Kronikë

  • “Droga e gjetur në biznesin tim nuk ka lidhje me mua, policia ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të mi që ata të pranonin që droga është e imja”. Kjo ka qenë dëshmia para togave të zeza në Gjykatën e Beratit e Artur Zotkajt, vëllait të kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj.  VIDEO
  • Vlorë, drejtorët e shkollave drejt
    Prokurorisë për falsifikim dëftesash

    Dosjet për 268 drejtorë shkollash në Qarkun e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës, do të dorëzohen në Prokurori për shpërdorim detyre. Drejtori i arkivës së Vlorës, Auron Rrokaj shprehet se drejtuesit e këtyre kanë abuzuar me dokumentacionet duke falsikuar numrat e amzës, korrigjime të shumta abuzive dhe të tjerë nuk i kanë dorëzuar asnjëherë dokumentet e institucioneve që drejtojnë.  VIDEO

  • Korrupsioni, dy gjyqtarë në
    gjyq, njëri pranon fajin, tjetri jo

    Gjykata e Krimeve të Rënda kanë nisur procesin ndaj dy kolegëve të tyre nën akuzë për shpërdorim detyre e korrupsion. Gjyqtarja e akuzuar për marrjen e dy qind mijë lekëve në këmbim të një vendimi Parashqevi Ademi dhe pse nuk ishte e pranishme në seancë kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa kolegu i saj, Rasim Doda mohoi akuzën duke e cilësuar procesin si një montim për denigrimin e figurës së tij.  VIDEO

  • Nishani për “Radio Vatikanin”:
    Ç’bisedova me Papa Françeskun

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë për “Radio Vatikanin” tregon për bisedën që ka zhvilluar me Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Tiranë. Nishani shprehet se, “vizita e Papa Françeskut në shtatorin e kaluar në Shqipëri, është pak të thuash se ishte historike, mbi gjithçka, ishte një mesazh i një vlerësimi të jashtëzakonshëm, që pakkush nga personalitetet botërore i ka bërë Shqipërisë”. Presidenti nënvizoi se  vizita e ka befasuar, për shkakun se “ishte vendi i parë që Papa zgjidhte për të bërë si vizitë në Evropë.”

  • Nuk i mjafton mbrojta e policisë
    gruaja vetëhelmohet me fotoksinë

    Një 34-vjeçare edhe pse ka marrë udhër mbrojtjeje nga policia e Tiranës, ka tentuar t’i japë fund jetës së saj. Gruaja me iniciale F.Gj është dhunuar në mënyrë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, 34-vjeçari me iniciale E.Gj. 

  • ​'Kimisti' shqiptar kthen shtëpinë në
    laborator, kapet me 16.5 kg heroinë

    Policia italiane ka gjetur në apartamentin e një 23-vjeçari shqiptar 16.5 kg heroinë. Fitim Ramci, i cili jetonte në një apartament në Sesto San Giovanni (Milano) e kishte kthyer shtëpinë e tij në një laborator droge. 23-vjeçari u arrestua mbrëmjen e të enjtes, por lajmi për prangosjen e tij është bërë publik vetëm sot.

  • Drogë dhe armë nga Shqipëria
    në Itali, arrestohen tre persona

    Në dy operacione antidroge, policia në Lecce ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 70 kg marijuanë dhe 3 kg heoinë si dhe armë. Në operacionin e parë, një varkë me flamur grek e cila nisi të lundorjë sapo pa praninë e policisë, u sekuestruan tre armë kallashnikovë, fishekë dhe 67 kg marijuanë.

  • Laguna e Patokut, Cali e Prenga
    në gjyq, kërkohet ribërje e tenderit

    Peshkatarët e familjes Cali kërkuan nga Gjykata Administrative këtë të hënë heqjen e licencës firmës “Tenki 01” në pronësi të familjarëve të deputetit Armando Prenga si dhe ribërjen e tenderit nga Ministria e Bujqësisë. Konflikti për shfrytëzimin e lagunës për peshkim 2 javë më parë degjeneroi në përleshje masive e përdorim armësh ku mbetën 7 të plagosur dhe u arrestua deputeti Armando Prenga.  VIDEO

  • Aksidente në Vlorë dhe Durrës
    vdesin shoferja dhe këmbësorja 

     2 të vdekur është bilanci i dy aksidenteve rrugore të regjistruara pasditen e sotme në Durrës dhe Vlorë. Ne Durres dy kamione perlasin per vdekje te moshuaren qe ecte ne ane te rruges. Ne Vlore perplasen dy makina, humb jeten shoferja 31-vjecare, plagosen dy. VIDEO

  • Zgjatimi i Bulevardit/ Tregtarët në
    protestë, kërkojnë një vend tjetë

    Punimet per zgjatimin e bulevarit kanë nxjerrë në protestë tregtarët që shisnin në zonen pranë ish-stacionit të trenit ne kryeqytet. Ata i kërkojne Bashkise se Tiranes t’ju gjejë nje tjetër hapesirë për të ushtruar aktivitetin e tyre.  VIDEO

  • Amnistia shpëton deputetin e PD
    në akuzë vetëm për shkatërrim prone

    Gjykata e Lartë pushon akuzën e ndërtimit të paligjshëm për të cilën prej një viti ishte duke u hetuar deputeti i djathtë Astrit Veliaj. Sipas vendimit kjo vepër është amnistuar. Deputeti tashmë po gjykohet për akuzën e shkatërrimit të pronës publike pasi shkatërroi godinën e ish-drejtorisë së Policisë Fier për të ndërtuar filialin e universitetit UFO.  VIDEO

  • Tregtarët protestojnë kundër kasës
    fiskale në Elbasan, mbyllin bizneset

    Mbi 100 tregtarë të tregut të fruta perimeve në Elbasan i kanë vënë kycin aktivitetit të tyre për të protuestuar kundër vendosjes së kasës fiskale dhe taksave si biznes i vogël.  VIDEO

  • Abuzim seksual në Krujë...a
    mund të arrijë njeriu deri këtu?!

    Policia njofton zyrtarisht se ka arrestuar Eduart Ndreun nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 21-vjeçare me probleme te shendetit mendor. Sipas policisë abuzimi ka ndodhur në banesën e 52-vjeçarit në dy ditë, 18 dhe 19 shtator.

  • Vlonajti braktis makinën me 
    kanabis, ja merr 'arratisë' në këmbë

    Një 43-vjeçar  vlonjat u arrestua nga policia me 1.5 kilogramë kanabis ende në boçe të futura në një thes.  Astrit Alliaj ka vënë re praninë e policisë, dhe në hyrje të lagjes “Bashkimi” në Vlorë braktisi makinën tip “Volksvagen-Polo” me të cilën udhëtonte, dhe u largua në këmbë në rrugicat e lagjes. 

  • 2 maqedonas kapen me drogë në
    Qafë-Thanë, do trafikonin kanabis

     Dy shtetas të Mqedonisë u arrestuan nga policia kufitare në Qafë-Thanë në tentativë për të lënë vendin tonë…së bashki me 2 pako me kanabis në sediljet e makinës së tyre.  VIDEO

  • FOTOLAJM / Shqiptari shpëton
    pilotin zviceran nga djegia

    Rreth mesditës në komunën Muhen të kantonit Aargau është rrëzuar një avion i vogël, i cili drejtohej nga një pilot privat. Pas rrëzimit avioni është përplasur me një veturë dhe me atë rast kanë pësuar lëndime të rënda piloti dhe drejtuesja e veturës. Mbi vendin ku u rrëzua avioni të dielën në mesditë dukeshin re të mëdha tymi, raportojnë mediumet zvicerane.

  • VIDEOLAJM/ Reshjet e shiut
    kthejnë në pishinë Rrugën e Kombit

    ​Pas temperaturave të larta, duke filluar nga kjo javë rikthen reshjet e shiut. Të dhënat nga Shërbimi Metrologjik Ushtarak tregojnë se temperaturat do të ulen duke filluar nga mëngjesi i ditës së hënë. Ndryshimi i temperaturave do të shoqërohet edhe me reshje dhe stuhi shiu, në të gjithë vendin.  VIDEO

  • Mediu: Nëse vërtetohet dënimi 
    tërhiqme nga jeta politike

    ​Vendimi për dënimin e Fatmir Mediut nga drejtësia italiane është diskutuar prej vitesh në jetën politike shqiptare. Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2005, ishte Dashamir Shehi i cili bëri publik një vendim të tillë gjatë debatit në emisionin televiziv “Shqip”.

  • I dënuar në Itali/ Reagon Mediu 
    'Gjykata e Lartë më shpalli pa faj'

    ​Fatmir Mediu kryetari i Partisë Republikane figuron i dënuar në Itali me 3 vite burg. Gazeta Tema boton të plotë dosjen penale të vitit 2000, kur gjykata e Milanos e ka deklaruar fajtor ish-ministrin e Mbrojtjes për akuzën e përkrahjes së personave të inkriminuar. Reagon per Shqiptarja.com Mediu: Gjykata e larte Italiane me shpalli te pafajshem, s'ka vend per aludime.
    VIDEO Kur Mediu zotohej të dilte nga politika

  • Poliçan, prokuroria kërkon arrest
    me burg për grupin e Artur Zotkajt

    Gjykata e Beratit pritet të japë nesër masën e sigurisë për grupin e vëllait të kreu të bashkisë Polican, që u kap me 19 kg marijuanë. Burime të “Shqiptarja.com” bëjnë të ditur se prokuroria do të kërkoi arrest me burg për Artur Zotkaj dhe të arrestuarve të tjerë të grupit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv