Kronikë
-
Të rejat më të fundit nga shtypi i ditës
2 Nëntor 2018, 06:45 -
Kërcënohet me SMS dhe i vendoset tritol tatimorit në Shkodër, e zbuloi nga gjoba për parkimin (EMRI+Detaje)
1 Nëntor 2018, 20:32Në momentin që i është vendosur eksploziv makina tip Benz e Nehat Zaganjorit ishte e parkuar te zona e njohur “Ura Dervishbeg”. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tatimori ka deklaruar se po gjatë ditës së djeshme ka marrë një mesazh kërcënues nga një numër i panjohur, ndërsa më pas i është vendosur eksplozivi.
-
Vrasja e minoritarit, grekët djegin sërish flamurin kuqezi, nxënëses shqiptare i bie të fikët (VIDEO)
1 Nëntor 2018, 19:36Ngjarja ka ndodhur në Kretë, ndërsa flamuri është djegur nga disa nxënës në Rrethimo. Nxënësit e gjimnazit hynë në ambientet e shkollës duke mbajtur në duar lart një flamur grek, ndërsa këndonin himnin kombëtar dhe dogjën një flamur shqiptar.
-
Iu vra djali nga RENEA, nesër dëshmon te Krimet e Rënda babai i ekstremistit grek
1 Nëntor 2018, 18:35Babai i viktimës pritet që nesër të paraqitet te Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me atë që di për ngjarjen. Familja Kacifas i dërgoi një letër prokurorit Seferi, ku kërkon rikthimin e trupit të djalit.
-
Grabisnin banesa dhe lidhnin njerëzit, goditet grupi kriminal ne Itali, mes tyre një shqiptar (Emri+ Video)
1 Nëntor 2018, 18:03Katër persona midis të cilëve edhe një shqiptar kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pas urdhër-arresteve të lëshuara nga gjykata në Itali. Shqiptari i arrestuar është Përparim Lamaj, 33 vjeç, i akuzuar bashkë me shtetasit italianë dhe një sllovak, për grabitje te ndryshme.
-
Vrasja në Bllok, shpallet në kërkim miku i të dashurit të këngëtares Elvana Gjata (EMRI+Detaje)
1 Nëntor 2018, 17:38Burime policore i thanë Report Tv se, Ajaks Boshnjaku është shpallur në kërkim, pasi grupi hetimor ka zbuluar se ai ka qenë pjesë e konfliktit fizik në lokalin ‘Monopol’ përpara se të ndodhte përplasja me armë zjarri.
-
Lushnjë, arrestohen në flagrancë 3 persona, iu sekuestrohet drogë dhe armë (VIDEO)
1 Nëntor 2018, 17:28Një grup që shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjës është goditur këtë të enjte.
-
Konfederatat shqyejnë zyrën e tyre në Elbasan, Nikolla: Godina u uzurpua për t’u bërë pallat
1 Nëntor 2018, 17:29Sipas tij mbyllja e zyrave të konfederatë është bërë forcërisht, ndërkohë që ato janë në pronësi të sindikatës për më shumë se 20 vite. Hapja e zyrës është bërë duke u shqyer dera kryesore.
-
Braktiset nga familja, autori i masakrës në Selenicë kërkon të lexojë libra
1 Nëntor 2018, 16:33Ngjarja e Selenicës, ku mbetën të vrarë 8 persona, mbetet një nga ngjarjet më të rënda të regjistruara në Shqipëri. Ritvan Zykaj,i cili tanimë cilësohet si mostra e Selenicës, ekzekutoi më datë 10 gusht të këtij viti tetë persona. Një ditë më pas, ai u arrestua nga Policia dhe FNSH. Përgjatë këtyre tre muajve, Zykaj mësohet se nuk ka shfaqur shenja të dhunshme në paraburgimin e Vlorës.
-
Ankimoi vendimin kundër KPK, caktohet trupa gjykuese për "sheikun" e Gjykatës së Lartë
1 Nëntor 2018, 16:18Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi këtë të enjte caktimin me short të trupës gjykuese që do të marrë në vlerësim ankimimin për subjektin e rivlerësimit Artan Broçi, gjyqtar pranë Gjykatë së Lartë, kundër vendimit të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit.
-
Vrasja e gjyqtares Hafizi, i shoqi vrasës flet në Gjykatë: Ja sa kam paguar për të
1 Nëntor 2018, 13:38Seanca fillimisht është zhvilluar me dyer të hapura, por më pas me kërkesën e të pandehurit, gjykata ka vendosur të mbyllë dyert. Kasemi ka thënë se ka 4 elementë të jetës në cift mes tij dhe gjyqtares së vrarë, Fildes Hafizi. Shqiptarja.com ka siguruar pjesë nga dëshmia e Kasemit në Gjykatë, ku ai ka bërë një llogari të shpenzimeve që ka bërë për Hafizin, ku ka përmendur të gjitha pagesat e bëra për të.
-
Qëlloi me kallashnikov në ajër, pranga 22-vjeçarit nga Fushë-Kruja (Emri)
1 Nëntor 2018, 12:00Gjatë kontrolleve në banesën e të riut, në dhomën e gjumit u gjet arma tip kallashnikov model 56 dhe 15 fishekë luftarakë.
-
'Kanabis çokollatë dhe kokainë në shtëpi'/ Shpallet në kërkim pronari i makinës që u kap me drogë në Kakavijë
1 Nëntor 2018, 10:41Ditën e djeshme, në Kakavijë u kap një sasi prej 4 kg kokainë e fshehur brenda një makine Benz. Policia arrestoi shoferin e makinës një 46-vjeçar, i identifikuar si Selim Lazaj.
-
Franca e dëboi drejt Shqipërisë, qytetarët protestë për familjen Mitaj: Do të shohim sërish Amarildën
1 Nëntor 2018, 10:51Rastit i dëbimit të një familje shqiptare është pritur me mjaft revolta nga shoqata të ndryshme kundër racizmit ne Francë. Familja bashkë me fëmijët u dëbua nga shteti francez, një javë më parë me vendim të prefektit të Pyrénées-Orientales ka mbërritur të enjten në Tiranë.
-
Vdekja e 60-vjeçares në llixhat e Elbasanit dyshohet se erdhi nga gazrat, pushuesit mbikqyren nga një mjek pensionist
1 Nëntor 2018, 10:48Report Tv ka mësuar se 60-vjeçarja dyshohet se ka humbur jetën për shkak të gazrave që lëshojnë ujërat termalë
-
Kuvendi/ Opozita bojkot, Xhafaj ulet në fund të sallës, zgjidhen dy anëtarët e rinj të KQZ
1 Nëntor 2018, 10:33Bularati po diskutohet edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti socialist Alket Hyseni ka kritikuar opozitën për qendrimin e saj, pasi sipas Hysenit, RENEA bëri detyrën me vrasjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kacifa. Ndërsa deputeti Ndreu ka sfiduar nga foltorja ish-kryeministrin, Sali Berisha. Në seancë u paraqit edhe ministri Fatmir Xhafaj.
-
Vlorë/ Arrestohen dy drejtuesë mjetesh, ngisnin makinat në gjendje të dehur (Emrat)
1 Nëntor 2018, 09:37Të arrestuarit janë Albert Binaj dhe Denis Lalaj
-
Elbasan, merrte ryfshet, ndalohet infermierja e Spitalit Psikiatrik (Emri)
1 Nëntor 2018, 09:31Infermierja quhet Shpresa Tollumi, 50 vjeçe, banuese në Bujaras të Elbasanit.
-
'Kaçifas', mediat greke: Greqia hetim paralel. Krimet e Rënda kërkojnë pamjet filmike të RENEA-s
1 Nëntor 2018, 09:12Pas lajmit se familja tërhiqet nga autopsia e dytë dhe ekspertimi i tij nga mjekë ligjorë në Tiranë, mediat greke shkruajnë se hetime për këtë vrasje po bëhen edhe në Greqi. Ndërkohë që ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos, i cili ka thënë se Kaçifa kishte një armë me vete dhe po qëllonte mbi policinë.
-
9 orë autobotët bllokuar në aksin Patos-Ballsh, pas derdhjes së solarit, hapet rruga (VIDEO)
1 Nëntor 2018, 08:23Zjarrfikëset nga Patosi dhe Fieri kanë shkuar që dje në zonë dhe 9 orë pas bllokimit rruga tashmë është hapur.