Kronikë
-
Eksperti i Sigurisë Rrugore, Fatmir Hasho tha në Report Tv se në këtë aks aksidentet ndodhin vetëm për shkak të parakalimeve të gabuara dhe shpejtësisë së lartë. Hasho u shprehet se ky aks është i mirë dhe me sinjalistikën e duhur, por mosrespektimi i tyre çon në aksidente tragjike.
3 Korrik 2021, 19:15 -
'Operacioni Bregdeti Ynë', Çuçi: U shemben 130 ndërtime pa leje! 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte
3 Korrik 2021, 18:53Mbi 130 ndërtime pa leje janë shembur përgjatë vijës bregdetare të vendit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bën një bilanc me të dhënat e fazës së parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, teksa Policia e Shtetit prej tre ditësh vijon kontrollin në stacionet e plazhit për të evidentuar hapësirat e zaptuara.
-
Gjykata Supreme në SHBA pushon çështjen ndaj tij, Shkëlzen Berisha: Vendim i pazakontë, autori i librit iu shmang akuzave për shpifje ndaj meje
3 Korrik 2021, 18:48Gjykata nuk pranoi të merrte në shqyrtim një apel nga Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në lidhje me padinë e tij për shpifje mbi akuzat për korrupsion kundër tij të bëra në një libër të vitit 2015 nga autori Guy Lawson të quajtur "Arms and the Dudes".
-
Psikologia për Report Tv: Abuzuesit seksual kanë marrë dënime qesharake, rastet e dhunës nuk denoncohen! Familjet të frenojnë luksin te fëmijët
3 Korrik 2021, 18:18Rasti i abuzimit seksual në Kavajë ku një 31-vjeçar drogoi dhe më pas përdhunoi mbesën e tij 14 vjeçe, tronditi vendin. Psikologia Marsela Lekli tha në Report Tv se fatkeqësisht raste të tilla nuk denoncohen dhe nuk fliten në opinionin publik. Lekli foli edhe për rastet e aksidenteve që shkaktohen nga mosrespektimi i shpejtësisë, sidomos nga të rinjtë me makina luksoze. Sipas saj, familja duhet të frenojë luksin te të rinjtë.
-
Përplasen 4 mjete në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 8 persona, mes tyre 5 të mitur të moshës 12-17 vjeç
3 Korrik 2021, 18:074 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë 4 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Kjo ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në autostradën Lezhë-Milot.
-
Kushtetuesja e re 7 vendime kundër mazhorancës në 4 muaj! A do t’i tërheqin Meta-Berisha-Basha akuzat kundër reformës në drejtësi?
3 Korrik 2021, 17:39Që në shkurt të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar skemën e kthimit dhe kompensimit të ish-pronarëve, lejen nga policia për protesta, masat kufizuese anti-COVID pa afat, shkarkimin e ish-kryebashkiakut Zef Hila, herësin në ndarjen e mandateve të deputetëve, pezulloi ndërtimin e teatrit dhe rrëzoi ligjin. Vendimet hedhin poshtë luftën e PD-LSI-së kundër reformës në drejtësi, akuzat për kapje të reformës dhe konsiderimit të saj nga Ilir Meta si komplot të SHBA-BE
-
I dehur në timon duke bërë manovra të rrezikshme, arrestohet 27-vjeçari me makinë luksoze në autostradën Durrës-Tiranë! Hiqen 66 patenta, gjobiten 2356 shoferë
3 Korrik 2021, 16:50Ndonëse në një bilanc 1 javor ka pasur më shumë 16 mijë shoferë të gjobitur, këto shifra nuk kanë shërbyer për t'i ndërgjegjësuar! Sot mund të ishte regjistruar një aksident fatal në autostradën Durrës-Tiranë, por u parandalua falë qytetarëve që njoftuan Policinë Rrugore në kohë. Bëhet fjalë për 27-vjeçar që drejtonte makinën e tij luksoze në gjndje të dehur duke bërë manovra të rrezikshme.
-
Në Shqipëri 55 pacientë aktivë me COVID! Sot 8 raste të reja, 5 të shëruar
3 Korrik 2021, 16:40Kjo e shtunë ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me COVID-19, krahasuar me ditët e kaluar. Sot, si rezultat i 3036 testimeve janë shënuar 8 raste të reja, më konkretisht 2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.
