Kronikë
-
Ministri i Brendshëm ka mbledhur më urgjencë drejtuesit e policisë së Tiranës pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot papa Parlamentit.
22 Nëntor 2018, 20:39 -
Policia greke 'hakmerret' për Kaçifan, vret shqiptarin që po transportonte çanta me kanabis (Foto)
22 Nëntor 2018, 19:22Policia greke është përleshur me armë zjarri me një grup shqiptarësh të akuzuar për trafik droge. Nga ky konflikt një shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një polic grek është plagosur lehtë në njërin krah.
-
Profili i Ina Nukës, policja që humbi gishtat nga militantët e PD jeton me qira, ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera
22 Nëntor 2018, 19:15E reja nga qyteti i vogël i Peqinit, që ndoqi ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, prej gjashtë muajsh ishte transferuar në repartin “Shqiponja”, ku vendosi të jepte kontributin e saj. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Kolegët e saj të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e tregojnë si një vajzë të shkëlqyer, e përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen.
-
Protesta e dhunshme para Kuvendit, reagon Prokuroria: Po identifikojmë organizatorët, sonte priten arrestime
22 Nëntor 2018, 19:08Në deklaratën e prokurorisë theksohet se po hetohen organizatorët e protestës për plagosje të rëndë me dashje, grumbullim dhe tubim të paligjshëm, kundërshtim të forcave të rendit e prishje të qetësisë publike.
-
Gafa e fundit e Berishës, shan policen e plagosur, por del blof dhe fshin statusin, komentuesi e 'masakron' (FOTO)
22 Nëntor 2018, 19:04Berisha e ka quajtur “policen” e plagosur ‘ndrikull’, që sipas tij nuk ka humbur 4 gishta, por thjesht i është dëmtuar gishti i njërës dorë. Një komentues i thotë ish-kryeministrit se epiteti ndrikull është i turpshëm për një ish-kryeministër dhe kryetar shteti.
-
Report Tv siguron foton, policja e plagosur Ina Muka e shtrirë në spitalin e Traumës, dëmtime edhe në fytyrë
22 Nëntor 2018, 18:47Ina Muka u plagos rëndë ditën e sotme në protestën para Kuvendit. "Shqiptarja.com" siguron foton e efektives 24-vjeçare të "Shqiponjave" në shtratin e spitalit të Traumës. Policja e cila ka humbur dy gishta nga shpërthimi i kapsollës së hedhur nga militantët e PD, duket e fashuar në të dyja duart, ndërsa plagë ka marrë edhe në pjesën e fytyrës.
-
Ekskluzive/ Ja emrat e 8 të arrestuarve për furgonin me gjysmë ton kanabis në Elbasan
22 Nëntor 2018, 18:16"Shqiptarja.com" zbardh emrat e të arrestuarve në kuadër të operacionit "Uraka 2" ku në Qafë Thanë u sekuestura ngarkesa e 580 kg lëndë narkotike e llojit kanabis e cila u gjet brenda një furgoni tip "IVECO". Dyshohet se destinacioni i kanabisit ishte Greqia.
-
Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, ndërron jetë në spital 50-vjeçari
22 Nëntor 2018, 18:02Drejtuesi i makinës e ka dërguar vetë në spital viktimën, por për fat të keq, ai nuk ka mundur dot që të shpëtojë
-
Foto-lajm/ Kush është Ina Muka, policja e ‘Shqiponjave' që humbi 2 gishta në protestën të banorëve të Astirit
22 Nëntor 2018, 17:47Ina Nuka mësohet se është pjesë e repartit “Shqiponja”. Ajo humbi 2 gishta të njërës dorë pas kapsollës që i plasi në protestën e dhunshme para Parlamentit.
-
Pas Parlamentit, dhuna e banorëve të 'Astirit' zhvendoset te 'Unaza e Re', në krye të turmës Basha dhe deputetët e PD
22 Nëntor 2018, 17:10Konfrontime me policinë edhe te protesta te pasdites te "Unaza e Re". Banorët e "Astirit" u mblodhën siç do ditë në të njëjtin vend, duke bllokuar rrugën, pas akteve të dhunës përpara Parlamentit në mesditë, ku ka shkopinjtë dhe kapsollat u plagosën 13 efektivë policie, ndërsa policja e 'Shqiponjave', Ina Nuka humbi dy gishta nga një shpërthimi i një kapsolle të hedhur në drejtim të tij.
