tyre dy fëmijë, ishte një nga ngjarjet më të bujshme në vitin e trazirave në 1997 ku gjysma e vendit ishte në pushtetin e krimit, kurse gjysma tjetër ishte në shtetrrethim. Përplasja e përgjakshme ndodhi midis anëtarëve të bangës së jugut, ose e njohur si Banda e Pusit të Mezinit me fshatarët e Levanit shumica romë.
-
Ekzekutimi në Fier/Nga hakmarrja te konfliktet me persona të botës së krimit, policia në 'lupë' të shkuarën e Demir Backës! U qëllua me 16 plumba, brenda mjetit të djegur dy armët e autorëve
24 Tetor 2021, 08:41E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e tij të mbrëmshëm në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me persona të botës së krimit në Fier. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja, ndërsa në mjetin e djegur të përdorur nga autorët janë gjetur një kallashnikov dhe një pistoletë.