Kronikë
-
Policia e Gjirokastrës ka finalizuar brenda 24 orëve dy operacione të koduara, "The Bridge" dhe "Attempt", të zhvilluara në fushën e parandalimit dhe goditjes së kalimit të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Si rezultat, janë arrestuar 7 shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
5 Korrik 2025, 15:15 -
Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon prej 5 ditësh, Prefekti mbledhje urgjente: Gazi i mbetjeve po shtohet
5 Korrik 2025, 14:35Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon prej pesë ditësh. Edhe pse intensiteti vërehet të ketë rënë disi, zjarri ka lënë pas ndotje të madhe të ajrit dhe rrezik serioz për shëndetin e komunitetit përreth. Pavarësisht përpjekjeve intensive për shuarjen e flakëve dhe ndërprerjen e djegies në thellësi, vatrat vijojnë të jenë aktive.
-
Inertet e hotelit hidhen në plazhin e Gjilekës në Dhërmi, arrestohet inxhinieri, bllokohet objekti (EMRI+VIDEO)
5 Korrik 2025, 13:34Një inxhinier ndërtimi u arrestua nga policia, pasi u zbulua se në vijën bregdetarë të Gjilekës në Dhërmi, po hidheshin mbetje inerte nga ndërtimi i një hoteli në këtë zone, objekt i cili u bllokua.
-
Me kallash, çifte e pistoletë pa leje në banesë, pranga 50-vjeçarit në Lushnjë (VIDEO)
5 Korrik 2025, 12:47Blutë i ushtruan 50-vjeçarit një kontroll të befasishëm në banesë dhe i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte pa leje, si edhe 3 krëhëra dhe dhjetëra fishekë luftarak.
-
Erdhën si turiste, dy kinezet bazë prostitucioni në Qerret! Vihen në pranga, merrnin pagesa deri në 200 euro (VIDEO)
5 Korrik 2025, 12:28Policia goditi një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Dy vajza kineze, 41 dhe 41 vjeçe u arrestuan. Përmes komunikimeve në rrjetet sociale, ato siguronin klientë dhe ofronin shërbime seksuale nga 80-200 euro.
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, gjykata lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 11:34Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën, të riun që u arrestua pak ditë më parë nga shërbimet policore në kryeqytet, lidhur me ngjarjen e shënuar më 9 janar të këtij viti në zonën e Astirit, ku Sina së bashku me shokun e tij Joni Sadikaj akuzohen se mbajtën me forcë një vajzë brenda një apartamenti.
-
VIDEO/ Në arrest shtëpie, por vijonte prodhimin e dokumenteve false! Në pranga babë e bir, u zbulohet laboratori në banesën në Tiranë! 20 mijë € pasaporta për në BE
5 Korrik 2025, 10:47Një laborator i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve është zbuluar në Tiranë, ku në pranga kanë rënë babë e bir, Pjerin dhe Ylli Brahimaj. Ata kërkonin nga 15 deri në 20 mijë euro për një pasaportë false me qëllim kalimin e paligjshëm drejt BE apo SHBA. Grupi i Brahiamjt u godit nga SPAK në qershor 2024, por ai vijonte të njëjtin aktivitet edhe pse ishte në masë arrest shtëpie.
-
Aksident në Vlorë, shoferi i moshuar përplas këmbësorin te vijat e bardha (VIDEO)
5 Korrik 2025, 10:25Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në shëtitoren Lungomare. Një makinë e llojit Renault Clio, e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar, ka përplasur një tjetër të moshuar tek vijat e bardha.
-
Goditja e trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Proda: Siguria nuk negociohet
5 Korrik 2025, 10:19Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka deklaruar së fundmi se arrestimi i 2 personave në Has, ditën e djeshme, të cilët u kapën në flagerancë teksa trafikonin armë zjarri drejt vendit tonë nga Kosova, është tregues i bashkëpunimit të ngushtë me policinë e kësaj të fundit.
-
Vijon zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan, 4 vatra aktive në vend! Priten reshje lokale, të gjitha qarqet me rrezik të lartë zjarresh
5 Korrik 2025, 10:02Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe. Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku “i lartë” pothuajse në të gjitha qarqet.
