Kronikë
-
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar procesin e vaksinimit në sheshin 'Skënderbej', ku gjatë ditës së sotme do të marrin dozën e dytë të vaksinës 10 mijë të moshuar.
28 Prill 2021, 12:28 -
-
-
SPAK godet pasurinë e ish-gjyqtarëve, GJKKO sekuestron pasuritë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë
28 Prill 2021, 11:23Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka sekuestruar pasuritë e ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. Pasuria i është sekuestruar edhe Shkëlzen Selimit, ish anëtar i Gjykatës së Lartë. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur
-
Tentoi që të shtypë qytetarët, gjykata lë në burg Arben Memën, flet 32-vjeçari: Ende nuk më ka dalë pija, do ikja djathtas m'u kthye makina majtas (VIDEO)
28 Prill 2021, 10:4432-vjeçari Arben Mema, banues në Kombinat, i cili terrorizoi banorët mesditën e 25 prillit, duke tentuar t'i shtypë në sheshin "Skëndërbej", është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Arben Mema akuzohet për tentativë vrasje, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe për shkatërrim prone
-
-
-
I arrestuar nga DEA amerikane për trafik droge, sekuestrohet pasuria me vlerë rreth 1.2 milion dollarë e 44-vjeçarit shqiptar! Në Vlorë pronar i një miniere
28 Prill 2021, 09:01Një pasuri me vlerë 1.2 milionë dollarë është vënë në sekuestro preventive nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Tirnaë. Bëhet e ditur se pasuria e sekuestruar është në pronësit të Ylli Didanit, 44-vjeç aktualisht i arrestuar nga autoritetet e DEA-s (antidroga) në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë.
-
Grumbullimet masive, mjeku Tritan Kalo thirrje për respektimin e masave anti-COVID: Rrezikohet rigjallërimi i rasteve të reja të infeksioneve
28 Prill 2021, 08:11Mjeku Tritan Kalo bën thirrje që të respektohen masat-anti COVID, pasi nënvlerësimi i këtyre masave rrezikon që të rrisë rastet e reja të infektimeve me COVID
-
Vendi do të dominohet nga kthjellime, si parashikohet moti për ditën e sotme
28 Prill 2021, 07:49Dita e sotme do të dominohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të shpeshta në veri të vendit
-
Simpatizantët e PD-së i prishin festën socialistëve në Durrës! 7 të shoqëruar në Polici, mes tyre edhe kreu i demokratëve në Manëz
27 Prill 2021, 22:58Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një përplasje fizike mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste në Manëz të Durrësit.
-
130 raste të reja me COVID dhe 4 viktima! Shqipëria arrin në mbi 400 mijë vaksinime në total
27 Prill 2021, 19:14Kurba e infektimeve në vendin tonë, vijon të jetë në një vijë lineare, duke mos pasur luhatje të theksuara në numrin e infektimeve ditore gjatë këtyre javëve të fundit. Sot si rezultat i 2389 testimeve, janë konfirmuar pozitiv me COVID 130 persona, teksa fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona, duke çuar në total numrin e viktimave në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë në 2,383.
-
SPAK nis 33 hetime për krimet zgjedhore! Kim: Askush nuk është mbi ligjin
27 Prill 2021, 16:52Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur 33 procedime penale për korrupsion në zgjedhje. Hetimet kanë nisur duke filluar që nga korrupsioni aktiv në zgjedhje, korrupsioni pasiv, shpërdorim detyre apo edhe përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.
-
Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, nuk ka persona të lënduar
27 Prill 2021, 16:49Një apartament është përfshirë nga flakët në Korçë. Zjarri masiv ka rënë në katin e 5 të një pallati dhe siç duket nga pamjet flakët masive kanë përfshirë gjithë apartamentin
-
Goditën me sende të forta babë e bir pas sherrit për pronën, arrestohen dy vëllezër në Librazhd
27 Prill 2021, 13:46Dy persona, vëllezër, kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Libarzhd, pasi akuzohen se kanë dhunuar babë e bir. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se dy vëllezërit B. Ç., 46 vjeç, dhe Sh. Ç., 44 vjeç kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç.
-
Bllokuan Aeroportin e Rinasit, Apeli lliron nga qelia 2 kontrollorët e Albcontrol, lihen në arrest shtëpie! Detyrim paraqitje për Flora Ndrecën
27 Prill 2021, 12:36Gjykata e Apelit të Tiranës ka lehtësuar masën e sigurisë për 3 kontrollorët e arrestuar për shpërdorim detyre pasi nxitën bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Gjykata ka vendosur masën 'arrest shtëpie' për kontrollorët Armando Fevzga dhe Muhin Mezini, ndërsa vendosi 'detyrim paraqitje' për Flora Ndrecën.
-
Sherri me grushte dje në KZAZ 30 në Tiranë, procedohen dy vëzhgues të PD dhe një i PS, Policia: U zunë për radhën e qëndrimit para monitorëve të numërimit të votave (VIDEO)
27 Prill 2021, 10:58Tre vëzhgues janë proceduar penalisht sot në Tiranë, në lidhje me sherrin që u regjistrua mbrëmë në KZAZ 30 tek shkolla “1 Maji”, ku për pasojë u ndërpre edhe numërimi për disa minuta. Sherri mes tyre, sipas policisë, ka nisur për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.
-
Situata nga COVID, Greqia shtyn deri në 3 maj afatin e bllokimit të Kapshticës
27 Prill 2021, 10:30Si pasojë e situatës së krijuar prej pandemisë Greqia ka shtyrë deri më 3 maj afatin e bllokimit të pikës kufitare Kapshticë. Deri në këtë datë, hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
-
Tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej, Arben Mema del para gjykatës! Dëshmia e shokut: Makinën e mora unë me qira, ja lash për një xhiro
27 Prill 2021, 09:4832-vjeçari Arben Mema, banues në Kombinat, i cili terrorizoi banorët duke tentuar t'i shtypë në sheshin "Skëndërbej" ditën e zgjedhjeve, del sot para gykatës për masën e sigurisë. Report Tv ka zbardhur dëshminë e shokut të Arben Memës, i cili ka qenë ai që i ka dhënë automjetin 32-vjeçarit. Sali Xhepa shprehet në dëshmi se makinë mori me qira dhe ia dha për një xhiro, por Mema bëri aksident.
-
Mot me kthjellime e vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot
27 Prill 2021, 06:58Masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në skajin verior-verilindor duke sjellë ndonjë shi të pakët. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.