Kronikë

  • Një 72-vjeçar ka humbur jetën, pasi është aksidentuar për vdekje nga një mjet i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Ardenicë, afrë rotondos së Kolonjës.
  • Marshimi për gjyqtaren,MD:U kërkua
    llogari për përgjegjësi që nuk i kemi

    “Lëvizja e sotme e shoqërisë civile, ku gabimisht iu kërkua llogari Ministrisë së Drejtësisë për përgjegjësi që nuk i ka, apo kompetenca që nuk i disponon, nëpërmjet simbolikës së ngjyrosjes me bojë të kuqe të godinës së Ministrisë së Drejtësisë, nxjerr në pah nevojën e menjëhershme për të sqaruar mekanizmat dhe autoritetet përgjegjëse për parandalimin dhe ndjekjen e rasteve të dhunës në familje. Të gjithë bashkë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, duhet të bëjmë më shumë në këtë drej!m, për të sqaruar në detaje veprimet dhe mekanizmat ligjore në dispozicion të të dhunuarve në familje” është ky reagimi i Ministrisë së Drejtësisë.

  • Itali, pranga ‘bukuroshit shqiptar,
    shpërndante drogë e jo vetëm

    Arrestohet në Itali një 25-vjeçar shqiptar i cili ka qënë pjesëmarrës në konkurset e bukurisë. Shqiptari akuzohet se shpërndante drogë të llojit kokainë e jo vetëm në Trieste.Bëhet fjalë për Leonard Ivanaj, i cili sipas mediave italiane ka qënë edhe fitues i konkurseve të bukurisë.

  • KLD i refuzoi gjyqtares që u vra
    nga burri kërkesën për ndihmë

    Fildeze Hafizi, para se të emërohej gjyqtare me kohë të plotë në gjykatën e Shkodrës,i ka paraqitur një kërkesë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që ta caktonin gjyqtare në Tiranë ose në Durrës, për shkak se ajo dhe familja e saj kërcënohej nga ish-burri i saj. Gjyqtarja në shkurt të 2017 i shkruante KLD se ajo është divorcuar nga burri i saj që ka tentuar ta vrasë, por ai kishte dalë nga burgu dhe sërisht vijon të përbëjë një rrezik për të dhe familjen e saj.  VIDEO

  • Marshim homazh për gjyqtaren
    “Vrasja nuk të bën burrë” / VD 

    ‘Vrasja nuk të bën burrë, vrasja të bën vrasës”. Pesë ditë pas ekzekutimit të gjyqtares Fildeze Hafizi Shoqëria Civile ka zhvilluar një marshim homazh para Ministrisë së Drejtësisë dhe Parlamentit. VIDEO
    FOTO FOTO

  • VIDEO/ Thatësira nxjerr anijen
    shekullore në liqenin e Shkodrës

    Ulja e nivelit të liqenit të Shkodrës për shkak të thatësirës ka nxjerrë në sipërfaqe në një anije avullore, austro –hungareze, e cila mendohet se i përket shekullit të 19-të. VIDEO FOTO

  • Raporti: Shqipëria ka plazhet
    më të ndotura në Europë

    Shqipëria renditet e fundit ndër 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Vetëm 35% e plazheve janë vlerësuar në raportin e fundit të EEA me cilësi të ujërave të shkëlqyer, 20%  vlerësohen se kanë një cilësi të mirë të ujit, ndërsa 5% kanë cilësi të mjaftueshme.

  • Elbasan,bllokohen 15 karburante
    nuk kishin paguar detyrimet

    Rreth 15 pika tregtimi të karburanteve janë bllokuar këtë të hënë nga Bashkia e Elbasanit . Aksioni erdhi pasi subjektet në fjalë nuk kishin paguar detyrimet për të ushtruar aktivitetin e tyre. 

  • Trafiku, armët drejt Londrës të
    kamufluara si “pjesë makinerie”

    Zbulohet mënyra se si Neritan Faria dhe Saimir Cullhaj tentuan të trafikonin armët nga Rinasi drejt Anglisë.

  • Greqi, sekuestrohen 42 kg kanabis
    arrestohen 2 shqiptarë e 1 grek

    Dy qytetarë shqiptarë të moshës 32 dhe 34-vjeç si dhe  dhe një grek janë arrestuar në ishullin e Salaminas. Ata u kapën në flagrancë me rreth 41 kg e 920 gr lëndë narkotike e llojit  marijuanë e cila ishte e fshehur në 40 paketa plastike.

