Kronikë
-
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së martës pasi u qëllua me armë nga një efektiv policie.
12 Dhjetor 2020, 12:07 -
Protesta në Shkodër, të rinjtë nisin thyerjen e tabelave në rrugë dhe çfarë u del para
12 Dhjetor 2020, 12:06 -
-
Të miturit thyejnë me gurë xhamat e selisë së PS Shkodër
12 Dhjetor 2020, 11:50 -
Pamjet, në flakë një makinë te Filologjiku në Tiranë (VIDEO)
12 Dhjetor 2020, 11:45Një makinë është përfshirë nga flakët në këto momente pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë në Tiranë. Nuk raportohet për persona të lënduar.
-
-
Dhunë në Shkodër/ Të miturit në krye të 'rebelimit', shkatërrojnë selinë e PS! Mbërrijnë Balla dhe Beqaj: E organizoi PD-LSI, Monika të heqë dorë nga pagesat për minorenët
12 Dhjetor 2020, 11:26Ajo që nisi si një marshim qytetar në qytetin e Shkodrës për vrasjen e Klodjan Rashës, në fakt precipitoi në dhunë dhe shkatërrime nga disa të rinj, kryesisht të mitur. Ata kanë nisur të thyejnë çdo gjë që u ka dalë para, ndërsa u vendoset flaka tabelave të reklamave dhe koshave të mbeturinave në rrugë.
-
Protesta në Tiranë/ 25 të arrestuar, nën hetim 130 të tjerë! Policia, 'nxitësve e ushtruesve të dhunës': U plagosën 3 efektivë, reagojmë proporcionalisht
12 Dhjetor 2020, 11:0825 persona janë arrestuar dhe 130 të tjerë janë në hetim pas protestës së mbrëmshme në Tiranë, për të tretën ditë radhazi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Policia njofton se të gjithë këta persona akuzohen se organizuan grumbullim dhe tubim të paligjshëm dhe kanë ushtruar dhunë, duke plagosur 3 punonjës të Policisë si dhe shkatërruan pronën publike e private.
-
Grabitet gjatë natës farmacia në Durrës, në kërkim autorët (VIDEO)
12 Dhjetor 2020, 10:57Një farmaci në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme është vjedhur dhe autorët janë ende të panjohur.
-
Si gjyqtarët e besuar të PD-së liruan nga burgu bandën e Lul Berishës dhe Shullazit, 4 nga 6 të akuzuarit sot nga SPAK ishin dënuar me burg përjetë
12 Dhjetor 2020, 10:28Lul Berisha, Indrit Taullai, Plaurent Dervishaj dhe Viktor Ymeri që akuzohen sot nga SPAK bashkë Shullazin për 4 vrasje në 2005 kanë qenë të dënuar me burgim të përjashtëm, por u shpëtuan nga ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli të emëruar nga PD.
-
Vranë babë e bir në Elbasan, dosja e miqve të Çapjave, Ervis Bardhi e Etjen Canit kthehet për plotësim të hetimeve
12 Dhjetor 2020, 10:20Gjykata e Elbasanit, mësohet të ketë vendosur dje kthimin e akteve hetimore në prokurori, duke lënë detyra shtesë për të kryer hetime të mëtejshme.
-
Në terren për të rikuperuar dëmet pas protestës, ambasadorja e Suedisë falenderon zjarrfikësit e Tiranës
12 Dhjetor 2020, 09:55Pas ditës së tretë të protestës së dhunshme në Tiranë, kryeqyteti është zgjuar i pastër dhe në normalitet. Kjo ka marrë edhe vlerësimin e ambasadores së Suedisë në vendin tonë, Elsa Håstad, e cila teksa poston një foto me një grup zjarrfikësisht në Tiranë, shpreh falenderimet ndaj tyre.
-
U plagos gjatë sherrit në një lokal në Ishëm, humb jetën 65-vjeçari
12 Dhjetor 2020, 09:50Ka humbur jetën ditën e sotme 65-vjeçari Dervish Kalaja, i cili u plagos me mjete të forta gjatë një sherri në lokal 5 ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Ishmit në Durrës, pasi një konflikti mes tij dhe shokut me të cilin po pinte në tavolinë, ku më pas u përfshi edhe pronari i loklait me kushurinjtë e tij.
-
'Dogjën' Durrësin gjatë protestave, 7 të arrestuar, 15 nën hetim në gjendje të lirë, 2 në kërkim
12 Dhjetor 2020, 09:37Protesta e djeshme në qendrën të Durrësit të organizuara për vrasjen e Klodjan Rashës u kthyen në një protestë shkatërruese duke thyer e djegur objekte të ndryshme nga protestuesit. Për këtë policia ka arrestuar në flagrancë gjatë protestave 7 persona, ka proceduar penalisht 15 persona, mes tyre dhe 3 organizatorët e protestave dhe ka shpallur në kërkim 2 persona.
-
Stresi arratiset në Kosovë: Dola nga turma e protestuesve me makinë funerali
12 Dhjetor 2020, 09:23Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi pasi është shpallur në kërkim nga policia pasi mori pjesë në protestat e dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës është arratisur në Kosovë. Stresi ka rrëfyer për një emision në Kosovë se si arriti të dilte nga protesta dhe nga Shqipëria me një makinë funerali duke ikur në Kosovë.
-
Berat/ I dehuri në timon ngre 'në ajër' motoçiklistin që shpërndante pica, përplas edhe 4 makina të parkuara
12 Dhjetor 2020, 09:15Një 27-vjeçari dehur në drejtimin e një makine ka humbur kontrollin dhe ka hedh 'në ajër' motoçiklistin që shpërndante pica dhe më pas është përplasur me 4 makina të parkuara duke përfunduar brenda lulishtes së qytetit të Beratit.
-
Para arrestimit Viktor Ymerit iu vendos masë kufizuese nga OFL! Ndalim dalje jashtë shtetit si dhe nga qarku i Vlorës
12 Dhjetor 2020, 09:01“I forti” i Vlorës e kishte të ndaluar të dilte nga Vlora. Agjentë policie mbanin në vëzhgim lëvizjet e tij. OFL, vendosi kufizim të lëvizjeve të tij, i cili jo që s'mund të dilte jashtë vendit, por as nga Vlora.
-
VIDEO/ Puna e epidemiologëve në terren dhe testimi i pacientëve me COVID-19, Rama: Shqipëria po forcon kapacitetet testuese
12 Dhjetor 2020, 08:23Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku duket puna e epidemiologëve në terren në gjurmimin e rasteve dhe bërjen e tamponit të pacientëve të dyshuar se mund të kenë COVID-19, pas simptomave të shfaqura në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i transmetimit të virusit.
-
Reshje shiu dhe temperatura të ulta, mos harroni çadrën sot
12 Dhjetor 2020, 07:27Orët e para të ditës nisin me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta në Shqipëri.
-
Mbledhja e KED, vendimet që u morën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese! Lejohet kandidimi i Përparim Kalos, ndalohet Mone
11 Dhjetor 2020, 23:08Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa i takon ngritjes dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë saj KED ka vendosur për lejimin e kandidatit të Përparim Kalos për kandidimin për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.