Kronikë
-
Gjyqtarët shqiptarë vazhdojnë të shkelin ligjin duke mos zbardhur në kohë vendimet që marrin në emër të republikës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë me kërkesë të presidentit Bujar Nishani ka nisur tashmë inspektim për 5 gjyqtarë, ku rezulton se ka gjyqtare që kanë zbardhu tej afateve ligjore plot 293 vendime. 10 Janar 2016, 14:03
-
Durrës, arrestohet për kultivim
10 Janar 2016, 13:48
narkotikësh numri 2 i hekurudhësZëvendësdrejtori i hekurudhës për transportin e mallrave Durrës-Shkodër, Artu Mahmutaj është arrestuar këtë të diel nga Policia e Durrësit nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Ai është vënë në pranga pasi mësohet se kishte përshtatur një magazinë në lagjen numër 15 e cila shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, me një teknologji të fundit.
-
Bulevardi i Ri, këshilltarët e djathtë:
10 Janar 2016, 13:32
Veliaj mburret me projektet e BashësPas deklaratës së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj mbi kthimin e bulevardit të ri të Tiranës në një qendër të rëndësishme të institucioneve vendore por dhe sipërmarrjes, kanë reaguar këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak., sipas të cilëve Veliaj mburret me punën e të tjerëve, pasi projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha.
-
Vlorë, zbulohet “banda” e hajdutëve
10 Janar 2016, 13:10
të mitur, kryen 7 vjedhje në 2 muajPolicia e Vlorës ka zbuluar një "bandë" hajdutësh, e cila përbëhej nga fëmijë. Bëhet fjalë për 3 të mitur të moshësh 12, 11 dhe 10 vjeç, të cilët janë identifikuar si autorët e 7 vjedhjeve në qytetin bregdetar, kryesisht në bar-restorante e lokale.
-
Korçë, drogë për 100 klientë në ditë
10 Janar 2016, 12:48
përfundojnë në gjykatë 10 personaPërfundojnë në gjykatë 10 të arrestuarit e trafikimit të heroinës në Korçë, të rinj të cilët si bazë të shpërndarjes së narkotikëve kishin ish-konviktin e nxënësve. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ky grup furnizonte me drogë mbi 100 klient çdo ditë në qytetin e Korçës, kryesisht të rinjë konsumatorë të heroinës, kokainws e kanabisit.
-
Bulevardi i ri i Tiranës qendër
10 Janar 2016, 11:42
ekonomike, politike dhe biznesiBulevardi i ri i Tiranës do të bëhet strehëza e një sërë institucionesh të rëndësishme të qeverisjes vendore dhe qendrore, sipërmarrjeve por edhe ambasadave, të cilat do të zhvendosin zyrat e tyre në projektin që nis nga Stacioni i Trenit deri në lumin e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj inspekton punimet: Zyrat e shërbimit në Bashki zhvendosen të parat në Bulevard. Ndërtojmë tjetër parkim publik.
VIDEO -
Njihuni me kryeplakun në kërkim
10 Janar 2016, 09:53
të Podgories, drogë dhe HummerPaguhej si kryeplak i fshatit Podgorie në Korçë, por në realitet merrej me trafik droge, armësh dhe fitonte aq para sa lëvizte me fuoristradë Hummer. Pas një kontrolli në lokalin dhe shtëpinë e kryeplakut 44-vjeçar Arben Pilinci policia ka zbuluar lëndë narkotike, armë, fishekë, një shumë e konsiderueshme eurosh dhe makina luksoze. Ndaj tij tashmë ka një urdhër arresti ndërsa është prangosur djali 26 vjeçar Orlind Pilinci. Foto
VIDEO -
Në pritje të reformës! Punët
10 Janar 2016, 08:00
elitare të familjeve të gjyqtarëveGazeta Shqiptarja.com zbardh të dhënat zyrtare të familjarëve të gjykatësve të punësuar në shtet.Gratë e fëmijët e 'togave të zeza' licenca si notere ose punonjës në ministri, Kuvend, Presidencë, ILDKP dhe prokurori. Gjyqtarët janë vendosur nën shënjestër për shkak të reformës në drejtësi,e ku një nga kriteret e verifikimit do të jetë dhe analiza e pasurisë së tyre, ku do të shihet nëse ajo justifikohet.
-
Vrasja në Fier me makinë me
9 Janar 2016, 20:31
qera, arrestohet vlonjati MemushajNjë kamera sigurie e instaluar në ambientet e brendshme të një agjencie për dhënien e makinave me qera në Tiranë, ka shërbyer për prokurorët e Fierit në identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar në vrasjen e Denis Kasajt pasditen e së premtes dhe plagosjen e Klement Kastratit e Elton Margariti. Arrestohet Ilir Memushaj
Ekzekutohet 44 vjeçari Denis Kasa dhe plagosen dy shokë të tij
Denis Kasa ishte emigrant në Holandë.
-
"Drejtësia", Xhafaj: Drafti jo nga
9 Janar 2016, 19:48
zero, 'bekohet' sërish nga VeneciaKreu i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj thotë se me rikthimin në tryezën e diskutimeve të ekspertëve të opozitës, puna për draftin e përbashkët për këtë proces do të nisë aty ku është ndërprerë, dhe jo nga fillimi. Më tej, projekti final konsensual i cili pritet të jetë gati brenda 12 janarit, do t'i kalojë sërish Komisionit të Venezias për të marrë opinonin përfundimtar të tyre.
PD:Tryezë politike/Rama: Ekspertëve
Meta: Ekspertët e PD të kthehen, më pas flet politika -
Vëllai i Sokol Olldashit një
9 Janar 2016, 18:57
"shuplakë të fortë" Genc PollosVëllai i ish-ministrit të Transporteve në kohën e Partisë Demokratike, Sokol Olldashit, i është kundërpërgjigjur ashpër demokratit Genc Pollo, pasi ky i fundit ia atribuoi të ndjerit përgjegjësinë për lejet abuzive për shtrimin e kabllove optikë në rrugë.
-
Nuk shkoi në punë që prej letrës
9 Janar 2016, 18:42
për Ramën, shkarkohet mësuesjaMësuesja e anglishtes në gjimnazin "Qemal Stafa" e cila i jepte mësim edhe djalit të kryeministrit Rama, është shkarkuar nga detyra, pasi prej muajit nëntor kishte bojkotuar mësimdhënien. Vendimi është marrë nga Drejtoria Arsimore e Tiranës ku argument jepet "braktisja e vendit të punës".
-
Emigrantët mund të konvertojnë
9 Janar 2016, 17:09
patentat, ja procedurat e dokumentetTë gjithë emigrantët mund të konvertojnë patentat e marra nëpër vendet ku jetojnë, pa pasur nevojë t’i nënshtrohen kurseve për marrjen e leje drejtimit në vend. Të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe punonjësit e huaj të Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare që gëzojnë statusin diplomatik në Shqipëri.
-
I morën ryshfet shoferit në makinën
9 Janar 2016, 16:57
me xhama të zinj, pezullohen 2 policëPolicia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy punonjës të policisë rrugiore, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfet nga një drejtues automjeti i cili e kishte automjetin me xhama të zinj.Siç bën të ditur policia, pas publikimit të një video ku shfaqen dy punonjës të Policisë Rrugorë dhe pretendohet se kanë përfituar para nga një drejtues mjeti, duke shkelur rëndë detyrën.
-
Situata në vend, ARRSH:Ja
9 Janar 2016, 15:04
gjendja në çdo Qark të venditAutoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se situata e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut është përmirësuar, ndërkohë që grupet e shpërndara në terren kanë nisur që të rehabilitojnë dëmet e shkaktuara.
-
FOTO/ Konflikt mes të rinjsh në
9 Janar 2016, 13:37
Don Bosko, plagoset 16-vjeçariNjë konflikt mes të rinjsh ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në zonën e Don Boskos në kryeqytet si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person rreth 16 vjeç.
-
Përmbytjet, Bashkia në punë për
9 Janar 2016, 13:29
rehabilitimin e Lumit të TiranësBashkia e Tiranës vijon punën për të rehabilituar problemet dhe dëmet që u shfaqën pas rreshjeve të dendura të shiut të pak ditëve më parë. Aktualisht, po punohet në 9 pika të ndryshme, kryesisht në ato njësi administrative që u shfaqën më shumë problematike gjatë rreshjeve. Admir Abrija, drejtor i Njësive Administrative në Bashkinë e Tiranës, inspektoi sot punimet që po kryhen në Lumin e Tiranës, në njësinë administrative nr. 8, për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara dhe parandalimin e problemeve të tjera.
-
Pengmarrje në Tiranë? Sherr mes
9 Janar 2016, 12:50
dy romëve për 15 mijë lekë borxhU raportua si një pengmarrje në Tiranë, por në fakt rezultoi se ishte një konflikt mes kushërinjsh të komunitetit rom për një borxh mes tyre për vetëm 15 mijë lekë
VIDEO
FOTO -
Tiranë, rikthehet në qeli Genc
9 Janar 2016, 11:49
Drita, ish-kreu i komunës Bërzhitë
ARKIV/ Të gjitha lajmet për Genc DritënIs-kreu i Komunës Bërzhitë Genc Drita i është rikthyer qelisë pasi vendimi për dënimine tij me 5 vjet e 4 muaj burg mori formë të prerë.
-
Mbytet në lum nga depresioni
9 Janar 2016, 11:38
gjendet në Klos trupi i 56-vjeçarit56 vjeçari Agim Cani është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në fshatin Suç në vendin e quajtur Rasa e Kukës.
VIDEO
