Kronikë
-
Taulant Pasho, djali i çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të masakruar në Itali, është në burg. Ai aktualisht po mbahet në burg në Zvicër, në Aargau, nga 16 tetori 2020 për vjedhje.
17 Dhjetor 2020, 18:04 -
Vrau shokun pa dashje me armë gjahu në Maqellarë, del fotoja e 18 vjeçarit
17 Dhjetor 2020, 18:03 -
Detaje nga vrasja e 27 vjeçarit në Dibër nga shoku, shkak mendohet të ketë qenë mjegulla
17 Dhjetor 2020, 17:55 -
Familja Duqi në fshatin Pëllumbas merr pronësinë e shtëpisë së re! Veliaj: Asnjë parti nuk i imponohet qytetit dhe as vjedh dot gëzimin e fëmijëve
17 Dhjetor 2020, 17:52Një tjetër familje nga fshati Pëllumbas hyri sot në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit. Sami Duqi mori dokumentet e pronësisë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e uroi për shtëpinë e re dhe premtoi se si kjo familje do të përfitojnë të gjitha familjet e tjera
-
Arben Hajdarmataj: Bledi Çuçi mund të sjellë frymë të civilizuar në polici! Përtej imazhit pozitiv, të nisë punën me largimin e Ardi Veliut
17 Dhjetor 2020, 17:46Arben Hajdarmataj një nga ish drejtuesit e policisë që ka punuar me disa ministra të brëndshëm mendon se ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka kapacitetet e duhura juridike dhe civile për drejtimin e njërës prej ministrive më të vështira. Hajdarmataj mendon se përtej imazhit pozitiv, Çuçi duhet të ketë propozim konkret me fillimin e punës për largimin e Ardi Veliut.
-
Gjashtë vrasje në muajin dhjetor, shtatë viktima! Nga ekzekutimi në Lezhë i efektivit të FNSH te kushëriri i Armando e Preng Gjinit në Rrëshen
17 Dhjetor 2020, 17:16Në 17 ditët e para të dhjetorit është regjistruar një bilanc i lartë viktimash. Gjashtë ngjarje kriminale nga veriu në jug që kanë prodhuar shtatë viktima. Në mesin e tyre janë vrasja e Klodian Rashës në tetë dhjetor, ekzekutimi i efektivit të FNSH-së së Shkodrës, Xhulio Prela apo eleminimi i Anton Kelit, kushëri i Armando dhe Preng Gjini, në Rrëshen.
-
FOTO dhe VIDEO/ Jeta luksoze e Taulant Pashos pas zhdukjes së prindërve, të cilët shkuan në Itali për ta pritur në derën e burgut dhe më pas u gjetën të masakruar
17 Dhjetor 2020, 17:05Report Tv sjell për herë të parë ekskluzivisht foto e video nga jeta luksoze e Taulant Pashos 33 vjeçarit që prindërit e tij shkuan ta takonin tek dera e burgut në 2015. Nga ai moment Shpëtim e Teuta Pasho u zhdukën për tu gjetur të pajetë 5 vite në vonë në afërsi të burgut ku doli i biri. Por zhdukja e prindërve s'ka shqetësuar aspak të birin i cili sot është i kërkuar në Itali e Shqipëri si personi i fundit që i takoi ata. Dy vite më pas në 2017 ai ka qëndruar i fshehur në Vlorë teksa bënte një jetë luksoze.
-
-
Rriten shifrat për 24 orët e fundit në vend/ 15 viktima nga COVID dhe 787 raste të reja! 393 pacientë të shtruar në spitale
17 Dhjetor 2020, 16:5515 viktima nga COVID dhe 787 raste të reja nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vendin tonë sa i përket situatës së pandemisë. Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 15 qytetarë në spitalet COVID: 8 nga Tirana, 2 nga Tepelena, 2 nga Berati, 1 nga Vlora, 1 nga Elbasani, 1 nga Korça. Viktimat kanë qenë të moshave 57-77 vjeç
-
-
Vrasja e Klodjan Rashës/Arma e gjetur, pistoletë 'Zoraki', testi i ADN-së do përcaktojë kujt i përket! Ekspertiza: Viktima ka vetëm 1 plumb në brinjë, dëmtimet në kokë u bënë nga mjekët
17 Dhjetor 2020, 16:48Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e Klodjan Rashës në Tiranë. Pistoleta del nga ato armë që blihen 120 mijë lekë të vjetra dhe shiten në disa dyqane në vendin tonë, vijojnë hetimet se kujt i përket, po bëhet ADN-ja për të zbuluar pronarin e pistoletës. Plumbi i ka thyer një brinjë dhe më pas ka qëndruar në zemër. Klodjan Rasha nuk ka asnjë goditje me armë në kokë.
