Kronikë

  • E konsideruar si një ndër dosjet më voluminoze për prokurorinë shqiptare, dosja "Lazarati" ka përfunduar së hetuari nga prokurorët e krimeve të rënda dhe brenda qershorit shkon në gjykatë. Ky fakt konfirmohet për A1Report nga Krimet e Rënda, ku pritet që 3 prokurorë të përfaqësojnë shtetin në këtë proces në të cilin do të kërkohet dhe sekuestrimi i pasurive të paligjshme vënë nga trafikantët në dy dekada që kontrollonin fshatin rebel.  VIDEO
  • Sot provimi i gjuhës së huaj për
    të gjithë nxënësit e 9-vjeçares 

    Ditën e sotme nxënësit e shkollave 9-vjeçare do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj. Ndryshe nga viti i kaluar, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare një provim tjetër karhas matematikës dhe gjuhës shqipe, është provimi i gjuhës së huaj.

  • Video/Ja si u arratis me 'qetësi' nga
    burgu i Palermos Valentin Frrokaj
    Skica/ Ja si u arratis Frrokaj nga burgu

    Shqiptari Valentin Frrokaj, i dënuar në Itali për vrasje, bëri një arratisje spektakolare nga burgu i Palermos një vit më parë, duke lënë të habitur edhe policinë e vendit fqinj. Mediat italiane kanë publikuar së fundmi një video ku tregohet momenti kur Frrokaj zbret nga muri rrethues i burgut në kërkim të arratisë.  FOTO

  • Gjirokastër,asgjesohen 1.222 rrënjë
     kanabisi, hetohet për kultivuesit

    Efektivët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër  në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, si dhe  mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative  kanë ushtruar kontroll të imtësishëm territori në Komunën Zagori të rrethit Gjirokastër ku janë zbuluar dhe asgjesuar 1.222 rrënjë kanabisi.

  • Lushnjë, traileri përplaset me
    zetorin, një i vdekur, tre të plagosu

    Një i vdekur dhe dy  të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë në afërsi të fshatit Gramsh. Një automjet tip trailer me targa të Bosnjë-Hercegovinës ka marrë përpara një mjet bujqësor pa targa.(Foto ilustruese)

  • Flet Dzanashvili: Kam takuar
    edhe Sali e Shkëlzen Berishën

    Biznesmeni izraelito-gjeorgjian, Amiran Dzanashvilli, i vendosur në qendër të debatit politik në Shqipëri, një intervistë për Top Channel sqaron të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, e në mënyrë të posaçme ato të lidhen me pastrimin e parave. ​Nga Londra, ku ndodhet prej disa ditësh për arsye biznesi, 47-vjeçari flet me detaje për lidhjet e tij me politikanët shqiptarë.

  • Sherri për shoferin,masakrohet
    një familje në Krujë, tre të vrarë

    Një sherr i para një muaji mes shoferëve ka degraduar në masakrimin e një familjeje mbrëmjen e djeshme në Thumanë të Krujës, ku tre persona 79-vjeçari Fran Ceku, i biri i tij Arben Ceku 44-vjeç, si dhe nipi i familjes së tyre Eno Rama, 20-vjeç kanë humbur jetën, ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja e Franit, Lucie Ceku 66-vjeçe e cila është transportuar për në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë. Pasi ka mbërritur në vendngjarje policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e 4 autorëve të cilët janë vëllezërit Daniel, Pellumb e Besnik Kora dhe babai i tyre Guri Kora.  Mësohet se autorët e familjes Kora i kanë thirrur të dalin në portën e shtëpisë viktimat e familjes Caka, duke i ekzekutuar një nga një.  VIDEO  FOTO

  • Meta:Peza simboli i bashkimit
    sepse është simboli i patriotizmi

    Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Pezë me rastin e 75 vjetorit të krijimit të krijimit të çetës së parë patriotike antifashiste nacional çlirimtare.  Aktiviteti i zhvillua në muzeun e Pezës ku z. Meta ishte i shoqëruar nga deputeti z. Luan Rama, nga Kryetari i Shoqatës së Veteranëve z. Rustem Peçi .

  • Elbasan, kanosën një 40-vjeçar për
    4 mijë euro, arrestohen 2 persona  

    Efektivët e policisë së Elbasanit kanë vlënë në pranga Amarlindo Ceka dhe Orland Ferti për kanosje. Mësohet se Ceka dhe Ferti i kërkonin një shumë të konsiderueshme një 40-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

  • Ministri Panariti letër homologut
    maqedonas:Hiqni barrierat tregtare 

    Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar ndaj ndalimit te eksporteve te perimeve te fresketa ne Maqedoni, përmes një letre zyrtare dërguar homologut të tij ai kërkon që bashkëpunim.

  • Ekskluzive/ Anëtari i ISIS:
    Sulme në rajon,jo në Shqipëri

    A1Report ka mundur të komunikojë me një përfaqësues shqiptar të ISIS i cili paralajmëron "sulme të koordinuara" për vendet fqinje që rrethojnë Shqipërinë e kryesisht për Maqedoninë. I vetëidentifikuar si Ebubeker, "mbështetës i Hilafetit në Shqipni" thotë se ka si qëllim që të qetësojë popullin shqiptar pasi ata nuk do të preken nga sulmet e ISIS, duke i dorezuar A1Report nje version me te plote te videomesazhit te kercenimit. ​Por nga kërcënimet nuk ka shpëtuar edhe lidershipi shqiptar me në krye kryeministrin Edi Rama.  VIDEO
    Kërcënimi,myslimanët:Ata s’përfaqësojnë asnjë fe
    Imami: Kërcënuesit e ​ISIS “qen të xhehenemit”
    Video/ Anëtarët e ISIS kërcënojnë shqip/Sondazh

  • Bulqizë, arrestohet 37 vjeçari
    kapet me armë zjarri në brez 

    Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës sot pasi u kap me armë zjarri tip pistoletë në brez. Allaman Isaku i lindur banues ne Kraste, Bulqizë mësohet të ketë qenë i dënuar më parë për vrasje sipas policisë.
     

  • Ishëm,asgjesohen 230 bimë
    narkotike Kanabis Sativa

    Në kuadër të Operacionit  antidrogë e koduar “Lugina Kërtushaj” Komisariati i Policisë Shijak u asgjesuan 230 bimë narkotike.Nga kontrolli i ushtruar në komunën Ishëm u asgjesuan 230 bimë narkotike  e cila dyshohet të jetë e llojit kanabis sativa me gjatësi 60-80 cm

  • Skandali i rimbursimit, Çuçi:Kultura e
    pandëshkueshmërisë ka marrë fund

    Qeveria përshëndeti arrestimet për skandalin e rimbursimit të barnave përmes koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit Bledi Çuçi. Në një deklaratë për mediat, Çuçi tha se ky rast është dëshmi e qartë e vendosmërisë së qeverisë për të luftuar korrupsionin në çdo nivel të tij.  VIDEO

  • Aksident me pasojë vdekjen e një
    27 vjeçari në aksin Bulqizë- Krastë

    Një 27 vjecar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 16:30 në aksin Bulqizë.Automjeti  me targa AA 325 BG me të cilin udhëtonte si pasagjer 27 vjeçari  Hamit Kala ka  devijuar rrugën duke përfunduar në greminë ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit Fation Zemzade.

  • Flasin prindërit e terroristit nga 
    ​Pogradeci: E kemi bërë harram

    A1 Report ka shkuar në Leshnicë të Pogradecit ku ka kontaktuar me familjen e Almir Dacit, njërit prej dy shqiptarëve të cilët janë në videon ku ISIS kërcënon se do të kryej sulme mbi Shqipërinë Kosovën dhe tërë Ballkanin.

  • Kërcënuesi i ISIS nga Pogradeci
    në kërkim nga Interpol para 2 vitesh

    Identifikohet xhihadisti shqiptarë që kërcënon në emër të ISIS me akte terroriste vendin tonë. Ai quhet Almir Daci dhe është shqiptari 32-vjecar nga Leshnica e Pogradecit, i cili para se të shkonte në Siri ka shërbyer si Imam i xhamisë së Leshnicës. Daçi rezulton prej dy vitesh në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për rekrutim xhihadistësh dhe akte terroriste.  VIDEO

  • Arrestohet Arnold Bocai për ngjarje
    të ndodhura në tetorin e shkua

    Shtetasi Arnold Bocai, është arrestuar ditën e djeshme për një sërë veprash penale të kryera në tetor të vitit të kaluar në fshatin e Lazaratit.

  • Imami kosovar: Kërcënuesit e 
    ​shqiptarëve “qen të xhehenemit”

    Imami kosovar, Zuhdi Hajzeri u është kundërvënë deklaratave të vehabistëve shqiptarë të cilët po luftojnë në Siri dhe Irak.Në videon e publikuar online ku shihet një shqiptar nga Kosova i cili kërcënon se do të rikthehen me ushtri në Kosovë për të vrarë e mbytur zullumqarët e myslimanëve. Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga imami Hajzeri. Ai ka thënë se persona të tillë nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin.

  • Kërcënimi i ISIS/ Reagojnë
    myslimanët:Ata s’përfaqësojnë fe

    Pas kërcënimit të ardhur në gjuhën shqipe nga militantë të ISIS ka reaguar edhe Forumi Intelektual Mysliman Shqiptar. Në një deklaratë të tij thuhet se xhihadistët shqiptarë nuk përfaqësojnë asnjë lloj feje, nuk kanë asgjë njerëzore ndërsa u kërkohet besimtarëve shqiptarë e predikuesve të fesë islame në vend që të kundërpërgjigjen ndaj kësaj gjuhe urrejtjeje.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv