Kronikë
-
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi sot një takim me Shefen e Departamentit të Hetimeve Kriminale të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike në Departamentin e Shtetit, Karen Riley. Vizita ishte në kuadër të bashkëpunimit të Zyrës së Hetimeve Kriminale ne Departamentin e Shtetit dhe Policisë së Shtetit.
5 Prill 2019, 17:24 -
Drogë dhe prostitucion/ Goditet mafia shqiptare në 5 shtete, 64 të arrestuar, Europol: Do ketë operacione të tjera
5 Prill 2019, 17:0055 shqiptarë u arrestuan në Belgjikë, duke përfshirë drejtuesit, 7 në Holandë dhe 2 të tjerë në Francë në këtë hetim të udhëhequr nga Belgjika në bashkëpunim me Francën, Holandën, Italinë dhe Britaninë e Madhe. Të arrestuarit kultivonin dhe trafikonin kanabis, trafikonin qenie njerëzore për prostitucion, ndërsa akuzohen edhe për pastrim parash. Policia evropiane (EUROPOL) thekson në njoftim se goditja e bandave shqiptare në Europë do të vijojë me operacione të tjera në të ardhmen e afërt.
-
Vettingu la në fuqi shkarkimin, prokurori: Gabova me nusen, jemi si në kohën e xhaxhit
5 Prill 2019, 16:49ReportTv ka siguruar vendimin e KPA ku rezulton se 4 anëtarë kanë që qenë pro shkarkimit ndërsa ish kryeprokurorja Ina Rama ka votuar që ai të rikthehet në detyrë. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Sadiku në rrjetet sociale duke u shprehur se gabimi i tij i vetëm ishte se kur u martua nuk pyeti nusen nëse kishte paguar apo jo sigurime shoqërore gjatë viteve të punës.
-
Drogë në makinë drejt Greqisë, në pranga 38-vjeçari
5 Prill 2019, 15:46Në pranga ka rënë G.Gj banues në Divjakë. Mësohet se 38-vjeçari me mjetin tip “Toyota" tentoi që kalonte drogën përtej kufirit, por u kap në flagrancë pas skanimit.
-
U shpërtheu granata teksa luanin/ Vdes 11-vjeçari, motra e tij e plagosur me helikopter drejt Tiranës
5 Prill 2019, 15:39Një djalë 11-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që motra e tij 9-vjeçare, është plagosur rëndë në fshatin Koçaj, në Bulqizë pasi ishin duke luajtur me një granatë e cila ka shpërthyer.
-
Banorët e Kodër-Kamzës dalin në mbrojtje të shkollës së re: Do jemi këtu çdo ditë, e duam për fëmijët
5 Prill 2019, 15:34Banorët e Kodër Kamzës në Njësinë Administrative Nr.11 kërkojnë me ngulm ndërtimin e shkollës së re për fëmijët e tyre. Ata kanë dalë sot në mbrojtje të projektit të shkollës së re, duke theksuar se ajo do ti shërbejë rreth 30 mijë banorëve që jetojnë në këtë zonë.
-
Prokurori telefonata e udhëtime me kriminelë...dhe probleme me pasurinë
5 Prill 2019, 14:52Komisioni i Vettingut gjen me shkelje kreun e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademin, duke i rrezikuar edhe shkarkimin. Sipas KPK, Ademi është shoqëruar me persona që i ka pasur nën hetim për drogë e armë e ndërsa i janë gjetur shkelje edhe në deklarimin e pasurisë. Seanca dëgjimore është shoqeruar me debate.
-
PD del dy herë huq me Ramën për t'i zënë pritë në Kukës
5 Prill 2019, 14:28Militantët demokratë tentuan dy herë të blokojnë kreun e qeverisë gjatë vizitës në Kukës, por nuk ia arritën. Pas njoftimit se Rama do të udhëtonte në Kukës, militantët e opozitës ne kryetarin e bashkisë në krye udhëtuan drejt Rrugës së Kombit me pankarta në duar për t'i bllokuar rrugën, por kreu i qeverisë arriti në qytetin verilindor me helikopter dhe takimin e zhvilloi në aeroportin Kukësit.
-
DETAJET/ Si do të funksionojë shoqëria shtetërorë për ruajtjen fizike 'Illyrian Guard'
5 Prill 2019, 14:13Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj ka dhënë detaje se si do të funksionojë shoqëria tregtare “Illyrian Guard”, e para kompani 100 % në pronësi të shtetit. Një kompani shtetërore e ruajtjes së sigurisë fizike të personave dhe pronave shtetërore, me punonjës të Policisë së Shtetit.
-
Ish-deputeti i PD drejton protestën kundër shkollës së re në Kodër-Kamëz
5 Prill 2019, 13:55Protesta kundër projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re në Kodër-Kamëz drejtohet nga drejtues të lartë dhe ish deputetë të Partisë Demokratike.
-
Veliaj në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor: Vitin e ardhshëm do zhvillohet te piramida
5 Prill 2019, 13:23Veliaj shtoi se gjatë këtij takimi Tirana u vlerësua si një nga modelet që ka bërë më shumë në këtë drejtim, ndërsa u përzgjodh si vendi që do të organizojë Samitin e ardhshëm Digjital të Ballkanit, pikërisht te Piramida, e cila do të transformohet në një qendër teknologjie dhe kodimi.
-
Mazniku: Shkollën e kërkuan banorët në Kodër-Kamëz, ndërtohet në truall privat
5 Prill 2019, 13:06Shkolla e re moderne që do të ndërtohet për të gjithë fëmijët e Njësisë 11 në Kodër Kamëz nuk prek asnjë pjesë të territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, as godinat aktuale dhe as konceptin e kampusit universitar.
-
Dallgë deri në 9 ballë, paralizohet lundrimi në Vlorë (VIDEO)
5 Prill 2019, 12:45Erërat e forta kanë bërë që trageti i linjës Vlorë- Brindisi të mbërrijë me vonesë, e ndërsa nga kapiteneria e portit paralajmërohet përkeqësim i motit në orët në vijim.
-
Përzgjidhen 25 prokurorët për SPAK (EMRAT)
5 Prill 2019, 12:39Përzgjidhen 25 prokurorët që do të hetojnë krimet dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, i njohur si SPAK. Nga 25 të përzgjedhurit 4 do të nisin punën direkt pasi kanë kaluar vettingun, ndërsa 21 të tjerët do të nisin punën sapo të kalojnë procesin e kontrollit.
-
Pusetat që po rrezikojnë të 'hanë' kokat e banorëve: Si shpëtoi djali me nusen dhe fëmijët (VIDEO)
5 Prill 2019, 12:28Në një vëzhgim të lirë të bërë nga gazetari i Report TV, rreth 55 puseta u mungojnë kapakët dhe janë zëvendësuar nga goma makinash për të shmangur aksidente me pasoja të rënda. Sipas banorëve, shkak për këtë është bërë jo vetëm vjedhja, por cilësia e dobët e tyre, fakt i pranuar edhe nga vetë kompania që ka ndërtuar rrugën.
-
U 'spiunuan' nga fqinjët, policia vë në pranga 'fermerët' me kanabis, nën hetim dhe kryeplaku
5 Prill 2019, 12:094 persona kanë rënë në prangat e policisë për kultivim të lëndëve narkotike dhe një kryeplak fshati është vënë në hetim një kryeplak fshati për shkak se nuk kishte raportuar për këtë shkelje.
-
Incident në Tiranë! Ministri serb nuk pranon që homologu i Kosovës të ulet në tryezën e OKB-së (VIDEO)
5 Prill 2019, 11:43Konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë kanë zbritur edhe në Tiranë, ku u mbajt konferenca rajonale për Klimën. Delegacioni serb nuk ka pranuar që të ulet në të njëjtën tryezë me palën kosovare, pasi Kosova nuk është anëtare më të drejta të plota në OKB. Sipas ministrit Klosi, Kosova është ftuar nga Shqipëria, ndërsa ministri Kosovar Fatmir Matoshi theksoi se aty ku flitet për problemet e Ballkanit duhet të jetë edhe Shqipëria.
-
Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca, zv.ministrja: Mos tentoni azil, kosto e madhe dhe një hap i gabuar! (VIDEO)
5 Prill 2019, 11:34Operacionet e riatdhesimit janë organizuar në koordinim mes dy vendeve. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaron se qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së, për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.
-
Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt SHBA
5 Prill 2019, 11:18Të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Amerikës duhet të kenë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit.
-
Arrestohet në Rinas, laçjani i dënuar në Itali me 11 vite burg
5 Prill 2019, 11:09Ardian Bratu, i dënuar me 11 vite burg në Itali, u arrestua nga policia në Rinas, dy ditë më parë. Shqiptari nga Laçi, është dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.