-
Evazioni fiskal te Bankers, 8 orë seancë në Gjykatën e Fierit! Lihen në burg CEO kinez dhe ish-drejtori! 5 në arrest shtëpie dhe 3 detyrim paraqitjeje (VIDEO)
5 Korrik 2025, 09:028 orë seancë maratonë në Gjykatën e Fierit për të akuzuarit për evazion fiskal e pastrim parash në kompaninë Bankers. Lihen në burg CEO Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Konfirmohen masat e sigurisë edhe për 8 të tjerët. Të gjithë pretendojnë se janë të pafajshëm.
-
Sarandë/ Policia neutralizon të huajin që ecte me thikë në dorë në bulevard (VIDEO)
5 Korrik 2025, 08:07Një situatë e rrezikshme është shmangur mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e Sarandës, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë.
-
Zjarret në vend/ Emergjencat Civile: Vijon zjarri në landfillin e Elbasanit, 4 vatra aktive në vend
4 Korrik 2025, 21:02Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën 20:30, datë 04.07.2025, janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 10 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.
-
Punëtori 44-vjeçar bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit dhe plagoset, nën akuzë pronari i karburantit në Delvinë
4 Korrik 2025, 18:59Ngjarja ditën e djeshme në Delvinë, biznesmeni 65-vjeçar nga Fieri e kishte punësuar që të montonte tendën e diellit, por pas rënies aksidentale 44-vjeçari mori plagë, por pa rrezik jete. Pronari hetohet për mungesë të kushteve të sigurisë në punë
-
Delvinë/ Çobani dy ditë i zhdukur pa gjurmë, kolegu denoncon humbjen e 48-vjeçarit në Polici
4 Korrik 2025, 18:49Policia e Vlorës njoftoi se pas kallëzimit në Delvinë, ka nisur menjëherë hetimet për kërkimin, gjetjen dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në dëshminë e tij, 52-vjeçari ka deklaruar se kishte humbur kontaktet me bariun tjetër dhe nuk kishte informacione se ku ndodhej
-
Dëshmitë e Erion Alibejt në GJKKO, Keti Banushi: Po zbërthen ngjarje kriminale! Suel Çela përfitonte shuma të mëdha nga qiratë e pronave në Itali
4 Korrik 2025, 18:09Gazetarja Keti Banushi tha se dëshmitë e Erion Alibejt janë duke zbërthyer shumë ngjarje kriminale. Teksa u ndal tek sekuestrimi i 4 mln euro pasuri në Itali të Suel Çelës, ajo tha se është rezultat i një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe prokurorisë italiane të Veronës.
-
Po kthehej në Shqipëri, arrestohet në Rinas burrelsi i dënuar me rreth 5 vite burgim për armë dhe municione
4 Korrik 2025, 16:34Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim dhe dënuar me 4 vjet dhe 8 muaj burg nga drejtësia për mbajtje dhe prodhim të armëve, është kapur teksa kthehej në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit në Tiranë, për llogari të Policisë së Lezhës
-
Shkodër/ Aksident i rëndë në Kryebushat, vdes 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe 2 fëmijët e mitur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 15:55Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë dhe policia informoi se ka qenë një aksident zinxhir, ku fillimisht në kamion u përplas me një furgon dhe më tej me makinën e viktimës 37-vjeçar, që po udhëtonte me gruan dhe 2 fëmijët. S'ka të dëmtuar në dy mjetet e tjera, Policia Rrugore nis hetimet për shkaqet dhe rrethanat. Pamjet e makinave të bëra copash
-
Arrestimet në ‘Bankers’/ Pasiguri te naftëtarët për vendin e punës, Sindikata: Kërkojmë garanci nga shteti dhe kompania
4 Korrik 2025, 15:26Edhe pse “Bankers” deklaroi dje se nuk e ka ndalur punën në Patos-Marinze, serish naftëtarët ndihen të rrezikuar për vendet e punës. Sindikata e Sektorit Hidrokarbur kërkon garanci, si nga institucionet shtetëtore ashtu dhe nga vetë kompania, e cila ndodhet nën hetim për evazion fiskal.
-
Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur, Prokuroria e Fierit: Babai pranoi se ka kryer marrëdhënie vetëm një herë me të bijën
4 Korrik 2025, 14:59Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” ndaj babait monstër, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare prej disa vitesh.