Kronikë
-
Makina e parkuar e shqiptarit me iniciale Z.E u pikas nga një patrullë, ndërkohë që i riu kishte leje për të dalë nga shtëpia vetëm nga ora 16:00 deri në orën 00:30 të shkuar në punë.
24 Nëntor 2018, 21:44 -
Kush është Saimir Taullau, iu bënë dy atentate brenda një viti, zanafilla e konfliktit me grupin e Aldo Bares
24 Nëntor 2018, 20:27Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar për këtë vrasje grupin e Aldo Bares. Biznesmeni 47-vjecar njihet si një person me precedent penalë.
-
Lushnje/ I vëllai iu vra nga banda e Aldo Bares, plagoset në atentat biznesmeni Saimir Taullau
24 Nëntor 2018, 19:42Saimir Taullau është qëlluar para lokalit të tij. Autorët e kanë qëlluar me automatik dhe janë larguar me motor. Vëllai i tij është Baki Taullau, i vrarë në korrik të vitit 2005 nga banda e Aldo Bares për shkak të një gjobe të papaguar.
-
Trafikonin lëndë narkotike, pranga 9 personave në Greqi, mes tyre 5 shqiptarë
24 Nëntor 2018, 18:16Pesë shqiptarë dhe katër grekë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Nëntë të arrestuarit janë anëtarë të një organizate kriminale, lideri i së cilës ndodhet në burg.
-
Akuza për vrasje, trafik droge dhe prostitucion, si u arrestua shqiptari 25 identitete në Holandë
24 Nëntor 2018, 16:17Një 33-vjeçar shqiptar i identifikuar si Xhevdet Plaku i shpallur në kërkim që prej 22 shkurtit është arrestuar nga policia holandeze. “Akili” njihet si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.
-
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha: Projekti, vjedhje e agait të Surrelit. Policia, jo vegël e qeverisë
24 Nëntor 2018, 17:17Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 21-të të protestës së tyre. I pranishëm në këtë protestë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje policisë së Shtetit që të mos bëhet vegël e qeverisë. Basha e cilësoi projektin e Unazës së Re, një vjedhje dhe aferë që sipas tij po merr paratë e taksapaguesve shqiptarë.
-
Morinë/ Bllokohet furgoni me mallra dhe ilaçe kontrabandë
24 Nëntor 2018, 16:22Mallrat kontrabandë u zbuluan gjatë kontrollit me scanner në brendësi të furgonit. Menjëherë strukturat e Doganës kanë bërë ndalimin e pronarit të furgonit dhe të mjetit që po transportonte mallrat.
-
Aksident me dy viktima në Fushë-Krujë, shoferit i ra të fikët, plagoset i mituri (Foto+Detaje)
24 Nëntor 2018, 15:37Report Tv ka siguruar foto nga vendngjarja, ku sic mësohet paraprakisht, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i kthyer përmbys
-
Vidhnin makina dhe biçikleta, pranga dy personave që bënin 'kërdinë' në Durrës
24 Nëntor 2018, 15:31Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për 9 vjedhje automjetesh dhe biçikletash. Njëri prej të ndaluarve, Elton Tafa, ishte i dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa Lulëzim Ç ishte shpallur në kërkim nga policia për të njëjtën vepër penale.
-
'Boca'/ Goditet organizata e trafikut të drogës në Itali, 'truri' i saj dyshohen tre shqiptarë
24 Nëntor 2018, 14:43Operacioni i koduar “Boca” ka arrestuar më datë 22 nëntor 56 persona, pjesë të një rrjetit të trafikut të kokainës. Pjesë e tre grupeve kriminale, mediat italiane shkruajnë më tutje se truri i tyre janë 3 shqiptarë. Ende nuk dihet nëse ata janë në mesin e të arrestuarve, por ajo që dyshohet është se të ardhurat që prodhoheshin nga shitja e drogës investoheshin në Shqipëri. Bashkëpunimi i policisë italiane me atë shqiptare, belge, greke e gjermane ka zbardhur edhe rrugën e trafikut që ndiqte kjo organizatë kriminale.
