Kronikë
-
Këtë mëngjes, 8 gjyqtarët që u përzgjodhën për të përbërë Kolegjin Zgjedhor u betuan për punën e re. Ata do të merren me vlerësimin e procesit zgjedhor 2021.
10 Shtator 2020, 10:15 -
Transportonte 16 emigrantë dhe drejtonte mjetin pa patentë, arrestohet 26-vjeçari, ndalohet bashkëpunëtori i tij
10 Shtator 2020, 10:11Një 26 vjeçar është arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE.
-
Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet gjyqtari Artur Gaxha
10 Shtator 2020, 09:55Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Artur Gaxha.
-
U kap me 11 doza kokainë me vete, arrestohet durrsaku, i dënuar më parë në Itali e Shqipëri
10 Shtator 2020, 08:57Një 39-vjeçar është arrestuar, pasi u kap duke lëvizur me 11 doza kokaine dhe një sasi parash të përfituar nga shitja e tyre.
-
Lëkundje të lehta toke në Durrës, epiqendra në Detin Adriatik
10 Shtator 2020, 08:04Lëkundje të lehta toke janë ndjerë në vendin tonë rreth orës 5 të mëngjesit të ditës së sotme.
-
Diell dhe temperatura të larta, ja moti për sot
10 Shtator 2020, 07:43Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.
-
Prej 3 vitesh s'ka byzylykë për mbikëqyrjen elektronike! Murati: Ministria e Drejtësisë është në dijeni
9 Shtator 2020, 20:41Mungesa e byzylykëve elektronikë është një shqetësim për shërbimin e provës si dhe një kosto shtesë për policinë, e cila detyrohet të ruajë personat që janë me masë sigurie "arrest shtëpie". Drejtori i Shërbimit të Provës në Vlorë, tha se prej 3 vitesh nuk ka byzylykë të tillë, edhe pse janë dhënë 1.4 milionë euro në 2017-ën.
-
Ikën Gogu e Caka/ Kush janë 2 zv/ministrat e rinj të drejtësisë (EMRAT)
9 Shtator 2020, 19:58Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni do të jenë dy zv ministrat e rinj të Etilda Gjonajt.
-
Zjarr në fshatin Vasjar të Memaliajt, era favorizon flakët, rrezikohen banesat afër
9 Shtator 2020, 19:43 -
Mjekja e familjes për Report Tv: Pacienti nuk ka të drejtë të kundërshtojë shtrimin
9 Shtator 2020, 19:22Asnjë i sëmurë me Covid nuk mund të vendosë nëse do të trajtohet me mjekim në shtëpi apo në spital. Mjekja e lagjes numër 10 në Tiranë i tha Report Tv që vendimin e merr 127-ta. Nëse gjendja e të sëmurit është e rëndë, Urgjenca vendos shtrimin në spital dhe nuk tolerohen pretendimet e familjarëve apo të vetë të personit të infektuar.
-
Keni 'gjysmën e zemrës' në Itali, por s'e takoni dot se u mbyllën kufijtë nga COVID-i? Ja vendimi më i fundit që mori shteti fqinj
9 Shtator 2020, 19:16Këshilli i Ministrave të Italisë mori vendimin për të lehtësuar kalimin e shqiptarëve drejt Italisë nëse janë të martuar ose vërtetojnë lidhjen e tyre me një shtetas italian apo shqiptarë që banon atje.
-
-
Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite burg prokurorin Çoçoli, ditët e burgut t'i shlyejë në 4 vite shërbim prove
9 Shtator 2020, 18:14Spartak Çoçoli u kap me 100 euro pasi urdhëroi lirimin e një makine të bllokuar. Gjykata dënoi me 1 vit burgim sekserin Ernest Duro dhe Ervin Hysajt.
-
Aksident tragjik në Nartë, makina përmbyset në rrugë, pamjet e rënda të trupit të pajetë të vajzës pranë mjetit (VIDEO)
9 Shtator 2020, 17:44Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Nartë të Vlorës, ku ka ndërruar jetë një vajzë 25-vjeçare dhe është dëmtuar pasagjerja 38 vjeç, të dyja me banim në Vlorë.
-
64-vjeçari me motor përplaset me murin në aksin Elbasan-Librazhd, pamje nga aksidenti
9 Shtator 2020, 17:36Një 64-vjeçar gjatë udhëtimit ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me murin anash në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrrakë.
-
Rikthehen zjarret në vjeshtë! Shkrumbohen 2 km hekurudhë në Bubq, flakët në Memaliaj u afrohen banesave, vijon të digjet zona e mbrojtur në Poros të Vlorës
9 Shtator 2020, 17:16Vatra të shumta zjarri janë rikthyer në vendin tonë në këtë sezon vjeshte nga veriu në jug duke u favorizuar edhe nga temperaturat e larta dhe era. Zona e mbrojtur e Vjosë-Nartë vazhdon akoma të jetë nën pushtetin e flakëve prej disa ditësh.
-
'S'mund të ikë pa na treguar çfarë bëri Turi'/ Shahini i përgjigjet Kryemadhit: E kanë gjetur 12 mijë maturantë
9 Shtator 2020, 16:59Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i ka kthyer përgjigje kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thekuar se pyetjes së "famshme" të maturës se "çfarë bëri Turi" i kanë kthyer përgjigje rreth 12 mijë maturantë.
-
Saranda me 600 mijë turistë më pak këtë vit, Gurma: Hotelet në vijën e parë akomodime në nivelin 35-40%
9 Shtator 2020, 16:13Kreu i bashkisë së Sarandës Adrian Gurma për Report Tv është shprehur se situata nga koronavirusi ka pasur ndikim në sezonin turistik duke e tkurrur numrin e pushuesve me 600 mijë. Këtë vit Saranda është vizituar nga rreth 220 mijë turistë, ndryshe nga një vit më parë ku numri shkonte në 820 mijë.
-
Shkëndijë elektrike në urgjencën e Durrësit, drejtoresha spitalit: Nuk ka dëme materiale dhe as njerëzore
9 Shtator 2020, 16:02Në repartin e Radiologjisë, të urgjencës së Durrësit ka pasur një shkëndijë elektrike që solli shkrirjen e kabujve të aparateve. Fatmirësisht nuk ka pasur as dëme materiale dhe as njerëzore, pasi në atë repart nuk ka pasur persona në momentin e shkëndijës.
-
Ulet ndjeshëm numri i viktimave/ Sot një humbje jete nga COVID-i dhe 151 raste të reja
9 Shtator 2020, 16:03Kjo e mërkurë ka regjistruar një viktimë me COVID-19 dhe 151 raste të reja ditore. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 852 testeve të kryera në shtet edhe në privat. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është një 61-vjeçare nga qyteti i Korçës.