Kronikë
-
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në vendin tonë kanë mbërritur 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik
30 Prill 2021, 11:41 -
Po hidhnin inerte që të ndërtonin një mol në det, vihen në pranga dy persona në Sarandë (VIDEO)
30 Prill 2021, 10:26Dy shtetas janë vënë në pranga në Vlorë, pasi në mënyrë të kundërligjshme kishin mbushur një pjesë ujore në bregun e detit në lagjen nr. 4 Sarandë, me qëllim ndërtimin e një moli
-
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri
30 Prill 2021, 10:05Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Evjeni Sinojmeri, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Seanca ndaj Sinojmerit u zhvillua të mërkurën pa praninë e saj dhe pa një përfaqësues ligjor
-
Lajm i bukur nga materniteti 'Koço Gliozheni', vijnë në jetë trinjakë
30 Prill 2021, 09:19Lajmi i bukur nga materniteti 'Koço Gliozheni', ku kanë ardhur në jetë trinjakë. Lajmin e bëri me dije Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila postoi në Facebook foto të foshnjave, Kiarës, Siarës dhe Aidenit, në krahët e së ëmës.
-
I dehur në timon, përplas 4 automjete në aksin Durrës-Tiranë! arrestohet 45-vjeçari!
30 Prill 2021, 09:07Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë sot në Durrës, pasi shkaktoi dje një aksident masiv dje, duke përplasur katër automjete. Policia bën me dije se 45-vjeçari me inicialet A.M., në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Ford", në gjendje të dehur, përplasi katër automjete të tjera.
-
Aeroporti i Vlorës, Rama publikon videon: Fluturimet do jenë transoqeanike, do t'i sjellim shqiptarët direkt nga Amerika!
30 Prill 2021, 08:20Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video 3D të Aeroportit të Vlorës, që do të mundësojë fluturimet transoqeanike. Në videon e shpërndarë, kryeministri shpjegon se në aeroportin e Vlorës do të mundësohen fluturime Vlorë-Nju Jork dhe anasjelltas, për t'i sjellë shqiptarët nga Amerika direkt në Shqipëri.
-
Kthjellime e rritje temperaturash, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme
30 Prill 2021, 07:27Kjo e premte do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës.
-
Gjirokastër, 63-vjeçarja goditet me thikë nga i biri, përfundon në spital! I riu me probleme të shëndetit mendor
29 Prill 2021, 22:47Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Këlcyrë mbrëmjen e sotme, ku një 63-vjeçare është goditur me thikë nga i biri. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 63-vjeçarja me inicialet F. L. ka marrë plagë në kokë, pasi i biri, 29 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, e ka goditur me thikë.
-
-
Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin
29 Prill 2021, 21:46Një 60-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kamëz, Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën "Berisha" në Kamzë, ku mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. A., rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
-
Publikohet përgjimi, pazari mes një vrasësi me pagesë dhe porositësit: 10 mijë euro janë pak, rrezikoj burgun! Më ofro një çmim që të kënaqem e të shkëputem nga hallet
29 Prill 2021, 21:31Vrasësi i kërkon plot 50 mijë euro porositësit, pasi puna është e vështirë dhe rrezikon plot 30 vjet burg. Por, ai i thotë se nuk duhen shumë mjete, mjafton një pistoletë me pistoletë dhe e përfundon punën.
-
Deklaroi se kishte marrë 200 mijë lekë për 4 vota, policia e Lezhës shoqëron qytetarin pas publikimit të videos në rrjetet sociale! Nisin hetimet
29 Prill 2021, 19:53Policia ka nisur hetimet ndaj një personi në Lezhë, pas shpërndarjes në rrjete sociale të një videoje ku ai deklaronte se kishte shitur votën dhe se ishte paguar 200 mijë lekë për 4 vota, të tijën dhe të familjarëve.
-
-
Aksident në Kurbin, 'Benz'-i përplaset me motorin! Plagoset 21-vjeçari, dërgohet te spitali i Traumës
29 Prill 2021, 18:01Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Kurbin, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua në rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti, ku mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.Z.,21 vjeç është përplasur me një motor me drejtues shtetasin T.N.,21 vjeç.
-
-
Koronavirusi/ Humbin jetën 3 persona në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 118 raste të reja infeksioni
29 Prill 2021, 17:43Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend si paosjë e COVID, ndërsa janë regjistruar 118 raste të reja infeksioni.
-
Itali/ Shembet godina në ndërtim e sipër e kompanisë Amazon, humbet jetën shqiptari! Kolegët paralajmërojnë protestë
29 Prill 2021, 16:31Një emigrant shqiptar në Itali, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm këtë mëngjes në ambientin e ndërtimit të qendrës së re të shpërndarjes së kompanisë Amazon në Provincën e Alesandrisë.
-
Fushata merr zë edhe jashtë Shqipërisë, Wetransfer mbështet kauzën e lumit Vjosë
29 Prill 2021, 15:31Prej vitesh, një sërë projektesh për ndërtime të hidrocentraleve kanë rrezikuar shkatërrimin e Lumi i Vjosës në Shqipëri e konsideruar si një pasuri e Europës. Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut
-
Kamëz, babë e bir plagosin me thikë një person, policia në ndjekje të tyre
29 Prill 2021, 15:28Babë e bir janë shpallur në kërkim pasi pas një sherri kanë plagosur me thikë një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori, ku në kërkim janë shpallur H. L dhe djali i tij A. L.. I plagosuri është identifkuar si J.V. i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
-
Vrasja në ish-Bllok në 2018, Ervis Martinaj dënohet me 3.8 vite burg, për 4 vepra penale
29 Prill 2021, 14:56Ervis Martinaj dënohet nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 8 muaj burgim, ndërsa ai do të jetë në liri deri sa vendimi të marr formën e prerë në Apel. Dënimi ndaj tij u dha për ngjarjen e ish bllokut ku miku i tij Fabiol Gaxhaj u vra nga ish ushtaraku Merviol Bilo, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në ish bllok.