-
Vlorë/ Zjarr në Pyllin e Sodës, banorët dhe pushuesit në ndihmë të zjarrfikëses
3 Korrik 2021, 16:34Një shkëndijë elektrike është bërë shkak për zjarr në përmasa të mëdha në Pyllin e Sodës.
-
Dita e gjashtë e zjarrit në Malin e Tomorrit, flakët favorizohen nga era! Shkrumbohen mbi 23 hektarë pyll
3 Korrik 2021, 16:28Sot është dita e gjashtë e zjarrit në Malin e Tomorit, ku prej ditësh flakët po shkrumbojnë dhjetëra ha. Flakët po favorizohen nga era, është ende shumë e vështrëe ndërhyrja për shkak të terrenit të vështirë.
-
-
Operacioni ‘Shpirti’/Dy-ish shoqëruesit e ish ministrit Saimir Tahiri trafikuan 1 ton kanabis të sekuestruar në Itali dy vlonjatëve
3 Korrik 2021, 15:02Zbardhen detaje nga hetimet e operacionit “Shpirti” që çoi në pranga 38 persona, mes të cilëve prokurorin shqiptar Maksim Sota, por edhe dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
-
Arrestohet 57-vjeçari në Roskovec, kultivoi kanabis në bahçen e shtëpisë së tij
3 Korrik 2021, 13:54Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për kultivim kanabisi. Policia njofton se është prangosur shtetasit B. G., 57 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në bahçen pranë banesës së tij në fshatin Ngjeqar, Roskovec
-
Caritas ndërton 9 shtëpi të dëmtuar nga tërmeti në Belsh, Balla: Shqipëria dhe Italia janë shumë të ndërlidhura me njëra tjetrën
3 Korrik 2021, 13:38Organizata humanitare Caritas Albania ndërtoi 9 shtëpi të reja në qytetin e Belshit të cilat u dëmtuan nga tërmeti.
-
Balluku inspekton punimet në aksin Korçë-Ersekë: Punimet mund të mbyllen një vit para afatit, shkurton kohën me 20 minuta
3 Korrik 2021, 13:33Kantieri i ndërtimit në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë po ecën me ritme të shpejta ku vetëm në 8 muaj punime, është kryer 57 % e volumit të punës. Ministrja e Transportit, Belinda Balluku, e cila ndoqi nga afër punimet në këtë segment duke thënë se me ecjen e shpejtë të punimeve ky projekt do të përfundojë gati 1 vit para afatit zyrtar.
-
U kap me kokainë në makinë, GJKKO lë në burg efektivin e policisë dhe 2 shokët e tij
3 Korrik 2021, 13:02Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për efektivin e policisë Elefterios Sullaj, si dhe dy shokët e tij, pasi u kapën një ditë më parë me kokainë brenda makinës në Tiranë. Në burg janë lënë edhe 2 miqtë e tij të arrestuar Mikel Zhegu dhe Eris Tafaj, ndërsa ky i fundit ishte nën masën e arrestit të shtëpisë
-
Yuri Kim kalon fundjavën në Dhërmi: E mrekullueshme të takosh miq të vjetër e të rinj dhe të admirosh bukuritë e këtij vendi
3 Korrik 2021, 12:42Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, vijon që të mbështesë turizmin në vendin tonë, teksa promovon vende të ndryshme dhe ndan eksperiencat e saj
-
Aksident rrugor në Radhimë, shoferi u përpoq të devijonte një mjet me shpejtësi, përplasi 2 makina të tjera
3 Korrik 2021, 12:32Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Rradhimë të Vlorës. Tre automjete janë përfshirë në aksident e ndërsa mësohet se shkak është bërë dalja nga rruga e një prej automjeteve.
-
Hapen me kapacitet të plotë lundrimet e trageteve për udhëtarët nga Porti i Sarandës drejt Greqisë! Ministrja Denaj: Udhëtimet vajtje-ardhje nisin nga data 5 korrik
3 Korrik 2021, 12:16Janë hapur me kapacitet të plotë lundrimet e trageteve për të gjithë udhëtarët që nisen nga Porti i Sarandës në drejtim të Portit të Korfuzit në Greqi. Që prej marrjes së masave anti-COVID rreth një vit më parë, këto janë udhëtimet e para që po realizohen me kapacitete të plota.
-
Po peshkonte në lumin Osum, mbytet 45-vjeçari! Humb jetën edhe një pushues në plazhin e Velipojës
3 Korrik 2021, 12:14Në lumin Osum në Berat, një 45 vjeçar është gjetur i mbytur. Viktima është identifikuare si Ilir Mejdani dhe është nxjerr sot rreth orës 10 të mëngjesit nga lumi Osum i pajetë nga forcat zjarrfikëse. Ndërkohë një tjetër person është mbytur në plazhin e Velipojës. Sipas të dhënave të para të policisë, viktima është identifluar si shtetasi, Murat Hyseni 76-vjeç nga Ferizaj, Kosovë.