  • Mashtroi shokun duke i marrë 50
    mijë Euro, arrestohet ndërtuesi

    Xhelal Hoxha 69 vjeç, banues në Tiranë u dënua, pasi mashtroi shokun e tij duke i marrë 50 mijë euro me premtimin se do ia kthente, por në fund e mashtroi.

  • Pesë persona të proceduar për
    ndërtim pa leje në Dibër e Berat

    Në kuadër të zbatimit të planit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë lidhur me rastet e ndërtimeve pa leje, policia në Dibër dhe ajo në Berat, kanë ushtruar kontrolle për këtë qëllim, ku dhe ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj pesë shtetasve, përkatësisht tre në Dibër dhe dy në Berat. 

  • Vrasja e gjyqtares, Meta merr masa:
    Jo amnisti për dhunuesit në familje

    Pas shifrave të frikshme të dhunës në familje dhe rastit të pesë ditëve më parë ku u vra për shkak të kësja dhune gjyqtarja Fildeze Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, ka ndërhyrë dhe presidenti i vendit Ilir Meta.  VIDEO

  • ​Dhuna në familje, policia
    procedon 58-vjeçarin në Berat

    Policia e Beratit ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasin B.D. 58 vjeç, i cili akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve paraprake  B. D.  Ka goditur me grushte bashkëshorten e tij shtetasen N. D., ndaj së cilës u lëshua urdhër i mbrojtës i menjëherëshëm.

  • ​Dhuna ndaj grave, 25 arrestime
    dhe procedime në dy ditë

    Në vetëm 2 ditë, 25 burra janë arrestuar ose janë proceduar penalisht nga Policia pasi kanë ushtruar dhunë ndaj grave. Të dhënat bëhen publike nga Policia e Shtetit e cila në datat 2 dhe 3 shator ka ndërhyrë në rastet kur bashkëshortët ose ish-bashkëshortët dhunojnë gratë. 9 prej rasteve të dhunës janë në Tiranë, ndërkohë që një shifer e lartë e të shoqëruarve për dhunë në familje janë edhe në Durrës.

  • ​Kurbin, kapen me 15 kg kanabis
    hetim pasurisë së dy personave

    Ditën e djeshme është bërë arrestimi i dy personave, të cilët janë vënë nën akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre është gjetur sasia pre 15 kg lënë narkotike Cannabis Sativa. Dy shtetasi janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur Ferrë Shkopetë dhe pas kontrollit në mjetin e tyre është gjetur lënda narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  FOTO

  • Incidenti me Skënderbeun, Veliaj:
    Harmoninë fetare ta kurojmë çdo ditë

    Në ditën e përvjetorit të shenjtërimit të humanistes shqiptare, Bashkia e Tiranës nderoi me medaljen e “Nënë Terezës” Fondacionin Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), e cila ndihmon fëmijët jetimë, si dhe Komunitetin Papa Giovani XXIII që ka në fokus individët ne situatë rruge.  VIDEO
     

  • Vrasja e gjyqtares, KLD nis
    hetimet, si u gjykua Kasemi

    Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisin hetimin ndaj gjykatës së kavajës dhe gjyqtarëve Luan Lusha, Markelin Koco dhe Eda Kajës të cilët në 2015 dënuan vetëm me tre vite burg Fadil Kasemin vrasësin e gjyqtares Fildes Hafizi. Burime për Report Tv bënë me dije se hetimi ka nisur dhe në sitën e kontrollit do të kalojnë të gjithë veprimet proceduriale të kryera nga gjykatësit dhe mënyra e zhvillimit të gjykimit.

  • FOTO/Anëtarët e Akademisë
    "kanë ftohtë" që në shtato

    "Benevrekë" në fillim të shtatorit. Kaq ftohtë kanë akademikët tanë? Kjo foto është bërë nga gazetarët të pranishëm sot në sallën e akademisë së Shkencave ku u zgjodh pa asnjë konkurrent kryetar Gudar Beqiraj.

  • Krimi ekonomik nis operacionet
    për pasuritë e pajustifikuara

    Resorte turistike, kompani ndërtimi, vila, pallate, bar kafe, restorante, automjete luksoze, kompani bastes dhe zyra këmbimi valutorë do të kalojnë në sitën e krimit ekonomik për të verifikuar nëse janë krijuar apo jo me para të ligjshme. ReportTv ka mësuar se prej të shtunës në terren ka nisur operacioni për goditjen e paligjshmërisë dhe në 12 qarqet e vëndit ky operacion kordinohet nga zv.drejtorët e qarqeve.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv