Kronikë

  • Policia e Fierit ka vënë në pranga pronarin e subjektit uji "KOND" shpk, pasi gjatë kontrollit ka rezultuar se ai tregtonte ujin pa kupon tatimor dhe të pa pajisur me fletë analizat e detyrueshme .
  • Autoritetet holandeze për mafian
    shqiptare: Kërkohen 160 persona

    “Shqiptarët janë të përfshirë në vrasje dhe në tregtinë e kokainës”. Kështu shkruan për shqiptarët një gazetë holandeze. Sipas gazetës “De Telegraaf” grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët i kanë përfituar paratë në mënyrë të paligjshme dhe kryesisht nga trafiku i kokainës.

  • Arben Gropa i shpëton ekstradimit 
     në Itali, dënohet me 3 vite burg 

    Arben Gropa, biznesmeni nga Fieri i dënuar në Itali me 32 vite burg për trafik droge dhe që më pas ju fsheh ekstradimit të tij duke u arratisur, është shpallur fajtor nga gjykata e Fierit dhe dënuar me 3 vite burg. 

  • Denoncimet/ Gjejnë të dashur më
    të vegjël, gratë bien pre e dhunës 

    Dy vajza të moshave 33 dhe 27 vjeçe kanë denoncuar në polici se janë dhunuar nga të dashurit e tyre më të vegjël në moshë. 

  • Berat, shkarkohet drejtori i shkollës 
    Klosi: Dëshmia e penalitetit, false

    Shkarkohet drejtori i shkollës profesionale të Beratit. Urdhërin e dha Ministri i Mirëqenies sociale Blendi Klosi pasi u verifikua se drejtori ishte dënuar me parë për korrupsion.   VIDEO

  • Bruksel, Basha: Dekriminalizimi
    është urgjencë kombëtare

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me deputetë të Parlamentit Evropian dhe përfaqësues të institucioneve në Bruksel ka marrë garancinë për realizimin e reformës për dekriminalizimin. “Europa i thotë JO legalizimit të vjedhjes dhe blerjes së mandateve nga Bushi e Roshi me kompani. Dekriminalizimi urgjencë kombëtarë”, shkruan Basha.

  • Shkodër- Hani i Hotit, kamioni
    përplas për vdekje 50 vjeçarin

    Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një mjet i tonazhit të rëndë në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Mësohet se viktima Fatmir Jaukaj i ka prerë rrugën kamionit duke mos i lënë mundësi drejtuesit të mjetit që të shmangte përplasjen. 

  • ​Raporti në parlamentin italian:
    6 mijë kg marijuanë nga Shqipëria

    Një raport i paraqitur në parlamentin italiane tregon se gjatë vitit 2014, janë trafikuar nga Shqipëria për në Itali mbi 6 mijë kg marijuanë,duke qenë vendi kryesor për furnizimin me këtë lëndë narkotike. Raporti tregon se pas Shqipërisë, nga ku janë trafikuar 6 180 kg, vjen Greqia me 650 kg.

  • ​Janar-shtator, policia asgjësoi 
    shtatë miliardë euro kanabis

    Policia shqiptarë gjatë periudhës janar-shtator ka asgjësuar gjatë operacioneve antikanabis në të gjithë territorin e vendit mbi 650 mijë rrënjë kanabis. Vlera e lëndës narkotike të asgjësuar përllogaritet të jetë më shumë se 7 miliardë euro. “Policia ka asgjësuar që prej janarit 650 333 rrënjë kanabis dhe ka arrestuar 279 persona ndërsa 90 janë shpallur në kërkim”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

  • Kaos në kampet e Gjermanisë 
    Dëshmia: Hamë patate pa zier
    FOTO/ Ja si po jetojnë azilkërkuesit

    EKSKLUZIVE/ Shpresa për një të ardhme më të mirë është kthyer në mankth për këtë familje shqiptare e cila dëshiron të ruajë anonimatin për të mos prekur të afërmit që ndodhen në atdhe. Ata rrëfejnë për Shqiptarja.com peripecitë e rrugëtimit të tyre me shpresën për një jetë më të mirë.

  • Bajraktari reagon ndaj PD-së:Jam
    rikthyer në punë me vendim gjykate

    Artan Bajraktari ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani. Ky i fundit e cilësonte rikthimin e Bajraktarit si shef i Interpol Tirana si “tentojnë të mbyllin zyrtarisht një prej skandaleve më të mëdha të qeverisjes së tyre, siç ishte fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Mark Frroku”.

  • Korçë, shkolla pa banka, pa dyer
    e dritare, lë pa mësim 300 nxënës 

    Rreth 300 nxënës në fshatin Rëmbec në bashkinë e Maliqit nuk kanë mundur të ulen në bankat e shkollës në këtë vit të ri arsimor. Shkolla e lënë pas dore nga viti në vit ka degraduar duke bërë që atje të jetë i pamundur qëndrimi i fëmijëve.  VIDEO

  • ​Cannon: Shqiptarët nuk duhet
    të drejtohen nga gangsterët

    Ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Nicholas Cannon kërkon që draft për dekriminalizimin nuk duhet të jetë një debat mes palëve politike, por me shoqërinë civile dhe qytetarët. Cannon nga Durrësi u shpreh se procesi i dekriminalizimit është një vendim që i takon shqiptarëve.   VIDEO

  • Bajraktari: Prokuroria të hetojë
    pse nuk u prangos Mark Frroku

    Dhe pse i rikthyer në detyrën të cilën mbante më parë si shef i zyrës ë Interpol Tiranës, Artan Bajraktari nuk tërhiqet nga kërkesa e tij ndaj Prokurorisë së Tiranës për të hetuar se përse nuk u zbatua urdhër-arresti i Interpolit belg për arrestimin e Mark Frrokut. Më datë 25 qershor 2015, Prokuroria e Tiranës do të vendoste pushimin e hetimeve ndaj Bajraktarit, pasi në argumentin e saj prokuroria veprimet dhe mosveprimet e shefit të Inteprolit nuk i konsideroi vepër penale por shkelje administrative.  VIDEO

  • Ristani: Jam skeptik për 
    përgjegjshmërinë e qeverisë

    Akuzat e artikuluara nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ministra të LSI-së kanë përdorur Thesarin e Shtetit në funksion partisë së tyre politike kanë zbritur edhe në komisionin e ligjeve. Deputeti demokrat, Arben Ristani e ka cilësuar këtë qeveri të papërgjegjshme duke iu referuar kështu jo vetëm akuzave ndaj LSI por edhe raportit të OSBE-së.   VIDEO

  • Universitetet/ Ja lista me pikët e
    fituesit të fundit raundi i I faza e II
    PDF/ Lista e publikuar nga AKP

    Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën me pikët për fituesin e fundit të raundit të parë faza e dytë për të gjitha degët e Universiteteve Publike.

  • Kukës, Shehu çon në Prokurori
    ish- kryebashkiakun Hasan Halili

    Bashkia e Kukësit ka kallëzuar penalisht ish-kryetarin, Hasan Halilaj për shpërdorim detyre. Ditën e sotme ky kallëzim është depozituar pranë Prokurorisë së Kukësit. Kryetari i djathtë Bashkim Shehu në kallëzimin e tij ndaj Halilajt shprehet se nga KLSH janë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së ish-kryetarit.  VIDEO

  • Ristani:Kthimi i Bajraktarit provë se
    Rama-Tahiri fshehën urdhër-arrestin

    Pas rikthimit në detyrë të ish-shefit të Interpol Tiranës, Artan Bajraktarit ka reaguar Partia Demokratike e cila i ka kërkuar prokurorisë hetim të plotë të ngjarjes. Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin se me kthimin në punë të Artan Bajraktarit vërtetohet që kërkesa për arrestimin e Mark Frrokut është fshehur nga Tahiri.

  • Gjykata e Tiranës lë në burg 
    tutoren 22-vjeçare...me shkollë!

    Gjykata e Tiranës ka vendosur të lë në burg 22 vjeçaren "tutore farmaciste"e cila së bashku me një bashkëpunëtore të saj dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur 

  • ​Hoffmann:Gjermania do hapë
    tregjet e punës për Ballkanin

    Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffmann deklaroi të hënën se “Gjermania do të hapë tregjet e saj të punës për ata që vijnë nga Ballkani Perëndimor kërkojnë punë dhe lidhin kontrata pune. Ndërsa azilkërkuesit me motive ekonomike nuk kanë akses në tregjet gjermane të punës dhe do të kthehen”. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit në Qendrën Rinore të Tiranës, të studimit “Rinia shqiptare 2015”, mbështetur nga zyra në Shqipëri e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv