Kronikë
-
Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht në Berat. Pasditen e sotme, për shkak edhe të temperaturave shumë të larta, ajo kishte shkuar së bashku me kushërirën dhe shoqërinë për t'u larë në Devoll, por fatkeqësisht ka humbur jetën.
15 Korrik 2021, 18:01 -
Drejtuan makinën pa patentë dhe të dehur, arrestohen 9 drejtues mjetesh! Gjobiten 1890 shoferë për shkelje të Kodit Rrugor
15 Korrik 2021, 17:469 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia në 24 orët e fundit, nga cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu janë ndëshkuar me gjobë 1890 drejtues mjetesh për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore
-
Asnjë humbje jete nga COVID, rriten rastet e reja, 13 qytetarë rezultojnë të infektuar me koronavirus
15 Korrik 2021, 17:03Asnjë humbje jete për shkak të COVID. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 4051 testime, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 13 qytetarë
-
35 mijë € dhuratë/ Prokurori Dritan Gina thirret nga Vetingu, paraqet raport mjekësor, gruaja Rovena Gashi u shkarkua pasi s’mbuloi 930 mijë USD pasuri. DSIK: Janë të korruptuar
15 Korrik 2021, 17:01Prokurori i Tiranës Dritan Gina thirret për t’u paraqitur në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit, por paraqet një raport mjekësor duke shtyrë seancën. Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit që u shkarkua si prokurore në vitin 2019 pasi bashkë me babanë nuk justifikonin një pasuri me vlerë 930 mijë USD. Çifti i bashkëshortëve kanë deklaruar 35 mijë euro dhuratë për të mbuluar blerjen e një apartamenti 80 mijë euro. Në 2018 u përplasën me Arta Markun
-
Situata kaotike me plehrat në Durrës, Qeveria vë në dispozicion paratë: Bashkitë të zgjidhin urgjent problemin me menaxhimin e mbetjeve
15 Korrik 2021, 16:54Qeveria shqiptare ka marrë vendim sot për t'i dhënë fund problemin me mbetjet në bashkitë e Qarkut Durrës. Këshilli i Ministrave shpreh gatishmërinë që të paguajë diferencat e shpenzimeve për pastrimin e qyteteve.
-
Nënshkruhet Memorandumi për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës! Balluku: Synojmë të plotësojmë nevojat e tregut, pastaj të jemi fuqi eksportuese
15 Korrik 2021, 16:49Ditën e sotme është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit mes Albgaz, Excelerate Energy L.P dhe Snam S.p.A për ndërtimin e një gazsjellësi nga Terminali i Vlorës në drejtim të infrastrukturave të tjera të mundshme të gazit natyror në Shqipëri.
-
Vettingu në polici, rinisin seancat publike në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit për SHÇBA-në! Pas përfundimit, SHÇBA bën vetting për Policinë dhe Gardën
15 Korrik 2021, 16:01Vettingu në Polici është përqëndruar vetëm tek vlerësimi kalimtar i punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme. Pas një mungese dy mujore, më në fund kanë nisur seancat në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit. Pas përfundimit të të gjithë punonjësve të SHÇBA, kjo e fundit do të verifikoj Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës
-
U shkarkua nga KPK dy vite më parë, prokurori Hysni Vata përjashtohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë! Probleme në të tri kriteret
15 Korrik 2021, 15:52Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokurorin Hysni Vata.
-
Trafik i rënduar në aksin Vorë – Fushë Krujë, vargu i makinave mbi 15 kilometër
15 Korrik 2021, 15:46Një trafik i rënduar është krijuar në aksin Vorë-Fushë-Krujë dhe anasjelltas. Vargu i makinave i kalon 15 kilometra dhe më problematike është korsia nga Vora-Rinas deri në Fushë-Krujë
-
Britania i ‘shpall luftë obezitetit’, takson sheqerin dhe kripën për 'snacks'! Nisma shembull për të gjitha qeveritë, në Shqipëri shifrat alarmante, 22% obezë
15 Korrik 2021, 15:08Taksë për sheqerin dhe për kripën, kjo është zgjidhja që Britania e Madhe ka gjetur për të luftuar atë që quhet pandemia e dhjamit, obezitetin. Më ketë nismë duhet të frymëzohet edhe Shqipëria, pasi nga rreth 22 përqind e 3 milionë shqiptarëve sot janë obezë.
-
Diplomohen 76 oficerë, Peleshi: Së shpejti mësimi në anglisht, Akademia e FA sipas modelit të akademisë ushtarake të SHBA-së, West Point
15 Korrik 2021, 14:4576 oficerë të Forcave të Armatosura dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan kurset e gradave në Akademinë e FA. Ushtarakët shqiptarë ndoqën për rreth 1 vit Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.
-
Gjykata Kushtetuese 3 pyetje Venecias për kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019: A kemi kompetencë për ta gjykuar dhe prevalon periodiciteti apo pluralizmi?
15 Korrik 2021, 14:36Nëse ka apo jo kompetencë për të gjykuar kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, cili parim duhet të prevalojë periodiciteti apo pluralizmi dhe a e bënë detyrën partitë dhe institucionet për t'i garantuar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes janë tre pikëpyetjet e Gjykatës Kushtetuese.
-
-
Ekzekutimi në mes të Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO klanin 'Duka
15 Korrik 2021, 13:50SPAK ka mbyllur hetimet për ekzekutimin me eskortë të hapur dhe në mes Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko nga klani “Duka”. Janë dërguar për gjykim 9 të pandehur: Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, të gjithë në arrati dhe Ilir Selmani, aktualisht në paraburgim, Xhoni Nica me “detyrim paraqitje' dhe Elvis Gaçaj, në gjendje të lirë.
-
-
-
Shkodër, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohet 24-vjeçari, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët
15 Korrik 2021, 13:28Një tjetër rast i prodhimit të lëndëve narkotike është goditur në qytetin e Shkodrës. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar ndërsa ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij të cilët u larguan gjatë aksionit të Policisë.
-
Moti i keq me erë të fortë, Bashkia e Vlorës thirrje pushuesve në det: Jini të kujdesshëm për veten dhe fëmijët
15 Korrik 2021, 13:16Është përkeqësuar moti pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, duke bërë që Bashkia të dalë me një apel për kujdes ndaj pushuesve.
-
-