Kronikë
-
Një 48-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është i dyshuar për 5 vjedhje të ndodhura më parë, më anë të mashtrimit, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale
22 Korrik 2021, 09:35 -
Kanabis në vazo lule, arrestohen babë e bir në Fier (VIDEO)
22 Korrik 2021, 09:35Babë e bir janë arrestuar në Fier pasi janë kapur teksa kishin mbjellë kanabis në vazo lulesh.
-
Kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 60-vjeçari në Shëngjin! Në Lezhë shkarkohet kreu i Njësisë Administrative Ungrej, në kërkim për kultivim të bimëve narkotike
22 Korrik 2021, 09:12Një 60-vjeçar është arrestuar ditë e sotme pasi është konstatuar nga Policia duke kultivuar kanabis në tokën e shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur në Ishullin e Shëngjinit të Lezhës.
-
Bllokuan rrugën për disa orë, banorët e Senicës marrin premtimin nga firma për ndërtimin e rrugës së fshatit të tyre! Rinisin punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë
22 Korrik 2021, 09:05Pas disa orësh protestë, ku kishin bllokuar me gurë punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delivinë, banorët e fshatit Senicë kanë marrë zgjidhje për kërkesat e tyre
-
Sot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 174 të konfirmuar në detyrë! 56 u dorëhoqën nga 'frika' e Vettingut
22 Korrik 2021, 08:4822 korriku është një datë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi. Report Tv ka arritur të sigurojë të dhëna mbi punën e bërë deri më tani nga 2 organet e vettingut, KPK dhe KPA, ku shihet se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta, ku as 50% e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër.
-
Dhuna në familje dhe Krimi mjedisor, Komisariatit Dixhital i shtohen 2 rubrika të reja! Rama: Do mund të shihni reagimin e Policisë ndaj ankesës suaj me një klik
22 Korrik 2021, 08:29Dhuna në familje është një nga problemet më të shumta me të cilën përballet shoqëria shqiptare, e si për të gjetur një mënyrë për ta çuar në nivelet minimale të saj, pasi zhdukja e këtij fenomenit duket e pamundur, Policia e Shtetit ka zgjedhur që të hap një kategori në aplikacionin Komisariati Dixhital. Risi është mundësia që i jepet denoncuesit që të komunikojë online me operatorin e sallës.
-
Shkrumbohet nga flakët banesa dy katëshe në Milot! Shpëtojnë mrekullisht 7 pjesëtarët e familjes
22 Korrik 2021, 08:22Një zjarr ka rënë rreth orës 23.45 në Milot, Kurbin në banesën e shtetasit M.C, ku ka vetëm dëme materiale
-
Biden i zhgënjyer mbi ngadalësimin e nivelit të vaksinimit kundër COVID: Është shumë e rëndësishme të vaksinohesh
22 Korrik 2021, 07:55Presidenti Joe Biden u shpreh i zhgënjyer mbi ngadalësimin e nivelit të vaksinimit kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe u shpreh se është "tejet e rëndësishme" për amerikanët që të vaksinohen kundër virusit ndërsa infeksionet po rriten përsëri
-
Mot i kthjellët në ultësirën perëndimore, si parashikohet motit për sot
22 Korrik 2021, 07:32Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash do të mbizotërojë në vendin tonë
-
Horoskop i vështirë: ju jeni i zhytur në tokë për shkak të Hënës, çfarë thonë yjet për ju sot
22 Korrik 2021, 07:18Horoskop i vështirë: ju jeni i zhytur në tokë për shkak të Hënës. Por edhe lodhja në një moment merr epërsi! Në këtë pjesë të fundit të muajit, përpiquni të relaksoheni pak më shumë, të mos jeni shumë kërkues edhe në dashuri
-
Përplasi për vdekje të riun sot në Kamëz, arrestohet efektivi i policisë dhe vëllai i tij! Tentuan të fshinin provat në vendin e ngjarjes! Dëshmitarja: Makina ishte me shpejtësi marramendëse
22 Korrik 2021, 07:12Një punonjës policie i komisariatit nr 4 në Tiranë ka aksidentuar për vdekje një të ri në bulevardin e Kamzës. Report TV sjell rrëfimin e gruas deshmitare momentin e përplasje së motorrit, e cila thotë se makina e policit ishte me shpejtësi të lartë.
-
COVID/ Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime të kryera në vend, Manastirliu: E vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e virusit
21 Korrik 2021, 22:45Ka shkuar në 1,095,453 numri total i vaksinimeve të kryer anë vend, ku vetëm në 24 orë janë vaksinuar më shumë se 13 mijë qytetarë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e COVID-19.
-
-
Policia shpëton një gjerman dhe një brazilian në Himarë, kishin dalë në det me kanoe (VIDEO)
21 Korrik 2021, 22:02Policia Kufitare ka shpëtuar dy shtetas të huaj në zonën e plazhit të livadhit në Himarë. Shtetasit rreth 30 vjeç kanë qenë me kanoe , ndërkohë që deti me dallgë ka bërë që dy të huajt të rrezikoheshin seriozisht.
-
-
Rakacolli: Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID, kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta! Qytetarët të 'vrapojnë' për t'u vaksinuar
21 Korrik 2021, 21:31Dyshimet se varianti Delta i COVID-19 ka mbërritur ehe në vendin tonë, janë të forta. Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha në 'Repolitix', se ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e këtij virusi në Shqipëri, rritja e rasteve të reja të infeksionit, është shqetësuese.
-
Bilanc tragjik, 105 viktima në 6 muajt e parë të 2021! Rritet me gati 33% numri i aksidenteve, fajtorët më të mëdhenj moshat e reja
21 Korrik 2021, 20:45105 persona humbën jetën në aksidentet rrugore në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, nga 74 që ishte numri vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT numri i aksidenteve rrugore në këtë periudhë të parë të vitit është rritur me 32.9%.
-
Çmime e larta në Orikum, pushuesit: S’justifikohet shërbimi! Shëngjini në pikun e sezonit, aktivitete për fëmijët
21 Korrik 2021, 20:39Qytetarët që kanë zgjedhur Orikumin për të pushuar këtë vit, thonë se në çmimet janë mjaft të larta për shërbimin që ofrojnë. Shqetësime prej tyre vijnë edhe për pastërtinë dhe mungesën e rojeve të plazhit. Në Shëngjin janë organizuar aktivitete argëtuese për të vegjlit.
-
Unaza e Madhe në verilindje të Kryeqytetit thuajse gati, Rama poston videon: Është realizuar 90 % e projektit
21 Korrik 2021, 20:28Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Kantieri i Unazës në pjesën verilindore, Loti 2 dhe 3 në Tiranë. Kreu i qeverisë shkruan se është realizuar 90% e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi.
-
Zgjidhen 11 anëtarët e Bordit të Akreditimit për cilësinë në Arsimin e Lartë! Rama: Drejtohet nga ish këshilltarja në Ministrinë e Arsimit të Anglisë
21 Korrik 2021, 20:01Është zgjedhur sot Bordi i Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë i përbërë nga 11 anëtarë, të zgjedhur nga 117 kandidatura nga brenda dhe jashtë vendit, shqiptarë e të huaj dhe do të drejtohet nga një profesoreshë shumë e nderuar që vjen nga një prej universiteteve më të mira të Anglisë.