-
Durrës/ 40 punonjëse helmohen në rrobaqepësi, dëshmia e gruas në spital: Patëm të vjella dhe marrje mendsh
24 Nëntor 2018, 14:0240 punonjëse të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit kanë përfunduar në spitalin e qytetit, për shkak se janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje. Paraprakisht dyshohet se janë helmuar nga kimikatet që kanë përdorur për ngjyrimin e copave. Policia ndërkohë ofron një version tjetër të situatës. Sipas saj, vetëm 8 punëtore janë ndier keq. Policia deklaron se marrja e mendve dhe këputja e këtyre tetë punëtoreve ka ardhur si pasojë e çmontimit të një kondicioneri, i cili ka lëshuar gaz. Ajo njofton gjithashtu se pronari i rrobaqepësisë, shtetasi italian është shoqëruar në komisariat dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
-
Vlorë, dy aksidente në punë, dëmtohen rëndë punëtori i naftës dhe ai i bashkisë
24 Nëntor 2018, 12:34Vlora është prekur përgjatë dy ditëve nga dy ngjarje të rënda, të ndodhura në vendin e punës. Sot, një punëtor nafte në Amonicë të Vlorës ka dëmtuar rëndë një dorë. Ndërsa ditën e djeshme, një punonjës i bashkisë teksa po merrej me dekorin e festave në qytet është goditur nga rryma elektrike, duke e lënë atë në gjendje të rëndë për jetën.
-
Plagosi Ina Nuken, flet autori Daniel Dobra: Hodha tre kapsolla, por nuk doja t’i dëmtoja/ Policia: E gjetëm nga pamjet
24 Nëntor 2018, 11:42Daniel Droba u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit duke pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave, por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policen Ina Nuka.
-
Burg 8 trafikantëve të Qafë Thanës/ 580 kg kanabis do të shkëmbehej në Turqi me heroinë (Skema+Rolet)
24 Nëntor 2018, 10:54Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat tetë trafikantët që u arrestuan para te ditësh me 580 kg kanabis në Qafë Thanë. Grupi u zbulua pas përgjimeve të nisura prej tetorit 2018. 580 kg kanabis që u sekuestrua në Qafë Thanë do të transportohej drejt Turqisë, fillimisht duke e kaluar me varka nga liqeni i Pogradecit në Maqedoni dhe më pas në Greqi me destinacion final Turqinë. Në bisedat mes grupit kanabisit i referoheshin me fjalën mish.
-
Në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grupe kriminale, arrestohet 42-vjeçari
24 Nëntor 2018, 10:29Një 42-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprat penale "Pjesëmarrje në grupe kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni".
-
Tërmeti godet sërish Shqipërinë, lëkundje në Shkodër
24 Nëntor 2018, 09:54Lëkundjet me magnitudë 2.6 ballë janë regjistruar në orën 04:35:42, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 11 kilometra në fshatin Dedaj në Shkodër. Lëkundja ka qenë e lehtë dhe tërmeti është ndjerë pak në qytet dhe në zonat përreth, ndërsa nuk ka raportohet për dëme.
-
Shtypi i ditës, titujt e gazetave kryesore në vend
24 Nëntor 2018, 08:34Lexoni shtypin e ditës për sot, e shtunë 24 nëntor 2018.
-
Atentati në Vlorë, tritoli ishte vënë në kroskot, biznesmeni Alushaj po hapte themelet për pallat/ Pistat e hetimit
24 Nëntor 2018, 07:46Biznesmeni ka qënë në ambjentet e një kafenejë në hyrje të Vlorës ku pasi ka pirë kafe, ka dalë nga lokali dhe është drejtuar drejt makinës së tij të parkuar afër lokalit. Ka dëmtime të rënda në gjymtyrë e fytyrë. 10 të shoqëruar, i plagosuri transportohet në Tiranë. Policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke hetuar në pistën e konkurencës, pasi kohët e fundit i dëmtuari Agron Alushaj, ishte në hapat e para të ndërtimit të një pallati në Vlorë.
-
Vendimi i dyshimtë/ Vodhi 7 mijë litra naftë në TAP, gjykata liron organizatorin
24 Nëntor 2018, 07:37Pronari i një hoteli në Berat Artur Guri lirohet nga gjykata,në burg bidonaxhinjtë
-
Ndryshimet ligjore/ Bankat hapin dyert për kontrollin e parave të pushtetarëve
24 Nëntor 2018, 07:31Hiqet pengesa e fundit, inspektorët e ILDKP do ndërlidhen me sistemet elektronike të bankave për të verifikuar llogaritë dhe transaksionet e zyrtarëve