Kronikë
-
Presidenti Meta bën thirrje që të dëgjohen shqetësimet e ndërkombëtarëve dhe gazetarëve, pasi sipas tij pa një media të lirë rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.
17 Dhjetor 2019, 13:16 -
Ruçi takim lamtumire me Cutillon: Mirënjohje për ndihmën e Italisë për familjet e prekura nga tërmeti
17 Dhjetor 2019, 13:10Ruçi e përgëzoi Ambasadorin Cutillo për mandatin e tij të sukseshëm dhe kontributin në fuqizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve.
-
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në KiE: Rishikoni paketën 'anti-shpifje', rregullimi nga shteti minon lirinë e shprehjes
17 Dhjetor 2019, 11:53Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović i kërkon kuvendit të Shqipërisë të rishikojë draftet e paketës anti-shpifje që për herë t ëparë përfshin median online, me argumentin se duhen përshtatur sipas standardeve të vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Këshilli i Europës. "Këto pr.ligje kanë nevojë urgjente për përmirësime. Disa parashikime nuk janë në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut, që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit"
-
PS dhe opozita 'OK' ligjit të rindërtimit dhe bonusit të qirasë për të prekurit nga tërmeti
17 Dhjetor 2019, 11:44Të gjithë anëtarët e Komisionit të Ekonomisë kanë votuar për 2 aktet normative atë të përballimit për fatkeqësitë natyrore dhe subvencionin e qerasë për të prekurit nga tërmeti. Të dyja aktet pritet që ta kalojnë ditën e mërkurë për votim në kuvendin e Shqipërisë.
-
Katër anëtarët e 'Grupit Bajri' padisin gjyqtaren Iliriana Olldashi për shpërdorim detyre: Po mundohen të na mbajnë me çdo kusht në burg (DOKUMENTI)
17 Dhjetor 2019, 11:33Edhe më herët, të katër anëtaret e grupit i janë drejtuar Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit me kerkesë ankimore ndaj Gjyqtares Iliriana Olldashi dhe Prokurorit Anton Martini duke kërkuar me ngulm largimin e tyre nga sistemi i drejtësisë.
-
Reporterët pa Kufij: Në vitin 2019, 49 gazetarë të vrarë në botë, 389 në burgje dhe 57 ende peng
17 Dhjetor 2019, 11:24Sivjet është shënuar numri më i vogël i gazetarëve të vrarë që nga viti 2003 dhe paraqet një rënie prej 44 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kina është vendi që mban në burg një të tretën e gazetarëve të arrestuar në mënyrë arbitrare, përkatësisht 120 gazetarë të burgosur.
-
Ja si u grabit toka 2.3 mln euro në Rradhimë nga i dënuari me 3 vjet burg! 8 persona blenë pronën tek një anonim
17 Dhjetor 2019, 11:16Sekuestrimi i pasurisë me vlerë 2.3 milion euro, ka nxjerrë në dritë mekanizmin e tjetërsimit të pronave në Vlorë dhe emrat e blerësve të kësaj pasurie tepër të lakmuar në Rradhimë
-
Lejuan pushtimin e bregdetit/ Arrestohen tre punonjës të Zonave të Mbrojtura në Velipojë
17 Dhjetor 2019, 11:16Arrestimet dhe procedimet në gjendje të lirë janë bërë pasi pas kontrolleve në Velipojë janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime, rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj.
-
Kërkohej në Shqipëri, 43-vjeçari plumb në kokë policit malazez: Donte t'i vriste dhe kolegun, por iu bllokua arma! Report Tv në shtëpinë e familjes nga Kopliku
17 Dhjetor 2019, 10:59Në fshatin ku kanë vendlindjen familja Hasanaj banorët tregohen të rezervuar në komentet për ngjarjen e rëndë ku u përfshinë familja Hasanaj. Ata shprehen se shumë pak komunikim kanë patur me ta, ndërsa shpesh herë i kanë parë që ikin dhe vinin në banesën e tyre në Koplik. Mediat malazeze thonë se Luan Hasanaj donte të vriste edhe kolegun e policit malazez, por ju bllokua arma. Në pranga edhe nëna e tij Nure, dhe vëllai Lulëzim Hasanaj.
-
Rama i rrethuar nga fëmijët në Durrës me këngë për Vitin e Ri dhe një surprizë: Ti kurrë nuk je vetëm...(VIDEO)
17 Dhjetor 2019, 10:56Në njërën nga ambientet e përshtatura si kopsht për fëmijët, kryeministri ka kënduar edhe një këngë me fëmijët.
-
Po shkonte në punë në servis, makina përplas për vdekje në Fushë-Krujë djalin e vetëm të familjes (VIDEO)
17 Dhjetor 2019, 10:32Përplasja ka qenë fatale për të riun që ka humbur jetën në vend.
-
Dëmet në Lezhë, bashkia miraton qiranë për 160 familje, Ndreu: Pas vlerësimit, do fillojmë shembjet (VIDEO)
17 Dhjetor 2019, 10:23Familjeve të prekura nga tërmeti në Lezhë do t'ju paguhet qiraja deri në rindërtimin apo rikonstruksinon e banesave që janë dëmtuar.
-
Po thyente xhamat, qytetari i bën gjëmën, kapet hajduti i makinave në Tiranë, iu zbuluan edhe 7 të tjera
17 Dhjetor 2019, 09:39Në momentin që kishte thyer xhamat trekëndësh të dy automjeteve një banor njoftoi policinë.
-
Durrës/ U vidhnin me forcë varëset e floririt nga qafa grave të moshuara, arrestohen 2 'skifterët'
17 Dhjetor 2019, 09:01Nga hetimet e kryera duke përdorur edhe metodat proaktive rezultoi se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë dy muajve të fundit kanë realizuar 7 vjedhje të varëseve në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.
-
Basha takon Paul McCarthy: Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës
17 Dhjetor 2019, 08:50Basha shkruan se në takimin me Paul McCarthy ka folur rreth krizës politike dhe bashkëpunimit kundër korrupsionit.
-
Aksident në Lezhë, po kalonte në rrugë, makina përplas një adoleshente
17 Dhjetor 2019, 08:40E plagosura ndodhet në spital, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat
-
Vdekja e Rexhina Debrovës gjatë lindjes, kërkohet arrestimi i mjekut Ardjan Kadaifçiu që u largua në SHBA
17 Dhjetor 2019, 08:32Policia dhe prokuroria kërkojnë ndihmën e Interpol për arrestimin në SHBA dhe ekstradimin e mjekut në Shqipëri.
-
Reshje të lehta shiu dhe temperatura të ulta, mësoni si do të jetë moti për sot
17 Dhjetor 2019, 07:22Të njëjtat kushte atmosferike do të mbeten edhe gjatë pasdites dhe orëve të natës.
-
Godinat e shembura nga tërmeti/ Gjykata e Durrësit cakton 'arrest me burg' për 9 të arrestuarit! Ndërtuesit dhe zyrtarët kundërshtojnë akuzat
17 Dhjetor 2019, 07:19Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 9 të arrestuarit për banesat e shembura nga tërmeti që lanë pas viktima. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë nga “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.
-
DOSJA hetimore: Muret mbajtës të pallatit 6-katësh, u zëvendësuan me vetrata xhami! Zbulohet emri i ndërtuesit në kërkim të vilës së Lalajve
16 Dhjetor 2019, 22:50Eksperti i vdekur firmosi për qëndrueshmërinë e hotel “Mira Mare”. Ndërtimet në Durrës leje pa leje legalizimi e kat pas kati. Ndërtuesi i këtij objekti është personi i shpallur në kërkim nga prokuroria Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes “Lala”, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit.