Kronikë
-
9 Qershor 2020, 11:13
-
Të larguarit nga vettingu kërkesë Avokatit të Popullit: Shkarko Luan Dacin, verifiko disa anëtarë të tjerë
9 Qershor 2020, 11:03Të shkarkuarit nga procesi i vettingut kanë krijuar 'Shoqatën për Drejtësi', ku i kanë dërguar një kërkesë Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, të shkarkojë Luan Dacin, i cili ka marrë vendimin për të larguar nga drejtësia disa prej tyre si dhe të bëjë verifikimin për një sërë drejtuesish të tjerë të vettingut.
-
Përkeqësohet situata nga COVID-i/ Dita me numrin më të lartë të rasteve! 36 të infektuar, vatër e re në QSUT! Shëndetësia: Shkak grumbullimet dhe mos mbajtja e maskave (VIDEO)
9 Qershor 2020, 10:57COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 36 raste të reja, shkon në 1299 numri i të prekurve. Sot dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Grumbullimet masive dhe mosrespektimi i masave shkaku kryesor.
-
Pamje nga Kodër Krasta, vendi ku u shënjestrua Ardian Çapja! Kamerat kapën autorët me maska e pistoletë, policia 'në gjumë'...20 të shoqëruar
9 Qershor 2020, 10:27Report Tv ka siguruar pamjet e vendit ku është qëlluar me snajper ushtarak ndaj Ardian Çapjes, në Kodër Krastë në hyrje të Elbasanit, në një distancë rreth 200 - 250 metra larg banesës së tij. Gjithashtu në kamerat e sigurisë dallohen 3 persona të maskuar, secili me pistoletë të dorë, të cilët kanë dalë nga makina e përdorur në ngjarje Volksëagen Sharon.
-
Dekriminalizimi për Agron Malajn, prokuroria: I dënuar, tani ta vendosë KQZ! PD: Armëmbajtja ndalohet gjithë jetën
9 Qershor 2020, 10:26Një tjetër kryebashkiak rrezikon të humbasë mandatin për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme Agron Malaj, kryebashkiak i Burrelit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje. Ndërsa pas këtij rezultati ka reaguar PD nëpërmjet sekretarit Gazmend Bardhi duke kërkuar që ai të shkarkohet menjëherë pasi armëmbajtja pa leje të ndalon përjetë të zgjidhesh në poste të larta.
-
Naftëtarët e Ballshit kërkojnë pagën e dytë të luftës dhe rifillimin e punës: Kemi 8 muaj pa punë, të ndahet hesapi! (VIDEO)
9 Qershor 2020, 09:59Naftëtarët e Ballshit në datën 23 prill u bënë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, ndërsa sot ata kërkojnë sërish të ndihmohen nga shteti.
-
Grabitja e parave në Rinas, ndërron jetë Ragip Hajdini, i njohur si 'Daja' nga Kosova (VIDEO)
9 Qershor 2020, 09:21Ragip Hajdini, një prej grabitësit e parave në Rinas, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku ishte i shtruar prej 4 ditësh. Ai njihej me pseudonimin 'Daja' nga Kosova dhe ishte arrestuar si pjesë e grupit që bënë grabitjen në Rinas.
-
Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari në Berat
9 Qershor 2020, 09:12Një shtetas nga Berati është arrestuar pasi akuzohet për ushtrim dhune në familje.
-
Falsifikim parash, vjedhje dhe aksident, 5 të arrestuar në Durrës
9 Qershor 2020, 09:00Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, ku njëri prej tyre ishte në kërkim kombëtar.
-
Video e pazakontë e kreut të KLSH/ Me kanatjerë dhe 'tapë' nga alkooli, Bujar Leskaj bën mundje në lokal
9 Qershor 2020, 08:30Nën efektin e alkoolit me disa persona të tjerë, Leskaj ka hequr “kostumin” e zyrtarit për të bërë mundje më një shok të tij. Me kanatjerë ai shfaqet duke bërë "sumo", një lloj mundje japoneze dhe një gjest jo i hijshëm për një zyrtar kaq të rëndësishëm të shtetit shqiptar.
-
Temperaturat deri në 31 gradë, ja parashikimi i motit për sot
9 Qershor 2020, 07:25Gjatë orëve të vona të pasdites dhe mbrëmjes kemi përmirësim të motit në vend.
-
Udhëzim nga OBSH: Maska duhet të përmbajë të paktën tre shtresa me material të ndryshëm
8 Qershor 2020, 21:33OBSH ka dhënë udhëzime të përditësuara për përdorimin e maskave për kontrollin e COVID-19 si kush duhet të përdorë maskë, kur duhet të përdoret dhe çfarë materiali duhet të jetë.
-
-
Kërkesa nga Kuvendi/ Gjykata e Apelit merr vendimin: Fatmira Hajdari përjashtohet nga çështja 'CEZ'
8 Qershor 2020, 20:47Fatmira Hajdari nuk do të jetë gjyqtare e dosjes CEZ në Apel! Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Tiranës, pas kërkesës së Kuvendit, me argumentin se ajo ka miqësi familjare me familjen Berisha, që janë të paditurit në këtë çështje.
-
Tiranë/ Përplaset nga makina 39-vjeçari me motorr tek 'Ali Demi', ndodhet në spital
8 Qershor 2020, 20:10Rreth orës 18:40, mjeti me drejtues L.S., ka aksidentuar motorrin me drejtues A.L., i cili ka mbetur i plagosur.
-
Ekskluzive / Ndryshon ligji për dosjen e ish-Sigurimit, do zbulohen spiunët që kanë zhdukur dokumentet
8 Qershor 2020, 19:27Autoriteti i Dosjeve i kërkon Kuvendit ndryshimin e ligjit të vitit 2014 për informacionin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për të hequr pengesat që nuk lejojnë zbulimin e ish-bashkëpunëtorëve që u janë zhdukur dosjet, kërkohet përfshirja e mediave për të botuar informacione rreth veprimtarisë së ish-Sigurimit për të edukuar qytetarëve
-
Rama prezanton paketën e ndihmës për transportin publik: Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës
8 Qershor 2020, 18:49Transporti publik është një ndër aktivitetet që vijon të jetë akoma e mbyllur për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-it dhe që ka pësuar shumë dëmtime ekonomike. Më 15 qershor do të rinisë shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore nën masat anti-covid.
-
Fushë Krujë/ I riu me 'Honda' humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në spital! Trafik i rënduar në rrugë
8 Qershor 2020, 18:40Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se 35-vjeçari i identifikuar si Luan Kola humbi kontrollin e motorit, e për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.
-
Blindohet spitali i Traumës ku ndodhet i shtruar Ardian Çapja pas atentatit
8 Qershor 2020, 18:19 -
U dhunua nga policia në protestën e Teatrit, Alfred Lela nxjerr raportin mjeko-ligjor: Jam në rrugë e sipër për në gjykatë
8 Qershor 2020, 17:55Gazetari Alfred Lela i cili u dhunua gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar ka publikuar në profilin e tij shenja të dhunës në trup, por edhe dëshminë mjeko-ligjore që e fakton një gjë të tillë.