Kronikë
-
Një aksident ka ndodhur në Vlorë, në vendin e quajtur Bishti Kalldrëmit.
20 Dhjetor 2020, 12:30 -
Nga nesër fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët, ja datat kur mund t'i tërhiqni
20 Dhjetor 2020, 12:27Duke filluar nga dita e nesërme (21 dhjetor) do të nisë shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët prej 5 mijë lekësh me rastin e festave të fundvitit.
-
S'i ndal as COVID për festat e fundvitit, fluks shqiptarësh në Kapshticë dhe portin e Durrësit!
20 Dhjetor 2020, 12:08Vijon të rritet numri i shtetasve shqiptarë të cilët dalin nga Greqia dhe hyjnë në vendin tonë. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë ditëve të fundit është vënë re rritje e numrit të personave që hyjnë në tokën shqiptare
-
U dërgua për kurim në Turqi, humb jetën nga COVID mësuesi në Elbasan
20 Dhjetor 2020, 11:48Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e mësuesve mëngjesin e sotëm (20 dhjetor). Ka humbur jetën Neim Istrefi, mësues nga Elbasani i cili jepte mësim në gjimnazin profesional "Sahli Çeka". Ai ishte dërguar për kurim në Turqi.
-
U arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit, Gjykata lë në fuqi masën për pezullimin nga detyra të 4 shefave të policisë Himarë
20 Dhjetor 2020, 11:43Gjyakata e Vlorës ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra për 4 shefat e policisë së Himarës, Arjan Tasen, Artur Veshajn, Ilir Kadenën dhe Alem Llanajn të cilët u arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit në këtë zonë. “Shqiptarja.com” mësoi se zanafilla e këtij hetimi ka qenë pikërisht kultivimi i një parcele me plot 6790 rrënjë kanabis.
-
Drafti për kufizimin e qeverisë, Shoqata Pro-eksport Albania kërkesë KQZ: E mbështesim! Pezulloni të gjitha inspektimet 4 muaj para dhe pas zgjedhjeve
20 Dhjetor 2020, 11:24Shoqata Pro-eksport Albania mbështet raportin e KQZ për ndalim të prezantimit të projekteve, dhurimin e çelësave të shtëpive, shpërndarjen e lejeve të legalizimeve dhe prerjen e shiritëve pas datës 25 dhjetor dhe deri në zgjedhje.
-
2020 mbyllet pa Gjykatë të Lartë, KLGJ për Report Tv: Nuk varet vetëm nga ne, procesi kompleks, ja çfarë kemi bërë
20 Dhjetor 2020, 11:22Nga 46 kandidat të cilët kanë aplikuar për Gjykatën e Lartë nga radhët e juristëve të shquar dhe gjyqtarëve deri më tani vetëm 2 prej tyre janë kualifikuar për fazën e emërimit. Në një përgjigje për ReportTv për ecurinë e plotësimit të 16 vakancave, KLGJ thotë se 6 gjyqtarë janë në pritje të vettingut dhe shumica e juristëve janë tërhequr nga gara. KLGJ ende nuk ka një afat se kur plotësohen vakancat por viti 2020 do të mbyllet pa një Gjykatë të Lartë të kompletuar.
-
Organizoi disa herë muzikë live në lokalin e tij, arrestohet një 45-vjeçar në Krujë për thyerjen e masave anti-COVID
20 Dhjetor 2020, 11:19Një 45-vjeçar u arrestua nga policia në Krujë për thyerjen e masave anti-COVID. Mësohet se 45-vjeçari me iniciale K.L., në mënyrë të përsëritur ka organizuar muzikë live në lokalin e sitj pas orarit të përcaktuar për mbylljen e këtij aktiviteti.
-
-
Vrasja e Xhulio Prelës, shpallet në kërkim kushëriri i Ervis Martinajt
20 Dhjetor 2020, 10:51 -
Vajza nga Shkodra i nënshtrohet një operacioni të vështirë në QSUT, del me sukses! Manastirliu: Krenar për mjekët tanë
20 Dhjetor 2020, 10:47Një vajzë nga Shkodra i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të vështirë në kokë e cila i ka shpëtuar jetën. Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook të saj dhe mjekut të QSUT që ka marrë përsipër këtë ndërhyrje.
-
Stola të rinj në lulishtet dhe lagjet e Tiranës, riparohen edhe të dëmtuarit
20 Dhjetor 2020, 10:34Bashkia e Tiranës ka nisur riparimin dhe zëvendësimin e stolave në rrugë, lulishte, dhe lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke ofruar më shumë infrastrukturë dhe komoditet për qytetarët. Punëtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit të Qytetit, u është përgjigjur në kohë rekord edhe të gjitha kërkesave të qytetarëve për të kompletuar me stola lagjet dhe ambientet ku ata jetojnë
-
Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në Spanjë! 42 vjeçari nga Lushnja u vra në sy të partneres në restorant me 5 plumba! Pista kryesore hakmarrje për trafik droge
20 Dhjetor 2020, 10:17D. Bregu nga Lushnja 42 vjeç, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë. Ngjarje ka ndodhur para dy ditësh dhe u sipas medieve spanjolle, shqiptari është vrarë në një restorant 'The Orange Tree' në El Albir.
-
-
Vrau pronarin me breshëri plumbash për qiranë e stallës/ Gjykata e Beratit jep masën 'arrest me burg' për autorin, 44-vjeçari: Ndodhi në gjaknxehtësi pas kërcënimeve
20 Dhjetor 2020, 10:08Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 44-vjeçarin Vangjel Polovina autorin e vrasjes së Gunel Dajlanit me 27 plumba pas një grindjeje banale për shkak të qirasë së një objekti të dhënë me qira nga ky i fundit
-
Lezhë/ Vrasja e Xhulio Prelës, arrestohet një prej autorëve të dyshuar, në kërkim kushëriri i Ervis Martinajt! Policia: Konflikt për dritat e gjata të makinës
20 Dhjetor 2020, 09:55Dy javë pas ekzekutimit të punonjësit të FNSH-së Shkodër Xhulio Prela, policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje. Autoritetet kanë arrestuar 26-vjeçarin Nikoll Shernikun pasditen e djeshme (19 dhjetor) ku u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë arrest me burg të dhënë nga gjykata e Lezhës në mungesë.
-
COVID i merr jetën krijuesit të 'Teatrit në ekran', regjisorit të njohur Kadri Metohu
20 Dhjetor 2020, 09:33COVID-19 ka marrë një tjetër figurë të rëndësishme të ekranit shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare regjisori dhe skenaristi Kadri Metohu. Ai prej disa ditësh ishte i infektuar me koronavirus, teksa së fundmi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar
-
'Aventurë e panjohur', Janullatos rrëfen betejën me COVID: Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol! Do të bëj vaksinën
20 Dhjetor 2020, 08:22Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka rrëfyer betejën e tij me COVID, pasi ia doli mbanë pas 12 ditëve në spital ku ka marrë mjekim të specializuar në Athinë. Teksa ka folur për mediet greke për eksperiencën e tij të vështirë Janullatos është shprehur se kur ishte i sëmurë nuk ndjeu frikë, por vetëm një shqetësim të paprovuar më parë.
-
Shtim vranësirash, shikoni si do të jetë moti për sot
20 Dhjetor 2020, 07:30Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme mbizotërojnë motin gjatë paradites. Por pasditja sjell shtim të vranësirave në Jugperëndim duke rrezikuar dhe ndonjë shi në sasi shumë të pakët
-