Kronikë
-
Policia e Lezhës ka arrestuar 21-vjeçarin Mikel Gjonaj, i cili ka kërcënuar shokët e tij të punës duke qëlluar me pistoletë në ajër. 21-vjeçari nga fshati Drojë i Kurbinit ka kanosur me armë punonjësit e një guroreje, por policia ka arrestuar Gjonajn dhe ka sekuestruar armën dhe 10 gram kanabis.
4 Shkurt 2018, 20:59 -
Veliaj me të rinjtë:Të gjithë bashkë
4 Shkurt 2018, 20:45
për të kapur trenin për në BE
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u bë pjesë sot e tryezës me temë “Modeli i Bashkimit Europian – Shqipëri 2018”, ku të rinj nga vendet të ndryshëm simuluan rolet dhe personazhe të ndryshme politike në debatin për integrimin e vendit tonë në Bashmkimin Europian. Në fjalën e tij kryebashkiaku Erion Veliaj evidentoi se sfida në këtë aspekt është e përbashkët për të gjithë institucionet dhe aktorët, përfshi shtetin, qytetet dhe individët.
-
Situata nga përmbytjet sot nga
4 Shkurt 2018, 20:45
Kruja, Berati, Divjaka dhe Mati
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe pasoja dhe në zona të tjera të vendit. Lumi Ishëm në Fushë-Krujë ka dalë nga shtrati duke përmbytur 10 banesa, ndërkohë sipas burimeve 80 familje janë të rrethuara dhe 35 të izoluara nga uji në fshatrat Murqine, Bilaj, Mallkuc, Likmetë.
VIDEO
-
Moti i keq, evakuohet një banor me
4 Shkurt 2018, 20:35
probleme në Fier, dërgohet në spital
Forcat e Armatosura evakuojnë një banor me probleme shëndetësore në fshatin Ferras. Ai është dërguar me ambulance në spitalin e Fierit.
-
Dosja e Gjinarit/ Burg Xhikës me
4 Shkurt 2018, 20:18
ish-zv/drejtorin dhe biznesmenëve
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika, ish-zv/ drejtorin Andi Toma, mbikëqyrësin e punimeve Rexhep Tarba dhe dy biznesmenët Agron dhe Kujtim Hysa, ndërsa Rrezarta Boçiku është lënë në arrest shtëpie. Ish-zyrtarët e lartë dhe biznesmenët janë lënë në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës në ndërtim e rrugës Elbasan-Gjinar.
VIDEO
FOTO
-
Rrëshqitje dherash nga moti i keq
4 Shkurt 2018, 19:58
probleme në disa akse në Kukës
Janë dëmtuar segmentet (bazamentet) në aksin B.Curri-Fierzë prej një gjatësie 30m dhe aksi B.Curri-Kam në një gjatësi prej 100m. Gjatë gjithë kohës është ndërhyrë nga firmat kontraktore, për stabilizimin e gjendjes.
-
Rruga në Gjinar,avokati i mbikëqyrësit:
4 Shkurt 2018, 19:58
Arrestimet politike, skandal i drejtësisë
Avokati i të akuzuarit Rexhep Tarba, mbikëqyrës i punimeve në rrugën Elbasan-Gjinar, menjëherë pas seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, lëshoi akuza të rënda ndaj drejtësisë shqiptare, duke i cilësuar arrestimet por edhe procesin e sotëm, si politike. Sipas tij, nuk ka asnjë provë që implikon klientin e tij, ndërsa paralajmëroi ankimimin e masës.
VIDEO
-
Rruga Tiranë-Elbasan, ja kush
4 Shkurt 2018, 19:46
janë dy drejtorët e arrestuar
Aksel Qurduka dhe Albens Alite janë dy zyrtarët e lartë që janë arrestuar për rrugën Tiranë-Elbasan përveç Dashamir Xhikës.
-
Qeni shkakton përplasjen e
4 Shkurt 2018, 19:21
5 makinave në Sauk/FOTO
Mbrëmjen e sotme pranë saukut janë përplasur pesë automjete për shka ktë një qeni që i ka dalë para një makine dhe më pas shoferi ka devijuar. Manovra ka qënë e rrezikshme dhe 5 makina kanë goditur njëra tjetrën nga mbrama. Shkak manovra e shoferit, i cili pavarësisht përpjekjes ka shtypur edhe qenin.
FOTO
-
Pamje me dron, fshati Fitore në
4 Shkurt 2018, 18:41
Novoselë nën pushtetin e Vjosës
Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka sjellë sërish përmbytje në Vlorë dhe Fier. Report Tv ka sjellë pamje ekskluzive me dron, ku duket qartë që uji ka pushtuar zonën në fshatin Fitore. Pamjet tregojnë zonën më problematike të Novoselës, fshatin Fitore, i cili gjithmonë përmbytet kur Vjosa del nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta të shirave.
VIDEO
-
Dhunë, vjedhje dhe armëmbajtje,
4 Shkurt 2018, 18:26
kapet në Kapshticë 44 vjeçari nga Klosi
Një person i shpallur në kërkim për disa vepra penale është arrestuar sot nga policia. Hazbi Kurtagja 44 vjeç, banues në Klos u kap në Kapshticë.
-
Urgjenca pa energji elektrike, ja
4 Shkurt 2018, 18:05
çfarë bën Rama në Domgjon
Pas ankesës që një qytetar i Mirditës bëri në portalin e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, në lidhje me qendrën shëndetësore në njësinë administrative Domgjon, së cilës i mungonte energjia elektrike, duke e bërë kështu jashtë funksioni, qendra u lidh me energji.
-
U akuzua për tritolin tek farmacia
4 Shkurt 2018, 17:44
e Tahirit, Bruka kërkon shpërblim
Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë dëmshpërblim. Ai u arrestua si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit (babai i ish-ministrit të Brendshëm) në shkurt të vitit 2015, por edhe tritolit pranë një stacioni autobusi, që nuk shpërtheu.
-
Peshëngritësi Qerimaj i bashkohet
4 Shkurt 2018, 17:37
aksionit për mbjelljen e pemëve
Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 mijë pemëve deri në 21 Mars iu bashkuan edhe dy emra të njohur për publikun, kampioni ynë në sportin e peshëngritjes, Erkand Qerimaj, dhe moderatorja, Anjeza Maja.
VIDEO
-
VD/Vlorë, gruaja e bllokuar prej 4
4 Shkurt 2018, 17:12
orësh shpëtohet nga helikopteri
/ FA evakuon gruan me 2 fëmijë
Një grua e bllokuar prej 4 orësh nga rrjedha e lumit në Nesarak të Armenit në Vlorë u shpëtua pak më parë nga Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë dhe në këto momente po transportohet drejt QSUT.
VIDEO
-
Moti i keq, bashkia Gjirokastër:
4 Shkurt 2018, 17:03
Rama të shpallë emergjencën
Nisur nga situata e vështirë pas reshjeve të shiut në Gjirokastër, ku një pallat rrezikon që të shembet nga rrëshqitja e dheut, kryebashkiakja i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shpallë gjendjen e emergjencës.
FOTO
-
Përmbytjet, Peleshi: Hidrovorët
4 Shkurt 2018, 16:59
në punë me kapacitet të plotë
Ministri i Bujqësisë është gjendur këtë të dielë në Novoselë, në urën e Mifolit ku ka inspektuar nga afër situatën nga vërshimi i Vjosës. Sipas Peleshit, niveli i ujit është i njjtë më situatën e dhjetorit dhe prurjet kanë qenë më të shpejta.
VIDEO
-
FOTO/ Moti i keq OSHEE stakon
4 Shkurt 2018, 16:48
energjinë në disa nënstacione
Të dhënat e fundit nga terreni tregojnë se ka një përmirësim të situatës së furnizimit me energji elektrike me gati 80%, në raport me datën 3 Shkurt, ku pati reshje të shoqëruara me erëra të forta. Në disa zona, është stakuar energjia si masë sigurie për të evituar rreziqet mbi jetë njerëzish dhe përhapje të defekteve.
FOTO
-
Xhaçka në Levan: Kryetarët e
4 Shkurt 2018, 16:17
bashkive të marrin masa urgjente
Deri më tani Forcat e Armatosura kanë evakuar 17 familje që rrezikohen nga përmbytja e lumit Vjosa dhe deri tani ka përmbytur 7 banesa. Banorët e fshatrave Novoselë, Fitore, Bishan kanë nisur evakuimin dhe largimin e gjësë së gjallë për të shmangur pasojat.
FOTO
-
Fier, Prefekti: 45 banesa janë nën
4 Shkurt 2018, 16:11
ujë, 8 familje janë evakuuar
Prefekti i Fierit, në një prononcim për Report Tv nga fshati Ferras deklaroi se janë 45 banesa që kanë prani uji nga përmbytjet, ndërsa 8 familje janë evakuuar. Ai u shpreh se janë marrë masat për të shmangur rrezikun, pasi në terren janë edhe 150 ushtarë të FA.
VIDEO