Kronikë
-
Për sezonin turistik do të zbatohet protokolli anti-covid i hartuar nga ministria e Turizmit në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë. Ky protokoll përmban rregulla duke nisur nga shërbimi në plazhe e deri te sipërmarrjet e aktiviteteve turistike.
15 Qershor 2021, 16:18 -
-
I dënuar në Itali për trafik droge, i sekuestrohen miliona euro pasuri vlonjatit! Makina, truall dhe 8 apartamente i kishte vënë në emër të familjarëve
15 Qershor 2021, 16:03Tokë, garazh, makina dhe 8 apartamente, në pronësi të Raul Zenunajt, janë vënë nën sekuestro preventive nga Gjykata e Vlorës pasi dyshohet se janë të përfituar me para të pista. Report Tv mëson se Zenunaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.
-
Shpërndante drogë në ambiente me muzikë, Gjykata cakton arrest në burg për efektivin e 'Shqiponjave' në Sarandë
15 Qershor 2021, 15:58Efektivi i forcave “Shqiponja” në Sarandë Lavdosh Metaj i arrestuar për shpërndarje droge është lënë në arrest në burg. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij është zhvilluar sot në Gjykatën e Sarandës, në orën 13:00.
-
Ura Vajgurore ‘pagëzohet’ me emrin historik Dimal, hap sezonin veror, Klosi: Qytet që do të transformohet, do ta çojmë aty ku ka vendin
15 Qershor 2021, 15:45Në ditën e pagëzimit të bashkisë nga Ura Vajgurore në Bashkia Dimal, shpaloset programi i turizmit në këtë Bashki dhe investimet që do të bëhen. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe deputetë të zonës.
-
-
Prenë pyjet në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec, 2 të arrestuar, mes tyre inspektori i pyjeve në bashki
15 Qershor 2021, 14:372 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë preje yjet ë zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec.
-
-
-
Akuzohen për vrasje të kryer në bashkëpunim, SPAK komunikon zyrtarisht akuzat për Ardian Çapjen dhe 5 të tjerë
15 Qershor 2021, 13:28Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka komunikuar së fundmi zyrtarisht akuzën Ardian Çapjas dhe 5 personave të tjerë, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në Elbasan, në vitin 2012. Personave që i është komunikuar akuza janë Ardjan Çapja, Ervis Bardhi, Etjen Cani, Lorenc Skilja, Olsjan Leku, Klajdi Dokoli.
-
Në QSUT sistemi ultramodern i laboratorëve të analizave, Rama-Manastirliu: Do të shtrihet në të gjithë vendin, rritet me mbi 50% gama e analizave
15 Qershor 2021, 13:24Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është instaluar një teknologji e re me sistem ultramodern të laboratorëve të analizave. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama, i cili i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar QSUT-në sot.
-
Prestigjiozja 'The Economist' artikull për transformimin e Piramidës: Kur të rihapet do ketë hyrë në epokën digjitale
15 Qershor 2021, 13:19Prestigjiozja britanike "The Economist" i ka kushtuar një artikull transformimit të Piramidës, e cila po shndërrohet në një hapësirë kushtuar teknologjisë digjitale.
-
-
-
-
-
-
Ekskluzive/ Krim mjedisor! Shkarkohet vaj i djegur në bregdetin shqiptar! Prokuroria verifikime mbi dy anije në Porto Romano/Pamjet
15 Qershor 2021, 11:26Report Tv denoncon përmes pamjeve ekskluzive, një krim mjedisor pranë bregdetit shqiptar. Për të shmangur kostot e asgjësimit portual, një anije mallrash ka shkarkuar në det vajin e djegur. Pas denoncimit, erdhi reagimi i menjëhershëm i Prokurorisë së Durrësit, e cila nisi hetimet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorin e një krimi me një dëm sa mjedisor edhe për turizmin detar.
-
E rëndë në Roskovec, bie një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, humbin jetën dy elekticistë teksa po punonin (EMRAT)
15 Qershor 2021, 11:25Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Jagodinë në Roskovec. 2 elektriçistë kanë humbur jetën teksa po punonin pasi janë dëmtuar nga rrëzimi i shtyllës së tensionit të lartë.
-
I dënuar me ‘arrest shtëpie’, 41-vjeçari i dehur shkon në burgun e Fushë-Krujës, kërkon transferimin e nipit dhe godet dy efektivët
15 Qershor 2021, 11:16Burime për Report Tv bëjnë me dije se Bledar Corra ka qenë në gjendje të dehur dhe është paraqitur në ambientet e burgut, duke kërkuar llogari për transferimin e nipit të tij nga burgu i Fushë-Krujës në një burg tjetër