Kronikë
-
Zbardhen pjesë nga dosja për operacionin “Shpirti”, që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës
4 Korrik 2021, 12:39 -
-
Pësuan dëmtime në banesa nga zjarri ose përmbytjet, Bashkia Tiranë miraton dëmshpërblimin për 24 familje
4 Korrik 2021, 11:51Bashkia e Tiranës ka miratuar dëmshpërblimin për 24 familje të cilat kanë pësuar dëme në banesa nga zjarri ose përmbytjet. Këshilli Bashkiak, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin nga institucionet përgjegjëse, ka miratuar edhe listën me familjet që do të marrin ndihmën financiare nga Bashkia e Tiranës për rikuperimin e dëmeve.
-
Policia aksion anti-kanabis në fshatrat e thella të Vlorës, operacioni pas evidentimit të parcelave nga dronët dhe helikopterët
4 Korrik 2021, 11:23Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion anti-kanabis ditën e sotme në zonën e Lumit në qytetin bregdetar, ndërsa mësohet se janë evidentuar disa parcela të mbjella me drogë. Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele dhe vijon ende, ndërsa janë përfshirë me dhjetëra forca të Policisë të komisariatit të Vlorës.
-
Shëngjin/ Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet turistja 70-vjeçare nga Maqedonia e Veriut
4 Korrik 2021, 11:10Një 70-vjeçare nga Maqedonia e Veriut ka rrezikuar të mbytet në Shëngjin mëngjesin e sotëm. Fatmirësisht e moshuara u shpëtua, ndërsa u nxor në breg dhe u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet në kujdesin mjekësor.
-
Kultivonte kanabis, arrestohet pas disa javësh hetimesh 39-vjeçari në Mirditë
4 Korrik 2021, 10:53Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Mirditë, ia akuzuar për kultivim kanabisi. Bëhet me dije se është arrestuar Thanas Apostoli, banues po në Mirditë.
-
Megaoperacioni ‘Shpirti’/ Trafikantët i paguanin qiranë, KLP vendos nesër për ‘fatin’ e prokurorit Maksim Sota, pritet të pezullohet nga detyra
4 Korrik 2021, 10:32KLP do të mbildhet ditën e nesërme për të vendosur për “fatin” e Prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i cili u arrestua gjatë megaoperacionit ‘Shpirti’ dhe aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’.
-
Aksidenti tragjik në Vlorë që 'shoi' familjen Gushi, del ekspertiza! 'Audi' me shpejtësi 160 km/orë, 50 km mbi shpejtësinë e lejuar
4 Korrik 2021, 10:28Ka dalë ekspertiza e aksidentit tragjik që u regjistrua disa ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Gazetari i "Report TV", Arsen Rusta, bën me dije se Igli Madani ka qenë duke lëvizur në rrugë me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.
-
-
I vuri eksploziv godinës në ndërtim, Gjykata e Lezhës lë në burg 21-vjeçarin
4 Korrik 2021, 09:55Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Angli Stafuken, i arrestuar me urdhër të prokurorisë, i dyshuar si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020.
-
Plagosi motrën me çifte 2 ditë më parë, arrestohet 63 vjeçari në Vlorë
4 Korrik 2021, 09:40Arrestohet 63 vjeçari Seit Danaj, i cili dy ditë më parë ka plagosur me çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe në Vlorë, duke e qëlluar në këmbë dhe më pas u arratis në pyll, me armën e krimit me vete
-
‘Shpirti’/ Anëtarët e organizatës së trafikut të drogës, nga prokurorë te zyrtarë policie e ish-shoqërues të Tahirit para gjykatës! GJKKO konfirmon masat, 24 në burg
4 Korrik 2021, 09:2428 të arrestuarit e megaoperacionit “Shpirti” përmes të cilit u shkatërrua një organizatë e mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, dolën para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. GJKKO ka konfirmuar të gjitha masat e mëparshme, duke lënë në burg 24 prej tyre dhe 4 në 'arrest shtëpie'.
-
-
-
-
Magazina 'arsenal' bombolash gazi, shkrumbohet nga flakët hoteli në Velipojë! Plagosen rëndë pronarët, 4 anëtarët e familjes Gjoka me djegie të rëndë në QSUT
4 Korrik 2021, 07:41Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë, ku 4 anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre. Kryefamiljarja Alketa Gjoka, 40 vjeç, së bashku me fëmijët e saj, ishin brenda ambienteve të hotelit në momentin e shpërthimit, pasi kishin shkuar të pastruar në mënyrë për të qenë gati për sezonin turistik. Ata kanë marrë plagë të rënda në trup dhe janë dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
-
Dita nis me kthjellime e rritje temperaturash, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme
4 Korrik 2021, 07:13Pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash fillimisht në zonat jugore dhe gradualisht vranësirat përfshijnë gjithë territorin, por pa mundur të gjenerojnë reshje. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve.
-
Në kërkim të shpendëve të rrallë në liqenin e Shkodrës! Fotografët nga e gjithë Europa mbërrijnë në Shqipëri: Në Gjermani s'ke ç'të shohësh
3 Korrik 2021, 21:55Në Shkodër është krijuar një grup fotografësh të jetës së egër që po zhvillojnë një ekspeditë fotografike në Liqenin e Shkodrës. Ata janë nga shtete të ndryshme të Ballkanit, dhe ushtrojnë profesione të ndryshme, por i bashkon pasioni për natyrën dhe janë gjithnjë në kërkimin të shpendëve të rrallë.
-
Një arsye më shumë për të shkuar në Pogradec! 60 makina retro ekspozohen për dy ditë, spektakël dhe me muzikë Jazz dhe Swing
3 Korrik 2021, 21:3260 makina Retro janë ndalur për herë të parë në qytetin e Pogradecit, të vendosura në sheshin e Trëndafilave. Nën tingujt e muzikës Jazz dhe Sëing, mjetet Retro do të qëndrojnë për dy ditë me radhë buzë liqenit. Janë të markave dhe viteve te ndryshëm, të cilat vijnë në këtë paradë si pasuri të vyera të koleksionistëve dhe restauratorëve.
-
E rëndë/ 23-vjeçari shqiptar rrihet brutalisht me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri, ndërron jetë në spital! Iu bë pritë në parkingun e një qendre tregtare bashkë me shokun italian
3 Korrik 2021, 20:11Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është rrahur brutalisht me shkopa bejsbolli nga disa të rinj. Referuar mediave italiane, viktima është 23-vjeçari i identifikuar si Atilio Drekai.