Kronikë
-
Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e motit të kthjellët, por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat bregdetare.
19 Dhjetor 2020, 07:27 -
9 raste të reja me COVID në Berat, të infektuarit në disa institucione
18 Dhjetor 2020, 22:53 -
Bashkia rikthen pemën e Vitit të Ri, Veliaj: Vezullon edhe më fort me 25 yjet, që simbolizojnë jetët e mjekëve që na mori Covid
18 Dhjetor 2020, 22:17Ndryshe nga hera e kaluar, pema e Vitit të Ri është dekoruar me 25 yje, si simbol që personifikojnë 25 mjekët që kanë humbur betejën nga COVID-19.
-
Vaksinat anticovid/ Virologu në SHBA: Dozat e para në Shqipëri do vijnë si ndihma, kjo nuk mbulon popullatën! Vendi të fillojë që tani të sigurojë zinxhirin e transportit dhe ruajtjes së saj
18 Dhjetor 2020, 21:58Arban Domi, virolog-biolog në SHBA, tha se për vaksinimin në Shqipëri nuk mund të krijohen plane afatgjata, pasi dozat e para vendi do i marrë si ndihma nga BE dhe SHBA dhe kjo nuk të lejon të bësh plane për vaksinimin e popullsisë, pasi nuk janë të mjaftueshëm. Domi tha se Shqipëria duhet që tani të bëjë gati të gjithë planin e zinxhirit të transportit dhe ruajtjes së vaksinës.
-
100 urgjenca pediatrike në ditë! Pediatrja: Mos neglizhoni, dominojnë temperatura dhe infeksionet respiratore
18 Dhjetor 2020, 20:49Urgjencat pediatrike në QSUT janë ulur krahasuar me një vit më parë. Aktualisht dominojnë temperatura dhe infeksionet respiratore tek të vegjlit. Mjekja Numila Kuneshka u bën apel prindërve që për çdo shenjë që shikojnë tek fëmijët e tyre t'i drejtohen mjekut të familjes apo mjekut pediatër.
-
Grantet për tërmetin, durrsakët dynden para prefekturës, shkelen masat anticovid! Sot 300 aplikime, zyrat hapur edhe të shtunën
18 Dhjetor 2020, 20:39Radhë të gjata u shfaqen paraditen e sotme përpara Prefekturës së Durrësit ku qytetarët u dyndën për të bërë aplikimet për dëmet e tërmetit. Kjo është hera e trete që çelen aplikimet, ndërsa u shkelen masat anticovid.
-
Po transportonte 9 emigrantë drejt Tiranë, një i arrestuar në Pogradec
18 Dhjetor 2020, 20:35Një person është arrestuar në Pogradec, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, të cilët do i transportonte në Tiranë.
-
Bilanci i OFL në 11 muaj/ 589 të skeduar e 1550 pasuri nën sekuestro! GJKKO 11 vendime për konfiskime, nga 120 që i janë kërkuar
18 Dhjetor 2020, 20:23Duke filluar nga data 1 janar nuk do të shpërndahen më formularë të Operacionit Forca e Ligjit, por hetimi për formularët që tashmë janë dërguar pritet të vijojë. Që nga fillimi OFL ka dërguar 589 formularë tek eksponentët e krimit, ndërsa deri tani me vendim të Gjykatës së Posaçme janë dhënë vetëm 11 vendime konfiskime pasurish.
-
-
Situata e COVID-19/ Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë
18 Dhjetor 2020, 20:03Greqia ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin nga 1 janari deri në 31 korrik 2020 dhe lejet që skadojnë nga 1 gushti 2020 me datë skadimi deri më 31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.
-
Vlorë, makina përplas për vdekje të moshuarën (VIDEO)
18 Dhjetor 2020, 18:58Një aksident më pasojë vdekjen një personi ka ndodhur në Vlorë, ku një këmbësore është përplasur për vdekje nga një makinë.
-
Ekskluzive/ Vrasja e masakrimi i çiftit shqiptar në Itali, ish-e dashura e Taulant Pashos në 'Pa Gjurmë': Vajza e viktimave gënjeu, s'jam personi i fundit që i ka parë
18 Dhjetor 2020, 17:52Ky është reagimi i parë bërë për një media shqiptare, në Report TV nga ish-e dashura e Taulant Pasho, djalit të vetëm të Shpëtim dhe Teuta, eshtrat e të cilëve u hodhën nga autostrada Firence-Pisa-Livorno, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe.
-
Ulen lehtë shifrat! 580 raste dhe 11 humbje jete nga COVID! Numri i të shtruarve në spitale i qëndrueshëm
18 Dhjetor 2020, 16:55Kjo e premte ka shënuar ulje të rasteve ditore dhe viktimave nga koronavirusi. Nga 2615 testime kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë,185 prej tyre në Tiranë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin 11 qytetarë.
-
Vrasja e Klodian Rashës/ Takim në Prokurorinë e Tiranës mes drejtorit të ShÇBA-së dhe strukturave të tjera hetimore
18 Dhjetor 2020, 16:46Një takim urgjent për hetimin e ngjarjes ku ka mbetur i vrarë Klodian Rasha është zhvilluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
-
Dokumenti/ Aksion për bllokimin e pasurive dhe parave të pista jashtë vendit, BKH listë me emrat e njerëzve të krimit
18 Dhjetor 2020, 16:34Zbulohet strategjia kundër krimit të organizuar, për periudhën 2021-2025. Në fokus pasuritë e paligjshme jashtë vendit dhe operacione të përbashkëta policore. BKH dhe policia regjistër me emrat e njerëzve të krimit që janë dënuar jashtë vendit
-
Pas pensionistëve dhe transportit, shpërblim edhe efektivët e policisë! RENEA e FNSH 300 mijë lekë secilit për dietat dhe 25 mijë lekë për festat
18 Dhjetor 2020, 15:41Strukturat e FNSH dhe RENEA-s më në fund marrin dietat e prapambetura prej 300 mijë lekësh për efektivë. Krahas kësaj pritet të akordohet edhe një shpërblim prej 25 mijë lekësh. Forcat Shqiponja dhe ato të Rendit do të shpërblehen në bazë të buxhetit që do të kenë në dispozicion komisariate të ndryshme.
-
'Rezolutë për dënim e gjenocidit serb'/ Balla- Bashës: Premton çfarë i vjen në çdo takim që duken si një hapësirë publicitare mes dy emisioneve të gjumit
18 Dhjetor 2020, 15:26Premtime boshe, i ka quajtur numri 2 i PS-së, Taulant Balla, deklaratat e bëra nga kryedemokrati Lulzim Basha në takimin me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani.
-
Hado në Report Tv: Të hënën nis dhënia e bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistët! Shpërblimi nuk humbet, mund ta marrin në çdo kohë
18 Dhjetor 2020, 15:35Nga kjo e hënë pensionistët do të marrin shpërblimin prej 5 mijë lekësh që u takon me vendim qeverie me rastin e festave te fundvitit. Sipas drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Hado infrastruktura është dhe përfitues janë 677 mijë qytetarë.
-
Manastriliu në QSUT: Vijon fuqizimi i kapaciteteve spitalore, 44 respiratorë të rinj me financimin e qeverisë! Festat kalojini me familjen e vogël
18 Dhjetor 2020, 15:2644 respiratorë të rinj i janë shtuar flotës së aparaturave jetëshpëtuese, me financim nga buxheti i shtetit për përballimin e epidemisë në vend. Respiratorët e rinj janë të dedikuar për QSUT, për spitalin “Shefqet Ndroqi” por edhe për spitalet rajonale.
-
Eshtrat e "ngrira" dhe shtëpia e masakrimit: Rrugët për zbardhjen e vrasjes së çiftit Pasho në Itali
18 Dhjetor 2020, 14:59Masakrimi i çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, i quajtur ndryshe si Misteri i Solliccianos, ka bërë që të ngritën hipoteza për vrasjen e tyre dhe personat të cilët mund të jenë shkaku i ngjarjes që ka tronditur opinionin e gjerë.