Kronikë
-
Fotoja e një të riu, Esli Levendi, 21 vjeç publikuar në media, edhe nga Shqiptarja.com, si person i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë, më 18 mars , nuk i përket autorit të dyshuar. Fotoja i përket në të vërtetë një djali 19-vjeçar me origjinë nga Vlora dhe banim në Tiranë, ku kryen studimet, dhe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen kriminale.
26 Mars 2019, 15:28 -
Dy vëllezërit indianë ishin në Rinas kur i arrestuan kunatin, INTERPOL: Nuk janë në kërkim
26 Mars 2019, 14:32Në të njëjtën ditë që indiani, Patel, i akuzuar për pastrim parash u arrestua në Rinas në tentativë për tu arratisur, bashkë me të kanë qenë edhe kunetërit e tij, vëllezërit Sandesara, të cilët kanë flutuar me charter ng aTirana në Dubai pa asnjë problem ligjor. Burime për Shqiptarja.com thanë se nuk ka pasur asnjë urdhër arresti ndërkombëtar për ndalimin e tyre.
-
'Jemi ofenduar'/ Largohen avokatët, dështon gjyqi për vrasjen e Marvi Mihalit
26 Mars 2019, 13:58Pavllo Mihali, kërkoi dënimin me nga 35 vite burg secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veproj Kanuni dhe Kurani.
-
Këta janë dy të rinjtë që dhunuan dhe grabitën familjarët në Mallakastër...teksa shihnin telenovela (VIDEO)
26 Mars 2019, 13:38Dy të rinj, i Kledi Saliaj, 21 vjeç, dhe Arben Muçaj, 22 vjeç,të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi, dolën sot para Gjykatës së Fierit. Ata akuzohen për greabitjen me dhunë në një banesë në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ndërsa sot togat e zeza vendosën ndaj tyre masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Autori i tretë i kësaj ngjarje është ende në kërkim nga forcat policore.
-
Vila me papafingo 'djeg' kreun e Prokurorisë së Lushnjes, shkarkohet edhe drejtuesi i Fierit
26 Mars 2019, 13:23Kreu i i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë, Çlirim Shahini është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi rezultoi me probleme në të tre shtyllat e vlerësimit nga Vettingu.
-
Grabitën blindat me miliona euro/ Gjykata dënon me 107 vite bandën (LISTA)
26 Mars 2019, 13:13Tetë personat akuzohen për tre episode, grabitjen e një banke të nivelit të dytë te stacioni i Trenit dhe dy të tjerat në rrugën e Rinasit në vitin 2015.
-
'Qytetari dixhital' mund t'i kushtojë shtrenjtë Sali Berishës, Policia e Shtetit ndërmerr hapin e MADH!
26 Mars 2019, 13:14Policia e Shtetit do të kallëzojë penalisht për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha sa herë që ai do të bëjë denoncime publikë në profilin e tij në Facebook, përmes informacioneve që i vijnë me mesazhe private nga qytetarë të ndryshëm. Sa herë që shpifjet ndaj policisë të faktohen, kryepolici Ardi Veliu përmes një njoftimi nga zyra e shtypit të policisë, thotë se do të ndjekë çdo hap ligjor kundrejt akuzave të pabaza.
-
Fajdet/ Detyrim paraqitje ish-prefektit të Shkodrës, burg në mungesë dy djemve të tij në arrati
26 Mars 2019, 12:58Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit, , ndërsa ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish-prefektin Paulin Radovani me kushtin që ai të mos largohet jashtë Shqipërisë.
-
Batutat/ Rama: Kam bërë konsulta mjekësore, por nuk flas se fillon fantazia... (VIDEO)
26 Mars 2019, 12:38Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me mjekët, ku paralajmëroi ashpërsimin e masave në kodin penal për dhunuesit bëri edhe disa batuta.
-
Ndryshime në kodin penal/ Rama: mjekët s'janë djaj, mos guxoni t'u prekni një fije floku (Shigjeton opozitën)
26 Mars 2019, 11:58''Goditen mjekë, policë, punonjës të shtetit, përfaqësues të popullit për shkak të detyrës, por kjo nuk mund të kthehet në sport. Është e nevojshme për të ndërhyrë në Kodin Penal'' tha Rama. Do të ashpërsojnë denimet.
-
10 mijë euro secili e dy javë ndjekje për ta vrarë! Kapen 3 ekzekutorët e Jurgen Kurtit /EMRAT - VIDEO
26 Mars 2019, 11:20Vrasës me pagesë janë personat që ekzekutuan në Tiranë, poshtë shtëpisë së tij, 26-vjeçarin Jurgen Kurti. Tre persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e të riut në hyrje të pallatit ku i riu jetonte me nënën, u vunë në pranga si autorë të paguar për vrasjen. Një i katërt dyshohet të ketë pasur rolin e koordinatorit. Burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, thanë se autorët dyshohet të jenë paguar 30 mijë euro. Nuk dihet ende se kush është personi/at që ka dashur kokën e Jurgen Kurtit. Pista kryesore e hetimeve: Hakmarrja.
-
Ekzekutimi i Nardit të Bujtinave/ I arrestuari: Ia dhashë makinën, por s'e dija se do të bënte vrasje
26 Mars 2019, 11:02Alfred Martini ka pranuar se i ka dhënë makinën e tij autorit të vrasjes me inicialet K.S ditën e ngjarjen, por thotë se nuk e dinte se kishte planifikuar vrasjen.
-
'Atentat ndaj avokatisë'/ Korça dhe Fieri solidaritet me Elbasanin, bojkot gjyqeve pas vrasjes së Gurrës
26 Mars 2019, 10:53Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena u shpreh se do të bojkotojnë gjyqet tre ditë, ndërsa shtoi se ka besim drejtësia do të zbardh vrasjen, të cilën e cilësoi si atentat ndaj institucionit të Avokatisë. Edhe avokatët e Fierit kanë vendosur të bojkotojnë procest gjyqësore në tre ditët në vijim.
-
Dështon sërish seanca për pretencën ndaj Kelmend Balilit
26 Mars 2019, 10:37Dështon sërish seanca gjyqësore ndaj Kelment Balilit, të konsideruarit nga mediat greke si 'Escobari i Balllkanit'. Seanca gjyqësore ku do të jepej pretenca është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të Balilit, Theodhori Sollakut. Një mungesë pa arsye, ndryshe nga hera e shkuar ku ai paraqiti një raport shëndetësor. Seanca e radhës do të mbahet më 2 prill në orën 13:30.
-
'Urrejtja etnike' në Shkodër/ Antiterrori: Të hapen hetimet për vendosjen e kryqit serbo-malazez
26 Mars 2019, 10:21Antiterrori iu drejtua gjykatës së Shkodrës duke kërkuar që prokuroria të nisë hetimet. Kësaj here të pranishëm në sallën e gjyqit ishin vetëm njëra palë, seksioni i Antiterrorit të policisë ndërsa nuk ishte i pranishëm prokurori i çështjes Ermir Lelçaj.
-
53 fashikuj/ Dosja e Tahirit transportohet te Krimet e Rënda me 'karrocë' (VIDEO)
26 Mars 2019, 09:52Vijon seanca te Krimet e Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri. Tre prokurorët Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Arenc Çela po bëjnë parashtrimet. Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak prokuroria nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë, ndërsa avokati i Tahirit, paralajmëroi se nëse vijojnë zvarritjet do të kërkojë gjykim të shkurtuar.
-
Po kalonte rrugën, 80-vjeçari në Durrës përplaset nga makina
26 Mars 2019, 09:35Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr. 6 në qytetin bregdetar. I moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-
Shqiptari masakron me thikë gruan në sy të dhjetëra kalimtarëve, italianët i shpëtojnë jetën (VIDEO)
26 Mars 2019, 09:25Një shqiptar 48-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij, një grua 37-vjeçare me të cilën ishte në proces divorci. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në qytetin Suzzara, ku burri shqiptar e ka ndjekur gruan në parkimin e një qendre tregtare, e ka ofenduar dhe më pas nisi ta qëllojë pa pushim me thikë.
-
'Transporti' në Gjirokastër në protestë: Do futemi në grevë! Ministria dha licenca klienteliste (VIDEO)
26 Mars 2019, 08:49Shoqëritë e transportit të udhëtarëve në Gjirokastër, kanë nisur një protestë pa afat. Kjo ka sjellë paralizimin e transportit të udhëtarëve nga Gjirokastra, drejt destinacioneve të ndryshme brenda vendit.
-
Blic në Elbasan, kishin mbushur makinën me kanabis, kapen tre të rinj nga Fieri (Emrat)
26 Mars 2019, 08:38Tre të rinjtë akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim, ndërsa po punohet për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikut të drogës.