Kronikë
-
Ministri Çuçi viziton fermën më të madhe të mollëve në Korçë: Investitori, një i ardhur nga Kanadaja
Bashkimi i rreth 200 fermerëve dhe aplikimi i një teknologjie të re, si dhe subvencionimi me fonde nga qeveria, kanë sjell krijimin e një modeli të suksesshëm ferme në Korçë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi nga afër një fermë në Korçë, e cila ka për investitor edhe një shqiptar të kthyer nga Kanadaja.
14 Tetor 2019, 14:53 -
Ndërron jetë gazetari Riza Hoxha
14 Tetor 2019, 14:17Riza Hoxha punoi për gati 20 vite si korrespondet i ATSH-së duke mbuluar Veriun e Shqipërisë.
-
U nxori gishtin e mesit protestuesve të Astirit, ambasadori i OSBE ndjesë publike: Respektoj protestat paqësore
14 Tetor 2019, 13:36Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike pasi i ngriti gishtin e mesit disa protestuesve të 'Astirit' që më herët kishin thirrur në kor ndaj tij, Turp-Turp. Ambasadori ishte duke ecur në trotuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kur disa nga protestuesit thërritën" Shame on you". Një ditë pas këtij gjesti, ai ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij duke thënë se e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht. Arrestimet e protestuesve janë bërë nga policia e Tiranës për shkak të bllokimit të rrugës
-
Lëvizja për Universitetin nis vitin akademik me protestë para Ministrisë së Arsimit: Nuk janë përmbushur kushtet (VIDEO)
14 Tetor 2019, 13:28Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë dalë ditën e sotme në një protestë përpara Ministrisë së Arsimit duke pretenduar se ende nuk janë përmbushur kushtet e Paktit për Universitetin të premtuara pas protestave masive që u zhvilluan vitin e kaluar akademik.
-
Gjykata Kushtetuese një muaj larg funksionimit, ja emrat e kandidatëve
14 Tetor 2019, 12:34Brenda 1 muaji pritet që Gjykata Kushtetuese të ketë 4 anetarë të rinj. Nëse Presidenti dhe Kuvendi arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashket, në nëntor (pra pas një muaji nga afatet që duhen miratuar kandidatët), Gjykata Kushtetuese do të ketë 5 anetarë, një anëtar larg hapit për tu bërë funksionale, siç është edhe një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.
-
'Nuk pranon ti me pi kafe me 50 €'/ Zbardhet letra për balerinën e lokalit që shfrytëzohej si prostitutë, pranga pronarit shkodran
14 Tetor 2019, 12:14Një 50 vjeçar i dënuar për vrasje me dashje ka rënë në prangat e policisë, pasi në lokalin e tij iu sekuestruan mbetje kokaine, si dhe i dyshuar se shfrytëzonte për prostitucion vajzat që punësonte si balerinë.
-
Ambasadorja e Francës flet për negociatat e Shqipërisë: Po aq të rëndësishme sa Brexit (VIDEO)
14 Tetor 2019, 12:06Vasac e ka cilësuar të rëndësishëm, vendimin që pritet të merret nga vendet anëtare të BE-së, ndërsa ka shtuar se ende nuk dihet nëse do të jetë pozitiv apo negativ.
-
Pogradec/ Arrestohet 46- vjeçari, transportonte me kamion drru zjarri pa leje
14 Tetor 2019, 12:01Personi L.V. banues në Vërdovë të Pogradecit, po transportonte 16m³ dru zjarri me kamionin tip “Benz”.
-
Banorët e Astirit si PD-ja: Deri në datë 18 tetor s'do ketë protesta, në 19 flasim ndryshe
14 Tetor 2019, 11:40Banorët e Astirit do të zhvillojnë sot protestën e fundit dhe do të rikthehen sërish në datën 19 tetor, një ditë pasi të jepet vendimi për çeljen ose jo te negociatave me Bashkimin Europian.
