Kronikë
-
Ky që shihni në foto është Kastriot Bega, zjarrfikës i Vlorës dhe drejtori i zjarrfikëses së këtij qyteti. Ai prej më shumë se 20 ditë ndodhet ditë e natë në terrenet e vështira ku flakët përpijnë pyjet dhe kullotat.
9 Gusht 2021, 17:14 -
-
Zjarret në vend, IGJEUM paralajmëron: Sot pasdite dhe nesër nivel i lartë rreziku në këto qarqe
9 Gusht 2021, 16:59IGJEUM paralajmëron se pasditen e sotme dhe ditën e nesërme pritet nivel i lartë rreziku nga zjarret në disa qarqe të vendit.
-
Ulen rastet e reja me COVID, 69 qytetarë të infektuar me koronavirus! Ndërron jetë një 73-vjeçare nga Tirana
9 Gusht 2021, 16:33Rastet e reja me COVID, kanë pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 69 qytetar kanë rezultuar pozitiv, nga 3046 testime. Ndërkohë një 73-vjeçare nga Tirana nuk ka mundur që ta fitojë betejën me sëmundjen
-
Drejtuesi i motorit përplas këmbësoren në Tiranë, plagoset 55-vjeçarja
9 Gusht 2021, 16:12Një aksident ka ndodhur në Tiranë në bulevardin ‘Gjergj Fishta’. Drejtuesi i një motomjeti, shtetasi M.P, 30-vjeç ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe
-
-
Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Milot, plagoset një pasagjer, niset me urgjencë në spital
9 Gusht 2021, 16:02Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gajushit"
-
-
Dita e shtatë e grevës së banorëve të Lumasit! Pas mjekimit në spital rikthehet njëri prej tyre: Gjendja jonë shëndetësore e rënduar, s'dorëzohemi
9 Gusht 2021, 15:47Banorët e Lumasit janë sot në ditën e tyre të shtatë të grevës së urisë. 5 grevistët që janë ngujuar që prej ditës së martë në një godinë përballë zyrave të ish/komunës Lumas janë përkeqësuar nga ana shëndetësore.
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 21-vjeçari në Morinë i cili do të ekstradohet në Kanda
9 Gusht 2021, 15:26Një 21-vjeçar është arrestuar në hyrje të Pikës Kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Vrasje e shkallës së dytë"
-
Fotoreporteri italian që përjetësoi pamjet e anijes Vlora që shokuan botën! Luca Turi për Report Tv: Ai 'lumë' njerëzish ndryshoi botën, sot jam shqiptar
9 Gusht 2021, 15:16Për herë të parë për Report Tv,flet fotoreporteri Luca Turi që dokumentoi zbarkimin e anijes Vlora me 20 mijë shqiptarë në Portin e Barit. Ai rrëfen të panjohurat e asaj dite si dhe refuzimin që anija pati për tu ankoruar në Brindizi. Sipas Luca Turi ishte vendimi i kryebashkiakut Erico Dalfino që refuzoi urdhërat e Romës për ti kthyer pas shqiptarët, momenti që ndërtoi një urë miqësie mes dy popujve.
-
-
Mbushën Skraparin dhe stallat e lopëve me hashash, SPAK dërgon për gjykim 23 persona, mes tyre edhe 4 policët që dekonspiruan operacionin
9 Gusht 2021, 14:40SPAK ka dërguar për gjykim 23 persona mes tyre efektivë policie dhe zyrtarë të cilët akuzohen se kanë mbjellë 28 parcela kanabis në zonën e Skraparit. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë ato të kultivimit të kanabisit dhe shpërdorimit të detyrës.
-
Drejt përfundimit godina e re e DRSHTRR Berat, Balluku: Përmirëson shërbimin ndaj qytetarëve
9 Gusht 2021, 14:15Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat do të ketë shumë shpejt një ambient të ri për punonjësit e kësaj drejtorie, por edhe qytetarët të cilët paraqiten pranë saj për të marrë shërbimet. Punimet për ndërtimin e godinës së re janë në fazën finale dhe këto ambiente të reja do të vihen në funksion brenda një kohe të shkurtër.
-
-
Digjen 100 hektarë pisha dhe pyje të Voskopojës, izolohen vatrat e zjarrit
9 Gusht 2021, 13:24 -
Përurohet sheshi ‘Sono persone 8.8.91’ në Bari, në përkujtim të 30-vjetorit të eksodit, Veliaj: Dy popuj me fatet e lidhura bashkë
9 Gusht 2021, 13:18Mikpritja dhe solidariteti i popullit të Barit, me rastin e zbarkimit të anijes “Vlora” më 8 gusht 1991, me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, u përkujtua me aktivitete të shumta në vendin fqinj.
-
Theu orën policore, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i një lokali në Dibër
9 Gusht 2021, 13:10Pronari i një lokali në Dibër është gjobitur me 1 milionë lekë pasi ka thyer masat e vendosura në kuadër të kufizimit të pandemisë COVID-19.
-
Fushë Krujë/ Dogjën me benzinë gjatë natës makinën e 28-vjeçarit, vëllai i tij: S’kemi konflikte me asnjë! Para dy muaj ia dogjën mjetin dhe dajës, autorët s’u kapën
9 Gusht 2021, 12:51Një makinë është djegur qëllimisht me benzinë nga persona ende të paidentifikuar në zonën e Fushë Krujës. Një makinë tip “Reno” në pronësi të Besmir Buçit, 28 vjeç, është lyer me benzinë pas orës 22:00 dhe më pas i është vënë flaka.
-
Vrasësi i 'Diabolikut' të Lazios u torturua dhe u vra në Shqipëri
9 Gusht 2021, 12:43Sipas një hetimi ekskluziv nga "L'Espresso", njeriu që vrau ultrasin e Lazio-s, Fabrizio Piscitelli është një shqiptar dyzetvjeçar, një vrasës profesionist me dhjetëra vrasje pas tij.