-
Vendimi i KPA konfirmon përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartës, Aleksandër Muskaj
17 Dhjetor 2020, 16:33Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Aleksandër Muskaj, nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë në vend. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për largimin e ish-gjyqtarit të lartë Aleksandër Muskaj për një periudhë 15-vjeçare jashtë sistemit të drejtësisë.
-
Kishin dalë për gjueti, 18 vjeçari vret pa dashje shokun me armë gjahu në Maqellarë! Shkak mendohet të ketë qenë mjegulla! Kapet autori
17 Dhjetor 2020, 16:13Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku një 27 vjeçar vdekur pasi është plagosur me armë gjahu çifte nga shoku i tij.
-
Ashpërsohet masa/ Apeli i GJKKO rikthen në arrest shtëpie gjyqtaren Mimoza Margjeka
17 Dhjetor 2020, 16:06Gjykata e Posaçme e Apelit ashpërson masën për gjyqtaren Mimoza Margjeka
-
-
Vrasja e masakrimi i çiftit Pasho/ Vajza për 'Pa Gjurmë': Banorët denoncuan se në garazhin e vëllait mbante erë të rëndë! Nusja, personi i fundit që i pa
17 Dhjetor 2020, 15:50Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, Vitoria në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka sjellë detaje të reja tronditëse për vrasjen dhe masakrimin e 2 trupave të vrasjes së tyre. Ajo ka rrëfyer për emisionin "Pa Gjurmë" të gjithë itinerarin e prindërve të saj ditën e fundit që ajo ka pasur kontakte. Ajo flet edhe për një dëshmi të banorëve dhënë për një emision italian, se nga shtëpia ku qëndronte vëllai i saj, Taulanti dhe e dashura e tij, Elona, vinte një aromë shumë e keqe në garazhin e shtëpisë.
-
Mallra kontrabandë në Qafë-Thanë, arrestohen dy persona, mes tyre një doganier (Emrat)
17 Dhjetor 2020, 15:47Policia ka sekuestruar mallra kontrabandë në doganën e Qafë-Thanës dhe në pranga kanë rënë dy persona, njëri prej të cilëve është doganier. Të arrestuarit janë Genti Jesku 45 vjeç (drejtuesi i makinës) dhe 51 vjeçari Vladimir Bardhi, ky i fundit doganier në Doganën e Qafë Thanës. Bardhi dyshohet se lejoi kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, për të cilat paguhet akcizë, duke shpërdoruar detyrën pasi s'ka kryer procedurën e zhdoganimi
-
Nuk mbanin maska në rrugë, policia ndëshkon 352 qytetarë në 24 orë! Gjobitet dhe një lokal për thyerjen e masave anti-COVID
17 Dhjetor 2020, 15:31Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, policia ka ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 352 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
-
Operacioni në Voskop/ Kultivuan lëndë narkotike në faqen e një mali, në pranga 19-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Dhjetor 2020, 14:38Policia e Korçës ka arrestuar një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkotike në fshatin Voskop. Më herët gjatë muajit gusht, policia ka arrestuar dhe disa persona të tjerë duke përfshirë dhe kryeplakun e fshatit, i cili u lirua më pas, për mbjelljen e 60 rrënjëve kanabis rrëzë një mali.
-
U dëmtua në sy gjatë protestave për Klodjan Rashën/ Përfundon me sukses operacioni në Turqi për policin
17 Dhjetor 2020, 14:15Operacioni në sy i policit Fadil Allaraj ka dalë me sukses. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, teksa ishte në një konferencë online të përbashkët me Komitetit Shkencor turk.