-
Grupi i fajdeve/ Arrestohet në Paraguaj Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës (FOTO)
14 Tetor 2019, 11:38Arrestohet nga policia e Paraguajit Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani. 31-vjeçari Radovani ishte në listë e Interpolit për llogari të shtetit shqiptar në lidhje me skemën e fajdeve ku ai rezulton t'i ketë marrë persona të ndryshëm shuma parash që shkojnë në disa milionë euro.
-
Po u shiste kokainë disa personave, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër
14 Tetor 2019, 10:09Si rezultat i veprimeve hetimore dhe si rezultat i operacionit policor "Club", u arrestua në flagrancë Sirian Reçi 24 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.
-
Lamtumirë Eduard Leli! Djali: Miqtë, pasuria më e madhe që la! Vëllai: Ishte njeri i madh (VIDEO)
14 Tetor 2019, 10:05Është përcjellë për në banesën e fundit këtë të hënë vëllai i kryebashkiakut të Vlorës. Eduard Leli u nda nga jeta ditën e djeshme pas një sëmundje të rëndë nga e cila kurohej prej një viti.
-
Shteti i Kuvajtit solidarizohet me Shqipërinë, ndihma për të prekurit nga tërmeti
14 Tetor 2019, 09:17Ambasada e Kuvajtit nëpërmjet fondacioneve bamirëse kuvajtiane në vendin tonë, dorëzoi 2000 pako me nga 25 kg ushqime bazë pranë magazinave të Rezervave Materiale të Shtetit.
-
Krujë- Drogë në banesë, arrestohet 44-vjeçari
14 Tetor 2019, 09:14Një person është arrestuar si dhe janë sekuestruar 26 kg kanabis. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.
-
Terrorizohen inspektorët e pyjeve në Bulqizë/ Kërcënohen me armë zjarri nga disa persona që udhëtonin me furoristrada
14 Tetor 2019, 08:12Një grup inspektorësh të Pyjeve janë kërcënuar mbrëmjen e djeshme në Bulqizë nga disa persona të cilët udhëtonin me dy fuoristrada. Ata janë kërcënuar me armë zjarri në momentin kur kanë ndaluar për kontroll një kamion që po transportonte dru.
-
Po prisnin dru në parkun Kombëtar të Karavastasë, arrestohen dy persona (VIDEO)
14 Tetor 2019, 07:54Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur në parkun Kombëtar të Kavastasë duke prerë drurë.
-
ONM: Pse u transferua dosja e 12 ton kanabis?! Hajdarmataj: E vendosi prokurori i çështjes, si drejtues nuk ndërhyra!
14 Tetor 2019, 07:31Vettingu/ Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar një shpjegim Besim Hajdarmataj ish drejtuesit të Krimeve të Rënda që kandidoi për SPAK se si u transferua dosja e 12 ton canabis sekuestruar në Përmet në 2017 tek Prokuroria e Përmetit. Hajdarmataj tha se ai ka respektuar pavarësinë e prokurorit të çështjes pasi kështu e detyron ligji, ndërsa mbi 25 denoncimet e bëra për të KPK tha se nuk kishin prova që faktonin shkeljen e ligjit.
-
Mendonit se mbaruan ditët me diell?! Mësoni si do të jetë moti në ditët në vijim
14 Tetor 2019, 07:18Java që shkoi u mbyll me një ditë vjeshte me diell. E njëjta situatë, do të jetë prezente gjatë pesë ditëve të ardhshme.
-
Basha sulmon Report TV, Top Channel dhe gazetarët me emër
13 Tetor 2019, 21:52Gjatë protestës së banorëve të Astirit në Tiranë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmoi pa arsye televizionet Report TV dhe Top Channel.
-
Remont në kabina, OSHEE: Në këto zona të Tiranës do të ndërpritet energjia
13 Tetor 2019, 21:07Sipas OSHEE stakimi i energjisë do të bëhet për shkak të rikonstruksionit të kabinave elektrike.