Kronikë
-
Portieri i ekipit të Partizanit është arrestuar ditën e sotme nga policia. "Shqiptarja.com" mëson se Alban Hoxha është kapur në gjendje të dehur teksa drejtonte mjetin e tij.
25 Nëntor 2018, 18:10 -
Harrojnë sobën e gatimit ndezur, përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan (VDEO)
25 Nëntor 2018, 17:38Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar pasi asnjë prej familjarëve nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, ndërkohë që flakët janë vënë nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës.
-
'Unaza e Re', Basha në protestën e banorëve: Një gisht asfalt 2 mijë euro, nesër do publikojmë faktet e projektit korruptiv
25 Nëntor 2018, 17:21Kryetari i PD, Lulzim Basha ka drejtuar edhe pasditen e sotme protestën e banorëve të "Unazës së Re". Banorët kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e saj, ndërsa kryedemokrati Basha paralajmëroi se nesër do publikohen fakte të reja pse projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhe" është korruptiv.
-
Përurimi i shtatoreve të krerëve të Lidhjes së Prizrenit bën bashkë Ramën dhe Metën, kryeministri: Asnjë tokë shqiptare të mos u jepet të huajve
25 Nëntor 2018, 16:17Në kuadër të shënimit të vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe me rastin e përkujtimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, në Kosovë u zhvillua këtë të dielë ceremonia e përurimit të tre shtatoreve të tre lidërve historikë të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit ku morën pjesë Krerët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti, Ilir Meta.
-
Vodhën Benz-in dhe e çuan për skrap, arrestohen tre të rinjtë në Berat
25 Nëntor 2018, 14:13Makina u gjet në një pikë skrapi në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit.
-
Greqi/ Humb jetën në burg 35-vjeçari shqiptar, shkaku ende mister
25 Nëntor 2018, 13:20Një shqiptar, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën në burgun e Trikalasë në Greqi, ku edhe po vuante dënimin. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 35-vjeçarit.
-
Nuk shkonte prej kohësh në shtëpi, i përfshirë në shkëmbim zjarri, detaje të reja për Altin Mullain, shqiptarin e vrarë në Greqi
25 Nëntor 2018, 12:49Report Tv ka zbuluar detaje të reja lidhur me jetën e shqiptarit të vrarë në Janinë të Greqisë gjatë një shkëmbimi zjarresh me policinë greke. Mësohet se i riu shqiptar prej kohësh nuk shkonte në shtëpi dhe se edhe më parë ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri, ndërkohë që familja e tij, ka patur dijeni për aktivitetin e tij kriminal.
-
Zbardhet kërkesa e Prokurorisë për 11 protestuesit e ndaluar, akuza: Kanë sulmuar policinë, gjetëm 40 kapsolla
25 Nëntor 2018, 11:53Prokuroria ka dalë në përfundimin se të gjithë të arrestuarit janë identifikuar nga pamjet filmike se kanë qëlluar mbi efektivët e Policisë.
-
Reshje intensive shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme
25 Nëntor 2018, 10:44Të dhënat për kushtet atmosferike për ditën e sotme janë publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit me anë të një postimi në Facebook.
-
Kanabis, armë dhe të ‘apasionuar’ pas Toni Montanës, kush janë 3 të rinjtë që u kapën me hashash në X5-ën në Sarandë (FOTO)
25 Nëntor 2018, 10:39Në një vëzhgim në rrjetet sociale të të rinjve, shihet se ata janë të apasionuar pas motorëve, makinave të shtrenja, lëndëve narkotike, dhe armëve.
-
Kanabis brenda X5-ës, arrestohen tre të rinj në Sarandë/ Sekuestrohen 2 makina dhe 5 celularë (VIDEO)
25 Nëntor 2018, 10:1432 kilogramët e kannabis u gjetën të fshehura brenda bagazhit të automjetit tip “BMW X5”.
-
Atentati në Lushnje/ Biznesmeni i plagosur, Saimir Taullau largohet nga spitali
25 Nëntor 2018, 09:47Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 47-vjeçari është larguar mbrëmë nga spitali, pasi ka marrë ndihmën mjekësore. Nuk dihet ende nëse ai është larguar për shkak të përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore apo për arsye sigurie.
-
Iu gjet kokainë në makinë dhe 8 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali
25 Nëntor 2018, 09:40Një 40 vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e së premtes nga policia italiane në zonën e Stezzano, në Itali pas dyshimeve të shumta për lëvizjeve me makinën e tij ku iu gjet një një sasi prej 40 gram drogë e tipit kokainë.
-
Protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re, Gjykata liron 10 të ndaluarit, burg për 2 të tjerët/ VD
25 Nëntor 2018, 09:16Prokuroria kërkoi burg për 5 nga 12 të ndaluarit, por gjykata ka vendosur për 10 të ndaluarit masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Seanca u zhvillua mes thirrjeve që vinin nga jashtë nga protestuesit, por edhe mes tensioneve, pasi deputetët e PD, tentuan të hynin me forcë në gjykatë. Burg për organizatorin e protestës, Dorjan Protoduari dhe për personin që tentoi të qëllojë Ramën me këpucë, Ilias Sketiraj.
-
39 patenta të pezulluara brenda natës/ Policia kontrolle për shpejtësi dhe alkool, në pranga dy të rinj (VIDEO)
25 Nëntor 2018, 08:40Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle me drager dhe radarë gjatë natës së sotme në rrugët e kryeqytetit dhe në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e kontrolleve në prangat e policisë kanë rënë dy të rinj.
-
Plagosja e Saimir Taullaut/ U arrestua në 2015 bashkë me Laert Haxhiun, alibia që ngriti kur u kap me 1.2 kg heroinë
25 Nëntor 2018, 08:14Saimir Taullau goditet me automatik në lokalin e tij në rrethrrotullimin e Plugut. I vëllai, Baki Taullau u vra në vitin 2005, ndërsa Saimiri ka lidhje të ngushta me Laert Haxhiun që akuzohet si atentatori i nipit të Aldo Bares. Ai u arrestua në vitin 2015 me Laert Haxhiun dhe në përgjimet me një person të quajtur Kastriot Zaimir, Taullau shihet se ka patur një rol aktiv në ngritjen e alibisë për të shpëtuar nga burgu.
-
Të dënuara me nga 9 vjet për mashtrim/ Ish-teleshitësja e famshme italiane dhe vajza e saj hapin biznes në Tiranë
25 Nëntor 2018, 07:54Stefania Nobile dhe ish-teleshitësja e famshme italiane Wanna Marchi janë të dyja të dënuara me nga 9 vjet për mashtrim nga drejtësia italiane. Vajza e Wanna-s, Stefania ka hapur në Shqipëri një restorant dhe dyqan.
-
I dënuari për vrasjen e Naim Zyberit do lirinë, Arben Grori kërkon rishikimin e vendimit 'burg përjetë'
25 Nëntor 2018, 07:32I dënuari për vrasjen e Naim Zyberit kërkon që t'i hiqet dënimi me burg përjetë, i dhënë në Itali. Shpresa e tij e vetme është se drejtësia shqiptare, do arrijë t'i zbusë dënimin nga burg të përjetshëm në 25 vite burgim. Grori i është drejtuar gjykatës së Tiranës me kërkesën për rishikimin e vendimit të formës së prerë më 20 maj 2003.
-
Shtypi i ditës, titujt e gazetave kryesore në vend
25 Nëntor 2018, 07:26Lexoni shtypin e ditës për sot, e dielë 25 nëntor 2018.
-
Bilanci i Vettingut/ 21 njerëzit e ndershëm të drejtësisë dhe 13 subjektet në provë
25 Nëntor 2018, 07:14Pas Vettingut janë identifikuar tre kategoritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar procesit. Bëhet fjalë për prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, të cilët do të shërbejnë në sistemin e drejtësisë, subjektet e korruptuara dhe të inkriminuara, që janë shkarkuar nga detyra si dhe një grup tjetër me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni bazë i Vetingut, por që janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe ONM.