Kronikë
-
Ky është Mikael Qosja i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar si një prej ekzekutorëve të dyshuar të 3 personave në vitin 2018 në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Qosja dyshohet se ai fshihet në Dubai dhe që atje mbrohet nga grupe kriminale që porositën vrasjen në vendin tonë.
10 Shkurt 2021, 19:51 -
Sarandë/ Makina përplas këmbësoren në hyrje të qytetit, e plagosura dërgohet në spital
10 Shkurt 2021, 19:43Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (10 shkurt) në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës ku një makinë ka pëplasur një kalimtare.
-
'Tallesha me shoqet!' Rrëfimi i vajzës së riinfektuar: Mendoja se kisha fituar anti-trupa, nuk po u besoja syve kur pashë testin
10 Shkurt 2021, 19:39“Kur bëra testin e shpejtë për të dytën herë nuk e mendoja se do të dilte pozitiv,” tregon I.SH, një vajzë 28-vjeçare e cila e ka kaluar Covid-19 dy herë. Ajo i tha gazetës “Si” se herën e parë që ishte infektuar ishte izoluar në shtëpi me të gjithë njerëzit e saj dhe kishin paguar një infermier për t’i trajtuar i cili vinte dy herë në ditë.
-
Ribashkohet me prindërit, zhduket para 8 ditëve i riu! Nëna: Ma shkatërruan djalin në jetimore
10 Shkurt 2021, 18:12Renis Kruja humb gjurmët nga Lyoni i Francës, që prej mëngjesit të datës 2 shkurt, të këtij viti. 21-vjecari doli nga shtëpia për të shkuar në një market, por nuk u kthye më.
-
Mediat britanike pretenduan se anija e mallrave u mor peng nga shqiptarët, policia e përgënjeshtron: Ishin strukur brenda bordit
10 Shkurt 2021, 17:39Një grup emigrantësh shqiptarë janë arrestuar pasi u gjetën në bordin e një cisterne naftë në brigjet Dorset në Britaninë e Madhe.
-
Masat e reja anti-Covid, Rama: Të zbatohen rigorozisht, duke nisur nga partitë politike
10 Shkurt 2021, 17:33Kryeministri Edi Rama u është drejtuar qytetarëve me një apel në rrjetet sociale fill pas komunikimit të masave të reja nga ministrja Manastirliu dhe Komiteti i Ekspertëve. Rama shkruan se masat e reja duhet të zbatohen rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim.
-
Rama krah Veliajt për gjobën e KQZ-s: Këto nuk janë inagurime, njerëzit presin të futen në shtëpitë e reja! Mandati i tretë për të vijuar betejat
10 Shkurt 2021, 17:06Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishin në Zall-Herr, ku një familje tjetër ka hyrë sot në shtëpinë e re të rindërtuar pas tërmetit, ka deklaruar se gjobat e KQZ-së nuk do e ndalojnë punën e qeverisë.
-
Shifra të larta të COVID/ 1143 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit
10 Shkurt 2021, 17:05Shifrat e koronavirusit vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u raportuan 1143 raste të reja nga 4083 testime të kryera. Tirana vijon të mbetet qyteti me shifrat më të larta ditore ku këtë të mërkurë u raportuan 453 të infektuar.
-
E rëndë në Shkodër, vetëvritet aksidentalisht me çifte në banesë 12-vjeçarja
10 Shkurt 2021, 16:50Një 12-vjeçare ka humbur jetën pasi është vetëvrarë në mënyrë aksidentale me armë gjahu në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në banesën e të miturës.
-
Investimet e huaja, ambasadori Zingraf: Gjermania qëndron në krah të Shqipërisë në kohëra të vështira, vijimi i Reformës në Drejtësi thelbësore
10 Shkurt 2021, 16:33Në praninë e Presidentes së DIHA-s Stephanie Sieg, Ministres së Financave dhe të Ekonomisë Anila Denaj, Ministrit të Shtetit Eduard Shalsi si dhe organizatave anëtare të DIHA-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare Ambasadori Peter Zingraf theksoi, që Gjermania në kohë krizash qëndron e vendosur në krah të Shqipërisë.
-
Masat e reja antiCOVID, Rama: Duhen respektuar rigorozisht, që nga partitë politike e më pas qytetarët
10 Shkurt 2021, 16:22Kryeministri Edi Rama ka kujtuar dhe një herë masat e reja kufizuese të komunikuara sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se masat duhen zbatuar rigorozisht duke filluar nga partitë politike të parat pa përjashtim dhe deri tek çdo individ.
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 32-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
10 Shkurt 2021, 16:14Policia njofton se është ndalur 32-vjeçari me iniciale M.A. banues në Maqedoninë e Veriut.
-
I dënuar me 7 vite burg në Greqi, arrestohet në Gramsh 31-vjeçari
10 Shkurt 2021, 16:05Policia e Gramshit ka vënë në pranga Alin Beqiri, 31-vjeç i dënuar me 7 vite e 7 muaj burgim.
-
-
Të dhënat e INSTAT, ulet me 2/3 vdekshmëria nga aksidentet rrugore në një dekadë
10 Shkurt 2021, 15:41Nga të dhënat zyrtare të INSTAT-it, rezulton se para një dekade u regjistruan 322 vdekje në vit nga aksidentet rrugore. Ndërsa vjet u regjistruan vetëm 181 vdekje – një ulje prej 44%. Por kur llogaritet vdekshmëria si raport i vdekjeve me numrin e automjetevet në qarkullim, ulja është dramatike – plot 68% (shihni grafikun shoqërues).
-
SHIFRAT! Mbi 30 mijë 'ndëshkime' për maskat në faturat e dritave! 17 mijë gjoba i kthehen policisë për pasaktësi
10 Shkurt 2021, 15:21Deri më tani, burimet për Report TV thanë se në faturat e energjisë elektrike janë vendosur 1200 gjoba, me vlerën 30 mijë lekë, pra 36 mijë lekë të rinj, rreth 4 milionë lekë të vjetra
-
Masat anti COVID, Kushi: Sezoni i provimeve të zgjatet në 45 ditë, mungesat online të mos penalizojnë studentët, jo më shumë se 15 vetë në klasë
10 Shkurt 2021, 15:26Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se ka kontaktuar me Komitetin Teknik të Ekspertëve në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve, ku ka kërkuar që të zgjatet në 45 ditë duke pasur parasysh situatën e pandemisë në të cilën jemi.
-
Qëlloi me armë zjarri në ajër, në gjendje të dehur, arrestohet 62 vjeçari në Tiranë
10 Shkurt 2021, 15:07Një 62 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë ditës së sotme në gjendje të dehur por është identifikuar dhe kapur në kohë rekord.
-
Shtohen kontrollet për masat Anti-COVID, rrugët e Tiranës 'blindohen' me efektivë policie
10 Shkurt 2021, 14:58Disa rrugë të Tiranës u blinduan sot me patrulla policie që kontrollonin masat anticovid. Në rrugën e Elbasanit prezenca e shtuar e unifomave blu i gjeti qytetarët më pak të përgatitur.
-