-
E shkarkoi Vettingu, Kolegji lë në fuqi vendimin për Tom Ndrecën, gjyqtarin e '21 Janarit'
22 Nëntor 2018, 16:45Gjyqtari i lartë Tom Ndreca është lënë jashtë sistemit të drejtësisë edhe nga Kolegji i Apelimit. I shkarkuar nga Vettingu për kontakte të papërshtatshme, KPK vendosi këtë të enjte për lënien në fuqi të shkarkimit të tij.
-
Protesta përpara Kuvendit, Meta: Dënoj aktet e dhunshme, palët të distancohen dhe të rivendosin dialogun
22 Nëntor 2018, 16:18Në një reagim të shpërndarë për mediat, presidenti tha se “po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet e protestës së zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë nga qytetarët e prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re në Tiranë”.
-
Punësohen 25 mjekë në Tiranë, Manastirliu: Mbështetje për personelin shëndetësor
22 Nëntor 2018, 16:0325 mjekë të përgjithshëm dhe specialistë fitues në konkursin e zhvilluar për aplikantët janë përzgjedhur dhe do të punësohen në Qendrat Shëndetësore dhe Poliklinikat e Specialiteteve të Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja Manastirliu, e cila priti në një takim ekipin e ri të mjekëve të familjes dhe specialistë.
-
Kokainë nga Amerika Latine në Itali, shkatërrohen 3 grupe shqiptare, paratë e drogës investoheshin në Shqipëri
22 Nëntor 2018, 15:57Droga e fortë e cila kishte si origjinë Amerikën Jugore mbërrinte me anije në portet e Holandës dhe nga aty transportohej me automjete nga anëtarët e bandës në drejtim të Breshias në Itali, ku shpërndahej në të gjithë veriun e vendit.
-
Rama viziton efektivët e plagosur tek Spitali Ushtarak, një nga protestuesit tenton ta qëllojë me këpucë (Video)
22 Nëntor 2018, 15:42Në momentin kur Rama ka dalë nga spitali, një nga protestuesit ka tentuar ta qëllojë me këpucë. Policia e Shtetit ka shoqëruar menjëherë 4 persona, dy prej të cilëve të identifikuar si Flori Protoduari dhe Albert Noku.
-
10 mijë $ nga bastet e pasuria, prokurori i dosjes 'Hajdari' e 'Durrës-Kukës' rrezikon shkarkimin nga Vettingu
22 Nëntor 2018, 15:02Pas prokurorit Shpëtim Kurti, para Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit ka dalë këtë enjte edhe prokurori i Prokurorisë së përgjithshme Artur Selmani. Sipas KPK-së, ish-kandidati për Kryeprokuror të përkohshëm Artur Selmani nuk justifikonte dot pasurinë e tij, nga pasqyra e vetëdeklarimit.
-
Familja e pacientes dhunoi stafin mjekësor të QSUT-së, reagon MSH: Të zbardhet sa më parë ngjarja
22 Nëntor 2018, 13:50Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar këtë të enjte ndaj dhunës së ushtruar mbrëmjen e të së mërkurës ndaj mjekëve dhe një infermiereje së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
-
Skrapar, kanosi me armë gjahu vëllain e tij, vihet në pranga 58-vjeçari
22 Nëntor 2018, 13:51Një 58 vjeçar është arrestuar këtë të enjte, pasi tentoi të kanoste me armë gjahu në banesë vëllain e tij në fshatin Çorogjaf, në Poliçan.
-
Kostoja e Unazës së Re/ ARRSH i përgjigjet opozitës: Mjaft spekuluat, vetëm mbikalimet kapin 75% të shumës
22 Nëntor 2018, 13:53ARRSH ka sqaruar projektin dhe karakteristikat, ndërsa thekson se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në këtë projekt kapin vlerën 4.4 miliard lekëve ose thënë ndryshe 74.7% të totalit të kostos.
-
Dhuna në protestë/ Veliaj: Tirana e ndershme në mbështetje të policisë së shtetit, vendi nuk kthehet më në kohën e Saliut
22 Nëntor 2018, 12:44Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për efektivët e policisë së shtetit që mbetën të plagosur ditën e sotme gjatë protestës së zhvilluar nga banorët e Astirit, përpara Parlamentit.Veliaj përmes një postimi në faqen e Twitter-it shprehet se gjithë Tirana e drejtë dhe e ndershme mbështet Policinë e Shtetit, sipas tij vendi nuk kthehet më në kohën e Saliut.