Kronikë
-
31 Janar 2021, 10:45
-
U përplasën nga makina duke kaluar vijat e bardha, ndërron jetë 67 vjeçari në Fier, gruaja e tij niset drejt Tiranës
31 Janar 2021, 09:40Ka ndërruar jetë gjatë mesnatës 67 vjeçari Ilirian Merdanaj ndërkohë që bashkëshortja e tij, Gjinovefa Merdanaj është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar, pasi u aksidentuan mbrëmjen e djeshme nga një makinë në Fier duke kaluar vijat e bardha.
-
E spiunuan se shet drogë, policia i gjen kanabis 34-vjeçarit në Berat dhe e arreston
31 Janar 2021, 09:25Një 34-vjeçar është arrestuar në Berat, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 1.2 kg lëndë narkotike kanabis e fara. Kontrollet ndaj 34 vjeçarit janë bërë pas informacioneve të marra në rrugë operative se merrej me shpërndarje të lëndës narkotike
-
Gjendet kufoma e një shqiptari në një ishull në Greqi, ka plagë në kokë! Prej 1 viti jetonte në një manastir
31 Janar 2021, 09:12Kufoma e një shqiptari është gjetur në një ishull në Greqi. Mediat greke raportojnë se në ishullin Paro është gjetur një shtetas i moshës rreth 35-45 vjeç. Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi u gjet nga kalimtare të rastit në Agio Anargiron të cilët më pas sinjalizuan policinë
-
I shpallur në kërkim se qëlloi me armë pranë një lokali, arrestohet 27 vjeçari në Vlorë
31 Janar 2021, 08:50Një 27 vjeçar është arrestuar në vlorë pasi ishte shpallur në kërkim për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
-
Pas disa orësh të bllokuar në det, 145 pasagjerë zbresin nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë! Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të pezulluara (VIDEO)
31 Janar 2021, 08:22Si pasojë e motit të keq, të shoqëruar me erë të fortë, janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë. Ndërsa anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar. Pas disa orësh pritje në det, udhëtarët kanë filluar të zbresin pasi shkak të erës së fortë trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i cili sot po kthehej nga Italia, nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlorës
-
Vranësira dhe reshje shiu, si do jetë moti për sot
31 Janar 2021, 07:12Paraditja në territorin shqiptar paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje të pakta e të izoluara. Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje me inetsitet mesatar në të gjithë vendin ku në Veriperëndim dhe Juglindje herë pas here do jenë në forme rrebeshi.
-
Gjyqtari shërohet nga sëmundja, mesazh vlerësimi për mjekët në Shkodër: Mirënjohje për të gjithë ju
30 Janar 2021, 22:44Gjyqtari i Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha ka shkruar një mesazh plot nota vlerësuese për punën e mjekëve në spitalin e Shkodrës në repartin e patologjisë që u kujdesën për të.
-
VIDEOLAJM/Të pa maskuar dhe në mes të ditës, ja si vidhen makinat në Elbasan
30 Janar 2021, 22:25Hajdutët në mes të ditës dhe të pamaskuar hapin lehtësisht makinat dhe vjedhin sendet me vlerë që ndodhen brenda tyre.
-
I ikën me vrap policisë në Tiranë, por kapet me armë zjarri dhe pa patentë, 19-vjeçari kërkohej në Kosovë, tentoi të vriste doktorin
30 Janar 2021, 20:2419-vjeçari nga Kosova, i cili u arrestua ditën e sotme pasi u kap pa leje drejtimi dhe me armë zjarri me vete, në fakt është në kërkim edhe nga autoritete e Kosovës për vrasje e mbetur në tentativë.
-
U ndalua sot nga policia greke, flet ekskluzivisht për Report Tv 'mjeshtri' i arratisjeve Alket Rizai: Ja pse me ndaloi, jam në shtëpi
30 Janar 2021, 20:11Mediat greke thanë sot se Alket Rizai është kapur gjatë një kontrolli rutinë dhe është arrestuar sërish, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Gjatë një komunikimi me Report Tv, Rizai sqaron se ai është shumë mirë dhe në shtëpinë e tij pasi kishte marrë leje nga burgu. Ndërsa ndalimin e policisë e sqaron se ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së maskës anti-COVID.
-
Merr flakë një apartament në Durrës, nuk ka të lënduar
30 Janar 2021, 19:07Një apartament ka marrë flakë në katin e 4-t të një pallati në Durrës si pasojë e një shkëndije elektrike. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
-
Dy aksidente në pak minuta, në Fier makina përplas çiftin e të moshuarve, në Tiranë merr dy këmbësor përpara
30 Janar 2021, 18:40Dy aksidentet të ndryshe, një në Fier dhe një në Tiranë kanë ndodhur me pak minuta diferencë duke lënë 4 të plagosur.
-
Vijojnë shifrat e larta në vend, 901 raste të reja dhe 11 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri
30 Janar 2021, 17:41Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitive 901 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ndërsa në 24 orë janë shëruar 507 qytetarë.
-
'Priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës' parashikimi i IGJEUM për të papriturat e motit
30 Janar 2021, 16:07Nga intensiteti i lartë i reshjeve, mund të vërehen vërshime të shkurtra lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.
-
Ulen urgjencat pediatrike, grupmosha më e prekur nga 1 deri në 4 vjeç
30 Janar 2021, 15:59Ndryshe nga një vit më parë është ulur numri i urgjencave pediatrike në QSUT. Mjeku pediatër, Albert Lama tregon se kjo situatë ka ardhur për shkak të pakësimit të virozave stinore.
-
Transportonin drogë me "Teddy Bear", kapet çifti shqiptar në Greqi
30 Janar 2021, 15:17Një çift shqiptar në Mykonos është arrestuar për trafik kokaine. Ata udhëtonin në drejtim të Athinës gjatë dimrit për të zhvilluar edhe tregtinë e kokainës, të cilën ata kishin gjetur një metodë tejet të veçantë për ti transportuar nëpërmjet arushëve të pelushit.
-
-
'Më ka bërë magji', vjehrra denoncon nusen në policinë e Tiranës: Më ka hedhur rërë në gjellë...
30 Janar 2021, 14:53Sharjet e vjehrrës dhe mallkimet e nuses janë mbyllur sapo ka mbërritur policia, ndërsa gruaja me inicialet G. V. ka kërkuar që t’ia marrin kallëzimin në shtëpi “pasi ishte shumë plakë dhe nuk lëvizte dot”.
-
Grabiti telefonin nën kërcënimin e pistoletës lodër, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë
30 Janar 2021, 14:51Një 21 vjeçar është arrestuar sot në Tiranë pasi nën presionin e pistoletës lodër ka arritur të grabisë një telefon. I arrestuar është Xh. Sh., 21 vjeç të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale.