Kronikë

  • Shqiptarja.com zbardh ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, ku një 49-vjeçar abuzoi seksualisht me një 17-vjeçar. Nga burimet e policisë mesohet se 49-vjeçari i arrestuar me akuzën e ngacmimit seksual, është trajner ne ekipin e futbollistëve në Mamurras. 
  • "Xhihadistët", KMSH emëron
    imamin në xhaminë e Mëzezit

    Një vit pas arrestimit të imamit të vetëshpallur Bujar Hysa pasi predikonte nxitje të urrejtjes fetare, dhunës dhe luftës, xhamia e Mëzezit ka kaluar tashmë në kontroll të Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra si dhe disa përfaqësues të komunitetit kanë qenë sot në xhaminë e Mëzezit ku edhe kanë zyrtarizuar Imam Rifatin, të njohur nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

  • ​Cani harron se është deputet
    Leskaj i kujton që të votojë

    Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjet që ishin në rend dite dhe që kërkonin vetëm shumicë të thjeshtë. Fillimisht u miratua ligji për shfuqizimin e “Kodi i Etikës së Policisë” me 73 vota pro. Ndryshe nga ligji për Kodin e Etikës së Policisë, ku vendim u miratua me 74 vota pro. Kjo pasi nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj i kujtoi Shkëlqim Canit të votonte. Mesa duket Cani, i cili është një rast i veçantë, mban dhe mandatin e deputeti ndryshe nga ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar.

  • Çako: Kemi në dorë listën e
    personave me prirje ekstremiste

    Informacionet serioze për sulme të mundshme terroriste edhe në Shqipëri, të dhëna nga shërbimet sekrete të huaja, kanë bërë që policia të kalojë në gatishmëri të përforcuar. 
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, konfirmoi se ka persona të cilët mbahen nën monitorim nga ana e tyre, si elementë potencial për sulme të mundshme, pavarësisht se sipas tij nuk ka vend për panik.

  • Shkarkohen drejtori i burgut, Manjani
      "Ndjesë që kemi njerëz të tillë"

    Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ditën e sotme pas videos së trasmetuar në emisionin “Fiks Fare”, ku drejtori i IEVP-së Korçë përfshihej në fenomene të rënda korruptive.  

  • Kënetën e kthyen në zonë turistike,
    dënohen zyrtarët e Kadastrës Lezhë

    Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar vendimet për  6 zyrtarët e akuzuar, mes tyre 4 punonjës të Kadastrës dhe 2 Topografë të Shëngjinit pasi akuzoheshin për abuzim me tjetërsimin e kënetës në bregdet në tokë bujqësore dhe dhënia e tyre tek banorëve të zonës së Kunes në Lezhë.

  • Bushati kërkoi të kthehej në Tiranë
    Nishani liron ambasadorin në OSBE

    ​Presidenti, Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit tonë në OSBE , Spiro Koçi. Largimi i ambasadorit më herët kishte përplasur kreun e shtetit me ministrin e Jashtëm, mbi kompetencat për lirim dhe emërim ambasadorësh.

  • ​Grupi i drogës, zbulohet skema
    e organizimit, dy vajza rol kyç / VD

    Dy femrat e arrestuara nga Policia e Tiranës, si pjesë e grupit të shitjes dhe shpërndarjes së drogës së rënda në Tiranë, dyshohet se kanë pasur rol kyç në grup. Një fakt i tillë konfirmohet nga Prokuroria, e cila ka hetuar rastin në bashkëpunim me Policinë e Tiranës. Të dyja ato mësohet se ishin në rolin e koordinatorëve të shpërndarjes së drogësVeç këtyre dy femrave, policia thotë se në grup është përfshirë edhe një femër tjetër roli i së cilës mendohet se është ai i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

  • Shqipëria në alarmin e "kuq"
    Policë me kallashnikov në rrugë

    Atentatet terroriste në Francë kanë bërë që niveli i alarmit për sigurinë në Shqipëri të kalojë në zonën e kuqe. Me këtë alarm në të gjithë territorin janë shtuar masat e sigurisë dhe agjentët anti-terror. Shqiptarja.com sjell një vëzhgim nga pozicionimi i këtyre masave në terren ku në gatishmëri ka kaluar dhe siguria në pikën e kalimit kufitar të Rinasit.
    FOTO Çako: Kemi në dorë listën e personave me prirje ekstremiste Çuko:T’u heqim nënshtetësinë shqiptarëve xhihadistë

  • Itali, 29-vjeçari shqiptar vritet 
    në banesë me tre plumba

    Një 29-vjeçar shqiptar është vrarë me tre plumba pistolete në Bergamo. Hetuesit dyshojnë se vrasja është kryer natën mes datës 17 dhe 18 nëntor. Autori i vrasjes ka hyrë në shtëpinë e Arben Vorfit dhe e ka qëlluar atë, ku një prej plumbave ka kaluar dhe përmes grilës.

  • Braho Byrosë: Ndëshkoni Nokën
    shau dhe ofendoi ministrin Tahiri

    Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho i ka kërkuar Byrosë që të marrë masa disiplinore ndaj deputetit demorkat Flamur Noka. Braho thotë në letrën të cilën Shqiptarja.com e siguron, se kjo kërkesë vjen për shkak të sjelljes jo etike që Noka ka shfaqur në mbledhjen e fundit të Komisionit, ku ishte ftuar të raportonte për Kodin Etik të policisë vetë ministri Tahiri. 

  • Manjani: Shqipëria mund të jetë
    objekt sulmesh, duhet vëmendje

    Edhe ministri i ri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se Shqipëria mund të jetë objekt sulmesh terroriste. Ai tha se fakti që Shqipëria është radhitur në aleancën e shteteve kundër ISIS, vëmendja duhet të jetë e shtuar ndaj çdo rreziku të mundshëm.   VIDEO

  • Durrës, "Miksi prangos" 5 persona
    me drogë, mes tyre një stuardesë

    Një sasi prej 600 gramë heroinë dhe 400 gramë kokainë u sekuestruan nga policia e Durrësit, dhe pesë persona ranë në pranga, mes tyre edhe një vajzë. Burime për Shqiptarja.com thanë se 31-vjeçarja Elisa Tabaku me banim në Tiranë, është stuardesë në një nga linjat e trageteve Durrës-Bari. Të njëjtat burime thanë se grupi në fjalë shpërndante drogën në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

  • Tahirit i thyhet këmba e karriges
    në Kuvend, plas humori në sallë
    VD/Momenti kur Tahirit i thyhet karrigia

    Teksa Arben Ristani po e akuzonte për lidhje me trafikun e drogës, një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Këmba e karriges së tij në radhët ku ulet kabineti qeveritar është thyer dhe zhurma e thyerjes ka kumbuar në sallë. 

  • Parlamenti sot në 'shtetrrethim' 
    SHISH sinjal për sulm terrorist

    Parlamenti i Shqipërisë është vënë nën masa të rrepta sigurie, kjo si pasojë e informacioneve të SHISH për sulme të mundshme ndaj institucioneve. Numri i punonjësve të gradës në institucionet e rëndësisë së veçantë, edhe në parlament ku mbahet seanca plenare e kësaj të enjteje, është rritur me 50 %.

  • Lanë të 'lirë' kamionin me drogë
    Pranga 2 skanuesve të Rapiscan

    Kamioni me 1.6 ton marijuanë i cili kaloi nën "hundën" e autoriteteve në portin e Durrësit dhe u zbulua në Bari të Italisë, ka çuar në pranga dy punonjës të Rapiscan, kompanisë së huaj konçensionare për skanimin e mallrave në port. Nga hetimet e kryera u zbulua se kamioni që transportonte drogë mes lëndës drusore është skanuar nga Shoqëria ”Rapiscan S2 Albania", veprim për të cilin janë vënë nën përgjegjësi dy punonjësit 28-vjeçari Fatjon Trezhnjeva përgjegjës për analizën e skanerit dhe supervizori Edmond Hysko 42 vjeç të dy me banim në Tiranë.
    Basha: 3150 kg drogë në dy ditë duhet pastruar Shqipëria nga droga

  • Kapet në Vlorë i dënuari me 11 
    vjet burg nga Italia për trafik droge

    Një 36-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës, pasi ishte dënuar nga gjykata italiane me 11 vite burg për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik të drogës. 

  • Prokuroria pezullon dosjen Shullazi
    për kanosjen e Ademit dhe Bashës

    Emiljano Shullazi, njeriu që dy ditë më parë u përmend dhe nga ambasadori i SHBA, Donald Lu se i ka shpëtuar drejtësisë për disa vepra penale, tashmë pritet t’i shpëtojë akuzës edhe për kërcënimin që ai dyshohet se i ka bërë ish-deputetes së PD Voltana Ademi dhe vetë kreut të PD Lulzim Basha. Akuza nuk ka gjetur prova që mbështesin kallëzimin.

  • Drejtori i shkarkuar i burgut Drenovë 
    'lehtësi' të dënuarve kundrejt parave

    Emisoni investigativ “Fiks Fare” ka sjellë këtë të mërkurë fakte mbi një skandal që ka ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë. Pas një investigimi 3-mujor “Fiks Fare” ka sjellë fakte mbi mënyrën se si drejtori i këtij institucioni, Laert Çeliku, i cili është shkarkuar sot nga detyra, ofronte lehtësi për të dënuarit kundrejt parave. 

  • Qeveria cakton 12 milionë lekë
    për lotarinë e kuponit tatimo

    Me një Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 11 nëntor, Këshilli i Ministrave i ka akorduar Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, një fond shtesë prej 12 milionë lekësh, për shpenzime korrente, në programin “Menaxhimi i të ardhurave tatimore”. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv