Kronikë
-
Përfundimi në kohë i hetimeve, zbardhja e ngjarjeve kriminale dhe lufta ndaj krimit ekonomik e korrupsionit kanë ulur në një tryezë të përbashkët këtë të hënë prokurorin e përgjithshëm, 4 ministra të qeverisë dhe drejtorët e Doganave, Tatimeve e Policisë së Shtetit. Për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ky takim nuk do të jetë i fundit, pasi shumë shpejt do të ketë dhe një bilanc për rezultatet e arritura.
VIDEO 11 Janar 2016, 13:12
-
Pyjet, Rama: Asnjë ligjvënës
11 Janar 2016, 13:06
s'mund ta refuzojë moratoriuminMoratoriumi 10-vjeçar i pyjeve është një kërkesë që sot nuk mund të refuzohet më nga ligjvënësit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të moratoriumit të pyjeve dhe paketës së krimeve mjedisore.
VIDEO -
Makina përplaset me kamionin
11 Janar 2016, 12:41
në autostradë, rëndë drejtuesi i BMWNjë automjet BMV seria 6 u përplas me një kamion në autostradën Tiranë - Durrës pranë Urës së Dajlanit, ku për pasojë mbeti i plagosur një person. Përplasja ka qenë e fortë sa makina është shkatërruar. I dëmtuari në spital i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën është pikërisht drejtuesi i makinës tip BMX me targë AA 200 ME, Idi Taraj.
VIDEO
FOTO -
Veliaj: Modeli i 'Pazarit të Ri' edhe
11 Janar 2016, 12:23
për tregjet te 'Petro Nini' e PorcelaniPazari i Ri në Tiranë, i cili është ende në fazë ndërtimi, nuk do të jetë tregu i vetëm me standarde. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky model do të ndiqet edhe në hapësira të tjera të kryeqytetit. I tillë do të jetë tregu në rrugën "Petro Nini Luarasi" dhe në zonë e Porcelanit.
VIDEO -
Moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve
11 Janar 2016, 12:31
Ministri Koka: Vendim historikShfrytëzimi pa kriter i pyjeve dhe lëndëve drusore pritet të marrë fund me vendosjen e moratoriumit 10 vjeçar, i cili u prezantua këtë të hënë nga ministri i mjedisit, Lefter Koka. Gjatë fjalës së tij, ministri Koka e konsideroi moratoriumin e pyjeve si një vendim historik, që do ‘ti japë zgjidhje problemit emergjent siç e quajti ai, të shfrytëzimit të pyjeve.
-
Tiranë, polici lë shërbimin gjatë
11 Janar 2016, 12:16
natës, arrestohet në makinë i dehuNjë efektiv policie u arrestua nga kolegët e tij pasi kishte lënë detyrën ku ishte në shërbim gjatë natës për të konsumuar alkool. Inspektori Enri Veseli në patrullën e shërbimit të komisariatit numër 6 në kryeqytet, u vu në pranga ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur.
-
Avioni me drogë në Divjakë
11 Janar 2016, 11:32
Akuza: 15 vite burg pilotit italianMbyllet procesi gjyqësor për trafikun e drogës me avion nga Shqipëria në Itali të zbuluar në plazhin e Divjakës një vit më parë. Për pilotin italian Girgo Riformato i vetmi nga 7 të pandehur që nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar prokuroria kërkoi 15 vite burg, ndërsa për 6 bashkëpunëtorët e tij shqiptarë tashmë ka një dënim me 47 vite burg në total.
-
Masakroi gruan greke me thikë
11 Janar 2016, 11:26
policia bie në gjurmët e shqiptaritPak ditë pasi masakroi bashkëshorten e tij greke me 7 goditje thike, policia greke bie në gjurmët e 36-vjeçarit shqiptar Klodi Lesi. Gjendet një motoçikletë që dyshohet se është e shqiptarit. Ish-vjehrri i tij i ka bërë thirrje të dorëzojë nipin, pasi i rrezikohet jeta nga një sëmundje.
-
Sarandë, 75 kg kanabis drejt
11 Janar 2016, 11:23
Greqisë, arrestohen 2 të rinjTransportonin rreth 75 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa, arrestohen dy poseduesit e sajë në aksin "Çorraj – Borsh” të Sarandës. Në pranga ka përfunduar 32-vjeçari Taulant Lamaj nga fshati Selenicë i Vlorës dhe kushëriri i tij Olgert Lamaj 33 vjeç banues në Peshkëpi të Vlorës.
FOTO -
Kanionet e Nivicës, Zagories dhe një
11 Janar 2016, 10:49
barbarizëm që duhet të marrë fundKanionet e Nivicës janë e vetmja pasuri natyrore e turizmit malor në Jug të Shqipërisë. Kushdo që ka udhëtuar qoftë dhe një herë drejt Kurveleshit, ato të shfaqen përballë ndërsa ngjitesh rrugës për në Progonat. Ato janë dhe më mahnitëse kur i shikon nga Nivica.
-
Emigrantët shqiptarë, komuniteti i
11 Janar 2016, 10:40
dytë mysliman më i madh në ItaliNjë studim i publikuar së fundi nga Fondacioni i Pavarur i Studimeve Multietnike ISMU, tregon se shqiptarët janë pas marokenëve. Aktualisht, në Itali gjenden 1 milionë e 700 mijë persona të besimit mysliman. Ata përbëjnë pothuajse 1/3 e mbi 5 milionë emigrantëve që jetojnë në Itali.
-
Mashtrimi i shqiptareve, mendojnë se
11 Janar 2016, 10:33
shiten nuse në Kosovë, por në fakt...Një numër i madh vajzash shqiptare, përveç skandalit që ato martohen në këmbim të parave, po mashtrohen edhe për vendin se ku do të kalojnë jetën. Për të marrë një nuse nga Shqipëria në Kosovë, "dhëndri" paguan nga 500 deri në 1 mijë euro. Por ajo që nuk dinë shqiptaret, është se në fakt nuk bëhet fjalë për Kosovën si shtet, me të cilën ndajmë edhe një gjuhë, por për fshatin Kosovë në Maqedoni.
-
Ngacmonte seksualisht vajzat në
11 Janar 2016, 10:28
autobusët e Londrës, burg shqiptaritNjë shqiptar ka përfunduar në burg nën akuzën e ngacmimit seksual të disa vajzave e grave në autobusët e Londrës. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Giorge Zhukas, 47 i cili është dënuar me 18 muaj burg, nga Gjykata e Snaresbrook Crown pasi pranoi akuzat për 9 ngacmime seksuale gjatë 2015-ës në disa linja autobusësh në lindje të Londrës, mes tyre një 13 e 14 vjeçare.
-
Travel a Dept itinerar për në Shqipëri
11 Janar 2016, 10:08Ndërsa një pjesë e rrugëve të Europës së Vjetër janë shkatërruar nga perandoritë e mëparshme, Shqipëria ka aq shumë për të ofruar nga trashëgimia e saj kulturore. Kështu e nis artikullin ëebsite i njohur “Travel a Dept”, një faqe amerikane me vlerësime dhe sugjerime nga udhëtarët nga e gjithë bota.
-
Tentativë për vrasje në Tiranë
10 Janar 2016, 17:51
plumba drejt një klienti në lokal
VIDEO/Lokali që u qëllua me armëNjë tentativë për vrasje është regjistruar sot në kryeqytet, ku është qëlluar me 5 plumba në drejtim të një lokali, në të cilin dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatorëve, por që ende nuk dihet identiteti i tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e "Kavajës” në afërsi të një qendre tregtare, ku disa pumba kanë kanë ardhur nga një automjet në lëvizje e sipër në një lokal ngjarje në të cilën ka mbetur i lënduar një klient i lokalit, për shkak se është thyer një nga xhamat e tij.
FOTO -
Situata e krijuar në vend, ARRSH:
10 Janar 2016, 16:56
Ja situata në çdo Qark nga reshjetAutoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut vijon që të paraqesë disa probleme, por në terren vijon puna intensive për rikthimin e normalitetit.
-
Sarandë, atentati ndaj Haxhiajt
10 Janar 2016, 16:17
policia gjen makinën e autorëve11 ditë pas atetnatit ndaj Rudin Haxhiajt në zonën e njohur si kanali i Bistricës në Sarnaadë policia gjen automjetin e përdorur nga autorët e këtij krimi. Siç e shihni në këtë foto automjeti është një audi A6 me portobagazh me xhama të zinj dhe me targë Tiranë 4512 F.
Rudin Haxhiaj, 5 herë objekt sulmi -
3 orë peng, flet nëna e Ylber Kerës
10 Janar 2016, 16:08
"Kushëriri i tij e kërcënoi për lekët"Ylber Kera personi i marrë peng një ditë më parë në kryeqytet është rikthyer në banesë, ndërsa në kërkim është shpallur kushëriri i tij. Në një intervistë për Report Tv, nëna e tij Safete Kera deklaron se konflikti i djeshëm u krijua pasi i afërmi i tyre Xhevat Kera dhunoi Ylberin duke i kërkuar më forcë 15 mijë lekë, ndërsa ky i fundit nuk pranoi t’ia jepte.
VIDEO -
PD: Banorët të izoluar e pa
10 Janar 2016, 15:43
ushqime, Rama del pas diellitE ndërsa reshjet e shiut janë rikthyer sërish, Partia Demokratike thotë se qeveria nuk po ndërhyn që t’i jap zgjidhje situatës së përmbytjeve, ndërsa banorët janë pa të izoluar e pa ushqime.
VIDEO -
Ortek bore në Theth, bllokohen 3
10 Janar 2016, 15:27
persona, ndihmohen nga banorët3 banorë të zonës së Dukagjinit në Shkodër kanë mbetur të bllokuar në mes të rrugës me dy automjetet e tyre, pasi një ortek ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonën e Qafës së Thorës, në Theth.
