Kronikë
-
21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 2451 testime të kryera në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Sakaq në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë
18 Korrik 2021, 16:48 -
‘Java nis me shi, por nuk rrezikohemi nga përmbytjet’, meteorologu Osmani: Prej të martës rikthehet sërish moti i kthjellët
18 Korrik 2021, 16:32Reshjet e shiut do të jenë prezente në vendin tonë edhe përgjatë të hënës. Meteorologu Hakil Osmani thotë në një intervistë për Report Tv, se ndonëse ditët e para të javës do të jenë me vranësira, nuk do të ketë rrezik për përmbytje, ndërsa pas të martës rikthehen sërish moti i kthjellët
-
Edhe pak ditë nga nisja e Lojërave Olimpike, Rama publikon flamurin ‘kuqezi’ teksa valëvitet ne Tokio: Suksese Shqipëri
18 Korrik 2021, 16:27Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja madhështore e Lojërave Olimpike, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga fshati Olimpik në Tokyo, nga ku po valëvitet edhe flamuri shqiptar.
-
Xhama të zinj, targa në vende të gabuara dhe me tabela të Policisë së Shtetit për t’i shpëtuar gjobës, nën hetim disa shoferë në Tiranë
18 Korrik 2021, 15:29Disa drejtues mjetesh janë vënë nën hetim nga policia, pasi në mjetet e tyre janë identifikuar ndryshime të bëra në kundërshtim me ligjin. Policia njofton se janë gjobitur disa shoferë pasi përdorin simbole, apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e punonjësit të Policisë së Shtetit, për t’i shpëtuar masave administrative
-
Probleme shëndetësore, Manastirliu: 52 mijë thirrje në Urgjencën Kombëtare, ekipet kanë kryer 11 mijë misione në banesa e zona turistike
18 Korrik 2021, 15:05Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije se vetëm gjatë muajit të fundit në Urgjencën Kombëtare kanë mbërritur 52 mijë telefonata. Këto thirrje lidhen padyshim me problemet shëndetësore të qytetarëve.
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia në Tiranë Bledar Cara pjesë e dosjes 339
18 Korrik 2021, 14:38Bledar Cara, pjesë e dojes 339 është ekstraduar në vendin tonë nga Italia. Cara ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe është arrestuar në Itali.
-
Pushuesve në Vlorë i prishen pushimet, shiu i kthen në shtëpi
18 Korrik 2021, 14:26 -
-
Pas të nxehtit afrikan, Shqipërinë e 'pushton' 'Liqeni i Ftohtë', shira në të gjithë territorin! Braktisen plazhet
18 Korrik 2021, 13:50Pas javësh të tëra të 'nxehti afrikan', në Shqipëri ka mbërritur 'Liqeni i ftohtë', fenomeni që ka kaluar nëpër të gjithë Europën dhe që shkaktoi edhe përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë.
-
‘Mezi pret të rikthehet në Shqipëri’, Meta publikon foto me turistin 14-vjeçar që do të studiojë histori
18 Korrik 2021, 13:32Presidenti Ilir Meta ka publikuar një fotografi me një djalë të ri 14-vjeçar, turistë në Shqipëri, i cili mezi pret te rikthehet për vizituar vendin tonë.
-
-
Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e prokurorit Maksim Sota, lihet në 'arrest shtëpie'! U arrestua nga operacioni 'Shpirti'
18 Korrik 2021, 12:06Prokurori Maksim Sota do të qëndrojë në 'arrest shtëpi'. Masa e arrestit është konfirmuar edhe nga apeli i GJKKO pasi Sota kërkoi lirinë e plotë. Gjykata refuzon kërkesën dhe la në fuqi vendimin e dhënë me herë nga shkalla e parë.
-
Rehabilitohet kanali vaditës në Kozan të Elbasanit, Balla: Mos të lëmë asnjë familje që jeton në fshat pa i garantuar ujin vaditës
18 Korrik 2021, 12:02Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja pa nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e kanalit vaditës në fshatin Kozan në Elbasan.
-
Ushtroi dhunë ndaj oficerit të Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Gramshit, arrestohet 34-vjeçari
18 Korrik 2021, 11:47Një 34-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme në Gramsh pasi ka goditur oficerin e policisë. Burime zyrtare nga Policia e Gramshit bëjnë me dije se 34-vjeçari është identifikuar si A. D. banues në Gramsh.
-
'Liqeni i ftohtë' boshatis plazhin e Velipojës, nuk ka pushues, pronarët e hoteleve mbyllin shezlongët (VIDEOLAJM)
18 Korrik 2021, 11:32Fundjava në vendin tonë ka sjellë luhatje të temperaturave edhe reshje shiu në disa zona. Fenomenti i ashtuqujatur 'Liqeni i ftohtë' ka boshatisur plazhin e Velipojës nga pushuesit. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, pronarët e hoteleve për pasojë kanë mbyllur edhe shezlongët.
-
Tentuan të ndërtonin lokal në bregdetin e Velipojës, prangosen pronari dhe dy punëtorët
18 Korrik 2021, 11:09Në Velipojë 3 persona janë v♪7në një pronar lokali dhe 2 punëtorë janë vënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi ishin duke ndërtuar një Beach-bar në bregdet.
-
I shpallur në kërkim, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, përfitoi së bashku me anëtarët e grupit 38 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook
18 Korrik 2021, 10:41Një 22-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme pasi përfitoi 38 mijë euro sëbashku me 9 anëtarët e grupit përmes mashtrimit në 'Facebook'. Ky arrestim vjen si vazhdimësi e operacionit të quajtur 'Transferta' i cili është zhvilluar në 7 korrik të viti 2020 ku u arrestuan edhe 9 persona.
-
Rivaliteti për lojërat e fatit vrau Santiago Malkon, e ekzekutuan sapo la vajzën në spital! SPAK: Klani 'Duka' planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, por s'e gjetën
18 Korrik 2021, 10:25Rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive është shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.
-
Dhunë fizike e psikologjike në familje, arrestohen 3 persona në Tiranë
18 Korrik 2021, 10:17Fundjava e ka gjetur Tiranën me rritje të rasteve të dhunës në familje. 3 persona janë arrestuar ditën e sotme pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj familjarëve të tyre.
-
Kultivonte kanabis në Skrapar, arrestohet 44-vjeçari, nën hetim Kryetari i fshatit të Kuçovës dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor
18 Korrik 2021, 10:00Kryeplaku i fshatit Mëndrakë në Kuçovë dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor janë vënë nën hetim nga policia për shpërdorim detyre pasi në këtë zonë janë konstatuar të kultivuara fidanë kanabasi. Ndërkaq, një 44 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur duke kultivuar kanabis në fshatin Vërzhezhë të Skraparit.