Kronikë
-
Problemeve nga reshjet e dendura të shiut nuk iu ka shpëtuar as qyteti verior i Shkodrës. Është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë i qytetit, për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik, prej ku furnizohen pompat e Ujësjellësit.
1 Dhjetor 2017, 10:17 -
Veliaj:Ja zonat më problematike
1 Dhjetor 2017, 10:01
në Tiranë, 'Lana' kaloi provën
Përmes një mesazhi në twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë punonjësit dhe ekipet lokale të ndihmës të Bashkisë së Tiranës, për marrjen e masave për përballimin e problematikave, duke i cilësuar ata heronj.
-
Vlorë,Dritan Leli: Situata shumë
1 Dhjetor 2017, 09:41
problematike,të gjithë në terren
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka folur nga Vlora për situatën që paraqitet në qytetin bregdetar nga reshjet e dendura të shiut. Leli ka pranuar për Report Tv se situata është tepër problematike në këtë qytet, dhe se ai së bashku me punonjësit dhe forcat e ushtrisë janë pranë familjeve në nevojë.
VIDEO
-
Përmbytjet, Veliaj për Report Tv:
1 Dhjetor 2017, 09:27
Më e keqja në Tiranë ka kaluar'
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se Tirana e ka kapërcyer situatën emergjente të përmbytjeve, falë investimeve në zonat të cilat kanë qenë nën pushtetin e ujit çdo vit.
VIDEO
-
VIDEO/Autostrada si në gjendje
1 Dhjetor 2017, 09:22
lufte,shikoni si janë bërë makinat
VORE - Ajo që kanë lënë pas përmbytjet e një nate më parë në autostradën Durrës-Tiranë është njësoj si një situatë lufte. Makinat e bllokuara për shkak të nivelit të ujit nga përmbytjet mbrëmjen e kaluar, kanë dalë jashtë funksionit.
VIDEO
FOTO
-
FOTO/ Momenti dramatik i
1 Dhjetor 2017, 09:11
evakuimit të foshnjes 5-muajshe
Forcat e Armatosura kanë evakuuar 23 persona në zonën e Lixhave, në Krujë, mes të cilëve ka qenë dhe një foshnje 5-muajshe. Në foto duket momenti dramatik i evakuimit të qytetarëve dhe foshnjës.
-
Banorja për Report Tv: Shtëpia
1 Dhjetor 2017, 08:59
nën ujë, emergjencat s'përgjigjen
Një banore nga Fushë Kruja, Arjana Paluka, ka thënë në një lidhje telefonike për Report Tv se shtëpia e saj ndodhet e gjitha nën ujë. Ajo u shpreh se ka kërkuar ndihmë pranë autoriteteve, por numri i telefonit i energjencave del i padisponueshëm.
-
VD/Përmbytjet, shikoni si evakuohen
1 Dhjetor 2017, 08:42
dy të moshuarit dhe vajza në Derven
Shqiptarja.com ka siguruar një video nga fshati Derven i Fushë-Krujës, ku shihet mënyra si evakuohen dy të moshuar dhe një vajzë. Ata janë shpëtuar me gomone, pasi siç shihet qartë dhe në video, vendi është i gjithi nën pushtetin e ujit.
VIDEO
-
Shqipëria nën ujë,pritet evakuimi
1 Dhjetor 2017, 07:21
i 2500 familjeve në Novoselë
Shqipëria është 'zgjuar' sot nën pushtetin e ujit. Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës, duke sjellë probleme të shumta në mbarë vendin. Situata paraqitet problematike dhe e firikshme në shumë qytete, ku disa akse rezultojnë të bllokuara nga uji, i cili arrin në më shumë se 1 metër, në disa të tjera është bllokuar lëvizja e mjeteve, për shkak të rrëshqitjes së gurëve e dherave.
-
Ja si ushtria shpëtoi dy familje
1 Dhjetor 2017, 02:48
me ekskavator në Vorë/ VIDEO
Report Tv ka siguruar pamje nga operacioni që ushtria ka zhvilluar në Vorë për të shpëtuar qytetarët që u bllokuan. Ushtria ka përdorur ekskavatorin për të nxjerrë dy familje, pasi u bllokuan nga uji.
VIDEO
-
6 orë të bllokuar në makinë
1 Dhjetor 2017, 02:27
uji izolon tre qytetarë në Marikaj
Moti i keq në vend vijoj të shkaktojë probleme të shumta në qytetarë, të cilët janë gjendur në rrugë gjatë kohës kur filluan reshjet.
-
Sot priten përmbytje në Vlorë,
1 Dhjetor 2017, 02:27
ja si bëhen gati qytetarët/ VD
Frika nga përmbytjet nga moti i përkeqësuar dhe reshjet e pritshme deri në përmbytje në Vlorë, kanë bërë që qytetarët të marrin masat e para nga vetë. Ata kanë nisur vendosjen e thasëve para dyerve të bizneseve dhe banesave.
VIDEO
-
Ministria e Mbrojtjes-qytetareve në
1 Dhjetor 2017, 01:39
Qafë-Kashar: Braktisni makinat
Makina të larta të Forcave të Armatosura janë nisur drejtë zonës Qafë-Kasharit për ti ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.
-
PD, Çollaku: Shkak i bllokimit të
1 Dhjetor 2017, 01:31
autostradës palmat, projekt idiot
Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku në një prononcim për Report Tv për situatën e përmbytjeve në autostradë deklaroi se shkak kryesor i gjendjes janë palmat, projekt të cilin e cilësoi si idiot.
VIDEO
-
Moti i keq, pezullohen të gjitha
1 Dhjetor 2017, 01:05
fluturimet në aeroportin e Rinasit
Ndërsa gjendja nga përmbytjet vazhdon të jetë shumë e rënduar, Komiteti i Emergjencave Civile në Kryeministri njoftonte janë pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit.
-
Përmirësohet situata në Gjirokastër
1 Dhjetor 2017, 01:01
zhbllokohen akset kryesore
Gjirokastër- Sipas rapotimit të fundit të gazetarit të Report Tv, Prio Nase situata në Gjirokastër dhe zonat përreth po përmirësohet. Shtabi i emergjencave civile po punojnë për zhbllokimin e akseve kryesore. Rruga nacionale Gjirokastër-Tiranë është liruar pjesërisht pasi liqeni i Viroit vijon të rrjedhë jashtë shtratit të tij.
-
Vora e Kamza nën ujë,qeveria:Mziu e
1 Dhjetor 2017, 00:59
Ismaili të paraqiten urgjent në detyrë
Komiteti i Koordinimit te Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit në njoftimin e mesnatës u bën thirrje dy kryebashkiakëve të djathtë të Vorës Fiqiri Ismaili dhe të Kamzës Xhelal Mziu që të paraqiten urgjentisht në krye të detyrës.
-
Xhaçka:Probleme në Vorë, Kamëz
1 Dhjetor 2017, 00:43
e Fushë Krujë,218 banesa nën ujë
Ministrja Mbrojtjes Olta Xhaçka në një lidhje telefonike për Report Tv ka sqaruar situatën e fundit nga përmbytjet dhe operacionet jo vetëm në kryeqytet, por edhe në Fushë Krujë, Vorë dhe Kamëz, ku gjendja paraqitet më e vështirë.
VIDEO
-
Shpëtohen 16 qytetarë te City
1 Dhjetor 2017, 00:37
Park,me gomone në autostradë
Nga ora 18:00 e pasdites së djeshme ushtria vijon operacionin në autostradën Tiranë-Durrës për të shpëtuar qytetarët që janë bllokuar pas përmbytjes së aksit. Operacioni i shpëtimit po realizohet nga ushtria me gomone, pasi është e pamundur ndërhyrja me mjete të tjera. Operacioni është shtrirë edhe në qendrën tregtare të City Park, ku ndodhen një numër i madh personash të bllokuar, ndërsa deri në orën 02:45 janë shpëtuar 16 persona.
VIDEO
FOTO
-
VIDEO/Qytetari në Tiranë apel për
1 Dhjetor 2017, 00:11
ndihmë:Po më përmbytet shtëpia
Një tjetër qytetarë ka apeluar në Report Tv për ndihmë. Sipas qytetarit, shtëpia e tij që ndodhet në ish-parkun e autobusëve në Tiranë, është gati në të përmbytur.
VIDEO