Kronikë
-
Sipas policisë tre personat në bashkëpunim me njëri tjetrin ushtruan dhunë fizike duke goditur me sende të forta nusen 25-vjeçe, e cila ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
7 Shtator 2019, 11:38 -
Doktori i portit të Durrësit i shpëton jetën turistit italian (FOTO+VIDEO)
7 Shtator 2019, 09:54Në orën 22:40 Kapiteneria e Portit Durrës ka marrë thirrjen për ndihmë nga krociera "MSC Magnifica" rreth 20 milje larg nga Durrësi, pasi një turist kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej ndihma e menjëhershme.
-
Prostitucion, përdhunim dhe trafik, kapet lezhjani me disa emra i dënuar në Itali
7 Shtator 2019, 09:42Kastriot Marku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për katër veprat penale që akuzohet.
-
Dreka që u kthye në masakër për pulat e detit/ Dinamika si Ritvan Zykaj vrau tetë persona
7 Shtator 2019, 09:31“Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e kësaj ngjarje të ndodhur pasditen e 10 gushtit 2018, ku tregohet me detaje se çfarë ka ndodhur para dhe pas drekës familjare, ku prezent ishte dhe autori Ritvan Zykaj. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 14 gëzhoja të qitura nga armë zjarri të kalibrit 7.62mm.
-
Anti-informaliteti godet edhe kambistët, 5 të arrestuar në Shkodër, sekuestrohen edhe paratë (EMRAT)
7 Shtator 2019, 09:20Të arrestuarit dhe personat që po ndiqen në gjendje të lirë në hetim kanë qenë të proceduar më parë për këtë vepër penale.
-
Forcat e SHBA-së, Anglisë dhe Gjermanisë zbarkojnë në Shqipëri për stërvitje ushtarake (VIDEO)
7 Shtator 2019, 09:04Trupat dhe mjetet e forcave të armatosura nga Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të stërviten 1 javë në fshatin Bizë të Tiranës
-
Keni plane për fundjavën? Mos dilni nga shtëpia pa parë motin
7 Shtator 2019, 08:32Vjeshta ka nisur me kohë të paqëndrueshme dhe kjo do të karakterizojë edhe këtë të shtunë, ku paraditja do të mbizotërohet ka kthjellime por edhe vranësira në zonën malore të vendit.
-
Tronditet Librazhdi/ Burri masakron gruan me thikë në sy të djalit dhe më pas hidhet nga pallati (VIDEO)
7 Shtator 2019, 00:18Krimi në familje godet sërish. Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Librazhdit mbrëmjen e kaluar. Një burrë masakroi me thikë gruan e tij dhe më pas u hodh nga kati i katërt i pallatit duke gjetur edhe vdekjen. Daut Gjokola 53 vjeç vrau gruan Luljeta Gjokola 49 vjeçe duke e qëlluar mbi 7 herë me thikë dhe u hodh nga pallati. Çifti ka dy fëmijë, djali ishte i pranishëm kur ndodhi ngjarja dhe dërgoi nënën në spital, kur u kthye gjeti të atin pajetë para hyrjes së pallatit.
-
-
-
Vrasja e Santiagos, hija e klanit 'Duka' pas ekzekutimit të ish-policit të Tiranës
6 Shtator 2019, 20:15Një grup kriminal që po fiton ndjeshëm teren në kryeqytet, hetohet për vrasjen që tronditi Tiranën...
-
-
Ibrahimaj në Report Tv: Në shtator ndryshojmë ligjin që frenon favoret e gjykatave ndaj bizneseve në shkelje
6 Shtator 2019, 19:52Aksioni anti-informalitet. Delina Ibrahimaj , drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve deklaroi se në disa raste, gjykata i ka hedhur poshtë gjykimet e autoriteteve duke funksionuar në paligjshmëri. Ajo tha se nga shtatori do të rishikohet ligji i cili do të synojë që gjobat që mbyllin bizneset në shkelje të mos zgjasin 30 ditë por derisa detyrimet të paguhen.
-
Bie në kontakt me korrentin, ndërron jetë 55-vjeçari në Durrës (Emri)
6 Shtator 2019, 19:47Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare të Currilave në afërsi të vendit që njihet si 'porti i gjermanit'. Viktima është Beniamin Ismaili.
-
Rrëzimi i skelës nga kati i gjashtë ku vdiqën dy punëtorët, Apeli mbyll në burg inxhinierin Ilir Bendo
6 Shtator 2019, 19:30Vendimi është marë nga treshja e gjyqtarëve Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gert Shala, e cila ka shqyrtuar kërkesat e të arrestuarve për ndryshimin e masës së sigurisë personale.
-
Lejuan prerjen e pyjeve në Shkodër dhe Malësi të Madhe/ Nën hetim drejtorë dhe inspektorë
6 Shtator 2019, 18:595 punonjës të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve Ujërave dhe Turizimit Shkodër dhe Malësi e Madhe janë vënë nën hetim pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
-
Vijon plazhi në Shëngjin, operatorët turistikë: Fluksi si në korrik, kemi ende prenotime
6 Shtator 2019, 18:57Mbyllja e sezonit veror në Shëngjin të Lezhës është ende larg. Pavarësisht se jemi në javën e parë të shtatorit plazhi është i tejmbushur. Sipas operatorëve turistik edhe java e dytë e këtij muaji është e pronotuar, ndërsa pritshmëritë janë të larta.
-
Inspektime në rrugën e lumit të Vlorës! Lelit i plotësohet ëndrra e fëmijërisë, Rama pritet me iso 'labçe' nga banorët e zonës
6 Shtator 2019, 18:17Kryeministri Edi Rama ishte sot Vlorë, ku dhe inspektoi ecurinë e punimeve të rrugës së Lumit të Vlorës një prej investimeve strategjike me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e social për të gjithë zonën.
-
Ishte përjashtuar nga policia, Malko u punësua inspektor pyjesh, pas vrasjes ikën Kryeinspektori
6 Shtator 2019, 18:09Report Tv mëson se Malko pas përjashtimit nga radhët e policisë së shtetit ka qenë pjesë e Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve. Lajmi konfirmohet nga të afërm të Malkos për Report Tv.
-
Akuzat ndaj Peleshit për Silicon Mix/ MBZHR: Nuk është i dëmshëm! Kaloi në disa filtra derisa u firmos nga ish-ministri
6 Shtator 2019, 16:59Ministria e Bujqësisë reagon lidhur me akuzat ndaj ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi për lëshimin e urdhrit të përdorimit të pesiticidit Silicon Mix. Ajo sqaron publikun për efektet e këtij silikoni duke parashtruar se ai jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike.