Kronikë

  • Ndërsa Myftiu i Tiranës Ylli Guri foli se 140 shqiptarë që kanë ikur drejt Sirisë, kolegu i tij në Beograd myftiu Muhamed Jusufspahic ka të njëjtin problem. Kryeqyteti serb numëron rreth 200 mijë myslimanë, një pjesë e të cilëve gjithashtu janë nisur për xhihad në Siri.
  • Intervista/ Moisiu: Rreziku nga
    terrorizmi vjen brenda territorit

    Infiltrimi i radikalëve fetarë në vendin tonë dhe fitimi i terrenit për të zhvilluar aktivitete të dyshimta dhe terroriste, ka nisur që në fillim të viteve '90, sipas ish-presidentit Alfred Moisiu. "Kujdesin duhet ta kenë për njerëzit tanë brenda sepse ka ca fenomene që vërtet janë shqetësuese, ca xhami që janë jashtë vëmendjes së Komunitetit Mysliman. Pra me këtë aspekt mund të ketë domethënë njerëz të çmendur që mund të bëjnë budallëqe".

  • Durrës, studentët: Tymi i plehrave 
    në Porto Romano hyn në universitet

    Me dhjetëra studentë të Durrësit kanë dalë sot në një protestë përpara Universitetit të Durrësit në Spitall kundër djegies së plehrave në Porto Romano.  FOTO

  • Patenta, diabetikët kontroll 1 herë në
     2 vjet, humbasin ndjenjat e shikimin

    Eksperti i Sigurisë rrugore Gëzim Hoxha thotë për Shqiptarja.com se të alkoolizuarit dhe përdoruesit e lëndëve narkotike, rrisin premisat për aksidentet rrugore. Ndyshimet në Kod: U hiqet përgjithmonë patenta. Hoxha: Personat me diabet humbasin aftësitë e shikimit dhe reagimit pas një farë kohe dhe është e nevojshme rishikimi periodik i gjendjes së tyre shëndetësore. 

  • Shkupi sinjal Tiranës për terroristët
    'Refugjatët sjellin edhe kriminalitet'

    Policia shqiptare dhe maqedonase do të shkëmbejnë informacione për persona me prirje e tendenca radikale apo terroriste. Kjo u dakordësua në një takim që kreu i Policisë së Shtetit  Çako mbajti me homologun Savovski. "Fluksi i emigrantëve në territorin e shtetit fqinj rrit mundësinë e kriminalitetit"

  • Interneti, Shqipëria firmos me
    49 shtete për mbrojtjen e fëmijëve

    Interneti është një nga mjetet që shumë keqbërës përdorin për të manipuluar e më tej shfrytëzuar fëmijët. Pikërisht për të luftuar këtë kërcënim serioz, 50 vende të botës firmos një marrëveshje të përbashkët ku angazhohen për punë konkrete dhe të koordinuara për të mbrojtur fëmijët nga përdorimi i gabuar i internetit. 

  • Rama: Titulli i pronësisë së tokës
    në fshat do jetë falas për femerët

    Pas legalizimeve falas, qeveria shqiptare do t'i ofrojë një lehtësi të tillë edhe fermerëve. Kryeministri Edi Rama tha se procesi për marrjen e titullit të pronësisë në fshat do të bëhet i gjithi falas. Nga Roskoveci ku bashkë me kreun e ALUIZNIT ndanë certifikatat e legalizimit për shtëpitë e banorëve të kësaj bashkie, kreu i qeverisë lajmëroi se të gjithë fermerëve nuk do t'i duhet të kalojnë peripeci nga njëra-zyrë të tjetrën për të zotëruar titullin e pronësisë së tokës në fshat. VIDEO
    Rama takim me strukturat e PS në Fier: Për hapjen e re të partisë

  • Nishani:S’ka vend për panik
    masat janë parandaluese

    Ekspozimi i Shqipërisë ndaj ndonjë sulmi të mundshëm terrorist pas zhvillimeve të fundit në Paris, ka bërë që Presidenti i Republikës, Bujar Nishanit të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.  Presidenti gjatë takimit ka theksuar nevojën se në këtë lloj situate institucionet e shtetit duhen të lëshojnë mbi të gjitha mesazhe të garancie dhe stabiliteti për t’i siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik.  VIDEO  FOTO
    Tahiri: Nuk ka kërcënim konkret nga ISIS-i për Shqipërinë

  • Durrës, dy me skafandra e pistoletë
     grabisin 12 mijë lekë në karburant

    Një pikë karburanti u grabit në mesnatë nga dy persona të cilët kërcënuan me armë rojen e karburantit pranë hyrjes numër dy në Portin e Durrësit.  Autorët me skafandra në kokë mundën të marrin 12 mijë lekë të rinj, dhe u larguan me një motor pa targa. 

  • Aksident në Fier, vdes 5-vjeçarja
    plagosen prindërit e vëllai 6-muajsh

    Një vogëlushe 5-vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksident të rëndë automobilistik të regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksion rrugor Levan-Tepelenë, ndërsa prindërit dhe vëllai i saj 5 muajsh mbetën të plagosur.  VIDEO  FOTO

  • Shpronësoi zonën pyjore në shkelje
    me ligjin, arrestohet ish-zyrtari Isufaj

    Nëntë muaj pasi ishte shpallur në kërkim, policia mundi të arrestojë ish-kreun e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Mallakastrës, Pëllumb Isufaj. Në shkurt të 2015-ës, Gjykata e Apelit të Vlorës kishte vendosur në mungesë ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" pasi dyshohet së në vitin 2012 ka shpronësuar një zonë pyjore në kundërshtim me ligjin. 

  • Gurra: Xhamia e Unazës së Re
    pa kontroll, në Siri 140 shqiptarë

    Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com u shpreh se pas zyrtarizimit të xhamisë së Mëzezit duke emëruar një imam ose hoxhë, shumë shpejt do të ketë edhe një zyrtarizim të xhamisë së Unazës së Re. Gurra: Në Tiranë priten të ndërtohen edhe pesë xhami të reja. Janë 140 shqiptarë që kanë ikur në Siri. Bsimet me institucionet e sigurisë për të ndaluar largimin në luftë.  

  • Fshehu 647 mijë dollarë, 4 vite burg
    djalit të Vehbi Alimuçajt të "VEFA-s"

    Fshehja e një shume prej 647 mijë dollarë në një prej bankave në Hungari, ka sjellë dënimin me 6 vite burg të djalit të ish-bosit të “Vefa Holding” Vehbi Alimuçaj. Dënimi i Artan Alimuçaj është dhënë nga gjykata e Tiranës, e cila e ka shpalllur fajtor duke e dënuar fillimisht me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është reduktuar në 4 vite burg.

  • I riu ja hedh 'bluve', merr patentën me
     rryshfet me 260 mijë lekët e policisë

    Një 28-vjeçar nga Farka e Tiranës në pamundësi financiare për të paguar tek inspektorët e DRSHTRR, me qëllim marrjen me rryshfet të patentës në kategorinë “C”, ka vendosur të fusë në kurth specialistët e Antikorrupsionit pranë policisë së Tiranës. Denoncon sikur instruktori dhe inspektorët i kërkonin lekë, ja merr policisë për t'i futur në kurth duke i përgjuar, por pasi merr patentët tërhiqet nga kallëzimi.

  • Dy vjet pas operacionit 'Marrëzia' 
    trefishohen pikat e basteve sportive

    E mbani mend operacionin “Marrëzia” që policia nisi në tetor 2013 për bllokimin e lojërave të fatit pa licencë? Në vitin 2013 ishin 1271 lokale për bastet, sot janë hapur 3464. Lojërat online mbeten të frekuentuara, aty ku lënë rrogat shqiptarët. Bllokohet transferimi i kazioneve në periferi të qyteteve. 

  • Dhunohet me doreza hekuri kreu
    i PD Sarandë, shëtiste me vajzën

    Kryetari i Partisë Demokratike të Sarandës, Hariz Mema është sulmuar nga dy persona ende të paidentifikuar, ndërsa ishte duke lëvizur në shëtitoren e qytetit. Sipas burimeve për Shqiptarja.com ai është goditur nga dy të rinj me doreza hekuri. Reagon PD: Dhunuesit dhe porositësit do japin llogari deri në një

  • Tahiri: Asnjë kërcënim nga ISIS
    Masa shtesë për sigurinë publike

    Shqipëria nuk ka asnjë kërcënim konkret sa i përket sulmeve të mundshme terroriste, por të gjitha masat e përforcuara janë ndërrmarë për të garantuar sigurinë publike përsa kohë vendi ynë është radhitur krah shoqërive në Aleancën globale kundër ISIS, - deklaroi nga Durrësi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. "Kemi propozuar ligj për sigurinë publike. Masa shtesë në qendra tregtare, shkolla, parqe publike, institucione të rëndësisë së vecantë etj"

  • Vasili: Pas dekriminalizimit, sfida
    e radhës është reforma në drejtësi

    Gjetja e konsensusit për dekriminalizimin është përshëndetur dhe nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili, i cili tha se sfida e radhës do të jetë reforma në drejtësi. Në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj force politike, Vasili u shpreh se ligji për dekriminalizimin është i qartë duke theksuar edhe një herë që reforma në drejtësi do të sjellë refoma më të thella.

  • "Jam kamikaz i ISIS", mesazhi
    që vuri në panik Shtëpinë e Fëmijës

    Jam kamikaz, jam i ISIS – Allahu Akber”. Këto fjalë të thëna nga një 34-vjeçar kanë përhapur panik në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, aty ku Fatjon Habibi kishte hyrë furishëm duke terrorizuar fëmijët. Ka qenë roja i Shtëpisë së Fëmijës i cili ka njoftuar policinë menjëherë sapo dëgjoi fjalët kërcënuese të 34-vjeçarit. Fatjon Habibi u arrestua këtë të premte nga Policia, dyshohet i sëmurë mendor.

  • I përdhunoi djalin e sëmurë 3 vjet
    E ëma: Kisha turp ta denoncoja

    E ëma e 18-vjeçarit me të meta mendore nga Erseka, i cili është abuzuar seksualisht nga një 44-vjeçar, ka rrëfyer se ajo ka qenë në dijeni të ngjarjes, por druhej ta denonconte për shkak të mentalitetit. Rajmonda Koçoni teksa kërkon drejtësi thotë se Ilir Veizi ka abuzuar edhe me fëmijë të tjerë me probleme mendore.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv