Kronikë
-
Sërish është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Dukatit. Pas izolimit nga forca zjarrfikëse të Vlorës, sërish është ndezur një vatër zjarri, ku siç shihet tymi dhe flaka kanë mbuluar një pjesë të territorit
25 Korrik 2021, 21:05 -
Personazh/ Thurja me thupër, zanati që i ka mbijetuar historisë! Pëllumb Hysa, zanatçiu që ktheu pasionin në përfitim: Kam bërë çanta edhe për ‘Dolce Gabbana’
25 Korrik 2021, 19:38Report TV sjell historinë personale të mjeshtrit korçar Pëllumb Hysa i cili prej 45 vitesh thur me thupër. Krijimet e tij nga çantat, shportat deri tek karriget janë të shumta, duke depërtuar në disa konkurse ndërkombëtare. Zanatin e trashëguar nga babai, mjeshtri e mban si thesar të çmuar dhe i emocionuar flet për eksperiencën dhe punimet e tij
-
Kishin ndërtuar një rrugë për të shfrytëzuar inertet dhe penguan rrjedhjen natyrale të lumit Shkumbin, në pranga moshuari në Peqin, një 60-vjeçar hetohet në gjendje të lirë
25 Korrik 2021, 19:25Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht, pasi po shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin
-
Rrezikuan që të mbyteshin, forcat e policisë dhe disa pushues shpëtojnë mrekullisht dy vajza të mitura në Golem
25 Korrik 2021, 19:09Dy shtetase të mitura kanë rrezikuar që të mbyten ditën e sotme në Golem, por fatmirësisht janë shpëtuar nga ndërhyrja në kohë e policisë, disa pushuesve dhe e bluzave të bardha
-
Ansamble nga e gjithë bota performojnë në Amfiteatrin e Tiranës, Veliaj: Gjërat që na bashkojnë janë më të forta se ato që na ndajnë
25 Korrik 2021, 18:48Festivali më i madh i muzikës folklorike, “International Folk Festival Tirana”, i cili për 3 netë me radhë e ktheu Amfiteatrin e Tiranës në një sofër mikpritëse të artistëve nga e gjithë bota, u finalizua mbrëmjen e djeshme
-
Sulmi me thikë në xhaminë ‘Dine Hoxha’, prokuroria mbyll hetimet, i kërkon gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt: Të shtrohet në spitalin psikiatrik, vuan nga probleme të shëndetit mendor
25 Korrik 2021, 18:05Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19 prill të këtij viti në xhaminë "Dine Hoxha" në kryeqytet. Prokurori Hysni Mulaj ka pushuar çështjen në fjalë dhe pritet t'i kërkoj gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt, i cili ishte lënë nën masën e sigurisë "arrest me burg". Në fund të hetimeve akuza ka caktuar masën "mjekim i detyruar në një institucion mjekësor"
-
Vijon të digjet pylli me pisha në Gjorgoz të Patosit! Zjarrfikësit bëjnë thirrje që të ndërhyhet për shuarjen e zjarrit nga ajri
25 Korrik 2021, 18:02Prej më shumë se 2 ditësh po vijon që të digjet pylli me pisha në Gjorgoz, Fier. Forcat zjarrfikëse të Fierit dhe të Patosit, tashme prej orësh po luftojnë me flakët. Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë, por shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer
-
Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, raportohet vetëm për dëme materiale
25 Korrik 2021, 17:24Një banesë është përfshirë nga flakët në Durrës. Policia njofton se në lagjen nr. 18, rreth orë 16:05, ka rënë zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale
-
Përplasen dy makina në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë, plagosen 2 pasagjere
25 Korrik 2021, 16:45Në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë ,në afërsi të një lokali janë përfshirë në një aksident rrugor 2 mjete
-
-
Pa patentë dhe të dehur në timon arrestohen 12 drejtues mjetesh! Gjobiten 1788 shoferë makinash
25 Korrik 2021, 16:2112 drejtues mjetesh janë vënë në pranga të policisë rrugore gjatë 24 orëve të fundit, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
-
Nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u largua me shpejtësi, pas ndjekjes arrestohet 19-vjeçari në Pogradec! Po transportonte emigrantë të paligjshëm në makinë
25 Korrik 2021, 16:06Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar në Pogradec, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar
-
Kanosi gjyqtaren pak ditë më parë në Tiranë, lihet në burg 39-vjeçari! Anila Karanxha pajiset me urdhër-mbrojtje
25 Korrik 2021, 15:56Andri Leka, i arrestuar dy ditë më parë në afërsi të Komunës së Parisit në Tiranë, është lënë në masën e sigurisë "arrest në burg" në lidhje me akuzat për kanosje të një gjyqtareje në kryeqytet
-
Me duart si shqiponjë dhe një buzëqeshje, Dua Lipa pozon nga Muzeu i Skënderbeut: Shumë dashuri
25 Korrik 2021, 15:47Ylli shqiptar i muzikës botërore, Dua Lipa me duart si shqiponjë ka publikuar një fotografi nga Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, pranë shpatës së Skënderbeut.
-
-
Mbanin lokalin hapur pas orës policore, gjobiten 2 subjekte në Sarandë! Procedohen 5 persona, mes tyre administratori i njërit prej lokaleve, muzika ‘në kulm’
25 Korrik 2021, 15:28Policia e Sarandës në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave anti-COVID, ka gjobitur 2 subjekte me masën administrative 1.000.000 lekësh, pasi kishin shkelur orën policore.
-
Ministria e Shëndetësisë konfirmon prezencën e variantit Delta, Manastirliu: Respektoni masat dhe vaksinohuni! Sot 22 raste të reja me COVID
25 Korrik 2021, 15:16Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, në vijim të procesit të monitorimit të situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2
-
Korçë, humbën rrugën në malin e Moravës, policia gjen pas disa orësh babë e bijë nga Siria, emigrantë të paligjshëm
25 Korrik 2021, 14:57Dy shtetas sirianë, babë e bijë, të cilët kishin humbur në malin e Moravës në Korçë, janë gjetur pas disa orësh nga Policia.
-
Kultivonte kanabis në pronën e tij, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet në gjendje të lirë edhe babai i tij, iu gjet armë gjahu në shtëpi
25 Korrik 2021, 14:46Policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin I.A i cili kishte kultivuar fidanë kanabis në një tokë në pronësi të tij në fshatin Shpataj, në Tiranë.
-
Po ecte me biçikletën në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, përplaset nga një makinë dhe thyen këmbën 39-vjeçari, tjetrën e ka protezë
25 Korrik 2021, 14:30Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, pranë fshatit Golem, ku automjeti tip “Audi” me targat AA306GV, ka përplasur një qytetar teksa po udhëtonte me biçikletën e tij duke i thyer këmbën.