Kronikë

  • Në Shqipëri nuk është e sigurtë pirja e ujit nga rubineti. Kështu raporton e përditshmja britanike “Daily Mail”, duke iu referuar të dhënave nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Kjo e fundit ka publikuar informacion në rang global, se në cilat vende të botës mund të pihet uji nga rubineti. Dhe sipas info-grafikës së Daily Mail, Shqipëria bashkë me Kosovën dhe Maqedoninë renditen tek vendet ku nuk këshillohet të pihet ujë nga rubineti.  VIDEO
  • Haxhinasto inspekton rrugën Elbasan
    -Belsh: Po ecet me ritme të shpejta

    Punimet për ndërtimin e segmenteve, Elbasan-Banjë dhe Elbasan-Belsh janë inspektuar nga ministri i Energjetikës, Edmond Haxhinasto."Punimet në këtë segment me ritëm më të lartë se parashikime. Në 1 muaj janë zhvilluar 10% e punimeve. Impakti i kësaj rruge është i madh për zonën e Elbasanit, Cërrikut e Banjës.”- tha Haxhinasto.  VIDEO

  • Profesorët e Universitetit të Napolit:
    Ja si zbulohen koordinatat e kanabisit

    Në vijim të lajmeve për asgjësimin e kanabisit, natyrshëm lind pyetja se cila është metodologjia që përdoret nga specialistet për të zbuluar koordinatat e sakta të vendndodhjen e parcelave të kultivuara me bimën narkotike. Kjo punë kryhet nga specialistët e Qendrës kërkimore BENEKON të universitetit të dytë të Napolit falë projektit të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe Guardia di Finanzia.  VIDEO

  • Vlorë, palmat drejt zhdukjes
    shkak prania e buburrecit  ‘vrasës’

    Palmat në rrugët e qytetit të Vlorës do jenë pjesë e së shkuarës. Shkak është bërë prania e buburrecit të kuq, insekti vrastar që i ka çuar palmat drejt tharjes së plotë.  VIDEO

  • Vjedhja e energjisë, evidentohen
    43 raste, policia: 11 të arrestua

    Policia e Shtetit dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë vijuar punën me anë të grupeve të përbashkëta të kontrollit në mbarë vendin, me synimin për të evidentuar dhe për të vënë para drejtësisë autorët e vjedhjes së energjisë elektrike dhe për të ndërprerë lidhjet e paligjshme.

  • Shkodër, plagoset me 2 plumba
    pranë selisë së PD-së 35-vjeçari

    Një person ka mbetur i plagosur në qendër të qytetit të Shkodrës ndërsa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Ngjarja  e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës pranë vendit të quajtur “Dollari” ngjitur me selinë e Partisë Demokratike. Lulzim Lelckaj, u qëllua me dy plumba dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë. Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët pasi kanë dëgjuar të shtënat i kanë ardhur në ndihmë 35- vjeçarit si dhe kanë lajmëruar policinë.  VIDEO

  • Itali, zbulohet ‘rafineria’ e drogës
      i ‘spiunoi’ trafikanti shqipta

    Një ‘rafineri’ droge mund të quhet laboratori i zbuluar ditën e djeshme nga policia e italiane në periferi të qytetit të Padovës. Laboratori i drogës u zbulua pak ditë pas arrestimit të një shqiptari me rreth gjysmë kilogram heroinë, pjesë e këtij grupi.

  • Avioni me drogë/D’Ambrosio takoi 
      në Tiranë 3 persona nga Vlora

    Pasquale D’Ambrosio, personi që u arrestuan më 7 shtator në Torino dhe u sekuestrua avioni me drogë, rezulton se ka hyrë në Shqipëri 4 herë gjatë vitit 2015. Lidhur me hetimet dhe zbulimin e aktivitetit që D”Ambrosios ka në Shqipëri, në Tiranë mësohet se ka mbërritur edhe një përfaqësues i prokurorisë së Torinos dhe policisë italiane.

  • Guardia di Finanzia: U mboll 8
    herë më pak kanabis se në 2013

    EKSKLUZIVE/ Kultivimi i drogës në Shqipëri ka pësuar një ulje prej 8 herë po të krahasohet kjo me periudhën e kultivimit të drogës në vitin 2013. Ky konkluzion ka dalë nga një raport i pavarur i specialistëve të Guardia di Finanzia, të cilët nga fotografimi ajror, të kryer në Shqipërisë kanë zbuluar se në vitin 2015 sipërfaqja e mbjellë më drogë është 44 hektarë, ndërkohë që për vitin 2013 Guardia Di Finanzia, në raportin e saj, ka të evidentuara se sipërfaqja me drogë në Shqipëri ishte diku tek 323 hektarë tokë të mbjellë me kanabis stativa.  VIDEO

  • Në 2015 u asgjësuan 96% e
    kanabisit, në kohën e Berishës 7%

    Viti 2015, ka qenë rezultativ rekord për sa i përket asgjësimit të rrënjëve të drogës të mbjella në zona të thella malore.

  • Shkodër, asgjësohen 12.893
    rrënjë kanabis në 65 parcela

    12.893 rrënjë kanabis kanë asgjësuar forcat e policisë Shkodër të mbështetura dhe nga FNSH gjatë operacioneve të shtrira në fshatrat Temal, Xhaj, Kir, Mali i Jushit, Toplane , Kasnec, Serm, Klogjen dhe Kasnec të Shkodrës.

  • Pogradec, sekuestrohet armë 
     e tritol, arrestohet 67-vjeçari

    Policia e Pogradecit ka sekuestruar një arsenal armësh si dhe ka arrestuar në flagrancë poseduesin 67-vjeçar. Uniformat blu kanë arrestuar Spiro Muçllari banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në magazinën në pronësi të tij janë gjetur  armë dhe tritol.

  • Stërvitja “Biza-15”, Kodheli: Forcat
    e Armatosura më të modernizuara

    Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli vizitoi gjatë ditës së sotme Komandën e Forcës Tokësore të Republikës së Shqipërisë të stërvitjes “Biza-15”. I pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jorenim Bazo gjatë takimit me ministren Kodheli diskutoi për përgatitjet që janë bërë për zhvillimin me sukses të stërvitjes së Forcave të Armatosura.  VIDEO

  • Ekstradohen drejt Italisë 1 italian e 2
    shqiptarë nën akuzë për trafik droge

    Interpol Tirana gjatë ditës së sotme ka ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë tre persona të cilët kanë qenë të përfshirë në trafik droge. 2 prej tyre janë shqiptarë që do të përballen me drejtësinë italiane, ndërsa i treti është shtetasi italian Vincenzo Elefante, 50 vjeç.

  • Tiranë, sinjalistika pranë shkollave 
    Paskali:Largojmë ndërtimet pa leje

    Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor Bashkia e Tiranës ka marë disa masa për vendosja e sinjalistikës rrugore në çdo shkollë si dhe përcaktimin e vendit për ndalimin e autobuzave të shkollës. Panë shkollës “Vasil Shanto” punimet janë inspektuar nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali e cila njoftoi për masat e para të mara nga bashkia e Tiranës.

  • Zgjidhet kreu i Këshillit të Qarkut
    Kukës, PD: U vendos një kriminel

    Me 9 votat e këshilltarëve të majtë si i vetmi kandidat i propozuar, Abedin Oruçi, është zgjedhur kryetar i Këshillit të qarkut Kukës. Në mbledhjen e konstituimit, kanë qenë të pranishëm vetëm anëtarët e majtë të këtij këshilli, të cilët kanë debatuar me sekretarin e Këshillit të Qarkut. Ky i fundit ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, për shkak të mos prezencës së kryetari i bashkisë qendër, më të madhe në qark.

  • Aldo Bare kundër shtetit: Më
    ktheni Lagunën e Karavastasë

    Nga burgu Aldo Bare i dënuar si kreu i organizatës kriminale “Banda e Lushnjës” kërkon rihapjen e procesit gjyqësorë për pronësinë e Lagunës së Karavastasë. Kërkesa e Bares është dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe pritet të nisë gjyqi më 18 shtator 2015. Laguna e Karavastasë dikur pronë e Aldo Bares në 2008 me vendim gjykate është rikthyer në pronësi të shtetit.  VIDEO

  • Itali, shqiptari hero që fitoi lejen
    e qëndrimit falë këtij gjesti /Video

    Një i ri shqiptar ka mundur të parandalojë një grabitje në një qendër tregtare në Napoli. Ngjarja heroike ka ndodhur në Italinë fqinje, ku duhet theksuar se shpesh shqiptarët që jetojnë aty janë përfolur për veprime të paligjshme. Prokurori i Napolit propozoi që shqiptarit pa letra t’i jepet një leje qëndrimi të jashtëzakonshme.  VIDEO

  • Ja fotot e “tutores farmaciste” që 
    shfrytëzonte të miturat në Tiranë

    Një 22-vjeçare u arrestua mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ndërsa një bashkëpunëtore e saj u shpall në kërkim, të dyshuara se kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur. Nga një vëzhgim në profilin e saj në rrjetin social Facebook, i cili vijon të jetë i hapur, rezulton se e reja Sivli Zhuri ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe punon farmaciste.

  • Kërkohet punonjësi i Hekurudhave
    Magazinë "Hi Tech" për kanabisin

    Durres/ Një magazinë në punime e sipër, e cila do të shërbente për të kultivuar bimë narkotike përmes teknologjisë së fundit u zbulua nga policia e Durrësit. Magazina në pronësi Artur Mahmutaj i cili është shpallur në kërkim. 35-vjecari eshte pergjegjes i njesise se mallrave ne drejtorine e Hekurudhave Durres.VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv