Kronikë

  • Një 39-vjeçar nga Korça ka dashur të provojë “fatin”…fshehu 10 kilogramë kanabis në brendësi të serbatorit të makinës dhe u nis drejt Greqisë për ta trafikuar atje…por rrugëtimi i tij u ndërpre në Kapshticë, aty ku policia kufitare zbuloi praninë e lëndës narkotike dhe e arrestoi.  VIDEO
  • Ndue Frroku i afërmi i deputetit i
    dënuar për prostitucion në Belgjikë

    Një nga të afërmit e deputetit Mark Frroku, Ndue Frroku alias Pavlin Floriri rezulton të jetë dënuar në Belgjikë për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Shfrytëzimit të personave” dhe “Sulmit me dashje në rrethana rënduese”. 

  • Ja alibia e Frrokut për vrasjen në
    Belgjikë, s'dëshmon në Shqipëri

    Zbardhet alibia e deputetit të PKD Mark Frroku se si ai do mbrohet para gjykatës së Brukselit lidhur me vrasjen e bashkëkombasit të tij Aleksandër Kurtit, krim ky i kryer pranë një stacioni treni në vitin 1999.  VIDEO

  • Grida Duma dhe burri s’paguan 
    kredinë, në rrezik apartamenti

    Ish-kandidatja e PD për Bashkine e Durrësit Grida Duma dhe bashkëshorti i saj serish probleme në gjykatë. Banka i padit per mosshlyerjen e kredise marrë për llogari të kompanisë ndërtimore “Kristian construction”, ku Grida Duma dikur ka qenë aksionere me 30 për qind. Banka: Te sekuestrohet apartamenti që Duma dhe Ilir Shqina kanë vënë si garanci për lëvrimin e kredisë.

  • Procedura e aplikimit për
    gradë dhe rastet e transferimit

    Rregullorja e re e Policisë së Shtetit ka të përcaktuar jo vetëm rastet e ndëshkimit, por dhe procedurën e rritjes në gradë si dhe të vlerësimit të forcave të rendit.

  • Ligji i ri/ Policët lirohen për
    mashtrim e ngacmim seksual

    Gazeta Shqiptarja.com boton sot 40 shkeljet e renda qe shoqerohen me ulje ne grade, pezullim 6 muaj dhe perjashtim nga Forcat e Rendit. Si veprohet ne rastin e mashtrimit dhe ngacmimit seksual. Aplikimi per grade.  VIDEO

  • FAZ: Pse emigrojnë kaq shumë
    njerëz pikërisht nga Shqipëria?

    Në Gjermani vazhdojnë të vijnë më shumë refugjatë nga Ballkani Perëndimor se sa nga Siria, shkruan gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung": "Fokusimi tek refugjatët nga Siria e ka shkëputur vëmendjen nga fakti, që në Gjermani vazhdojnë të vijnë migrantë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndonëse në gusht vala e të ardhurve nga Kosova ra, është rritur numri i të ardhurve nga Shqipëria në Gjermani. 

  • Elbasan, drejtuesi i furgonit
    përplas për vdekje këmbësoren

    Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur mbrëmjet e sotme në Belsh. Aktidenti njoftohet se ka ndodhur në fshatin Rras, ku shtetasi Sokol Paja, 36 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij furgon me targa EL 732 B, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 51-vjeçare.  FOTO

  • ​Vlahutin i rikujton politikës:
    Keni 23 rekomandime nga BE

    Përfaqësuesja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin, zgjedhjet e fundit vendore, i ka vënë notë negative duke i cilësuar ato mjaft të politizuara. Sipas saj, proceset zgjedhore në Shqipëri janë mjaft të politizuara duke bërë përgjegjës politikanët për këtë.  VIDEO

  • ​Ndryshon projekti i bunkerit 
    Artan Shkreli: Nuk do të shembet!

    Bunkeri që po ndërtohen pranë Ministrisë së Brendshme do t’i ndryshohet projekti. Prej ditës së sotme bunkeri është rrethuar nga të gjitha anët dhe pritet të zbatohet projekti i ri. I kontaktuar nga “shqiptarja.com”, këshilltar i Kryeministrit për monumentet kulturore, Artan Shkreli thotë se “po korrigjohet harku i pjesës së sipërme dhe se bunkeri nuk do të prishet”.

  • 8 ditë hetime që sollën arrestimin
    e vëllait të kryebashkiakut Zotkaj

    Kanë mjaftuar vetëm 8 ditë hetime nga prokuroria e Beratit që të zbulojnë sasinë prej 19 kilogram drogë në pronësi të vallait të kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Mësohet se hetimi ka nisur në 9 shtator dhe është mbyllur në 17 shtator ku Forcat Speciale dhe agjentët e antidrogës, kanë arrestuar vllanë e kryebashkiakut, Artur Zotkaj.

  • Raporti vjetor i OSBE, Raunig:
    Zyrtarët e lartë nuk ndëshkohen

    Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, vë theksin tek drejtësia. Duke përshëndetur operacionet e qeverisë për energjinë elektrike dhe antikanabis, OSBE vëren se, edhe pse ka pasur ndjekje penale për zyrtarë të niveli të mesëm, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë mungon.  VIDEO

  • Skandali me kreditë e buta, Akuza: 
    Kemi gjetur 30 shkelës “të pastrehë”

    Skandali me kreditë e buta në të cilin janë përfshirë ish Ministra, Gjyqtarë dhe Prokurorë pritet së shpejti të vërë para përgjegjësisë penale personat që kanë falsifikuar dokumentet. Këtë e konfirmon zyra e shtypit pranë Prokurorisë e kontaktuar nga shqiptarja.com, e cila shprehet se janë identifikuar disa raste kur zyrtarët që kanë marrë kredi si të pastrehë kanë në pronësi 2 deri në 3 apartamente përfshi dhe vila në plazh.  VIDEO

  • SHBA, shqiptari fton në shtëpi
    Hillary Clinton, mbledh fonde për të

    Një shqiptar që jeton në SHBA ka nisur fushatë për të mbledhur fonde në mbështetje të kandidaturës së Hillary Clinon për t’u zgjedhur presidente. Sal Rusi, i cili ka lindur në Shqipëri ka një shtëpi me vlerë 2.64 milionë dollarë. Me qëllimin për të mbledhur fonte për Clinton ai organizoi një festë në ambientet e shtëpisë së tij.  FOTO

  • Denoncimi i rrallë: Policia më mori
    rakinë, bidonët me turshi dhe reçel

    Një denoncim i çuditshëm vjen nga një 70-vjeçar: Efektivët e policisë më plaçkitën shtëpinë, më morën kavanozët me reçel, rakinë dhe bidonët me turshi. Reagon Policia e Elbasanit: Nuk bastisem shtëpinë e të moshuarit, i arrestuam dhendrin ne lokalin e tij per mallra kontrabande.  VIDEO

  • SHBA dhe BE në një zë: Raunig
    dhe stafi kanë bërë punë cilësore

    Delegacioni i Bashkimit Evropian në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë në qëndrimin e shprehur mbi raportin përfundimtar të OSBE-së mbi zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri, u bën thirrje partive politike të çojnë përpara reformën në drejtësi. BE u kërkon palëve politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të çuar përpara nismat e ndërmarra, duke e konsideruar reformën në sistemin gjyqësor si vendimtar.  VIDEO

  • Serbi i kapur me dy dronë: Më
    kontrolluan edhe shishen e verës

    Serbi i kapur me dy dronë të martën duke ardhur në Shqipëri nga Maqedonia përmes pikës kufitare të Qafë-Thanës, tregon për peripecinë e kaluar. Dragan Trifunoviç dyshohej se do të përdoret dronët në ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet më 8 tetor në “Elbasan Arena”.

  • Krujë, zjarr i fuqishëm në afërsi të
    Kalasë, rrezikohet zona muzeale

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kurorën e gjelbër pranë Kalasë së Krujësi cili rrezikon zonën muzeale përreth nga flakët.. Mësohet se zjarri ka rënë në një terren të vështirë për ndërhyrje, ndërsa deri më tani janë djegur ullishte dhe pisha

  • Vëllai në pranga, Zotkaj: Është në 
    moshë madhore, s’më akuzoni dot!

    Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, reagon mbas arrestimit të të vëllait për trafik lëndësh narkotike. I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Zotkaj tha se nuk kishte dijeni të mëparshme për ngjarjen, ndaj nuk mund të pranohet asnjë përfolje e tij për bashkëpunim.

  • EUROSTAT: 90% e azilantëve
    shqiptarë duan Gjermaninë

    Institucioni i statistikave në Bashkimin Evropian ka publikuar të dhënat për azilkërkuesit në vendet e BE-së për tre mujorin e dytë të vitit 2015. Nga të dhënat e EUROSTAT rezulton se, gjatë kësaj periudhe 17 700 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE. Shqiptarët përbëjnë 8% të kërkesave për azil dhe janë të tretët pas qytetarëve nga Siria dhe Afganistani.  VIDEO
    "Do lehtёsojmё dёbimin e refugjatёve"

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv