Kronikë

  • Një makine tip Renault është përfshirë nga flaket mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:10 në lagjen 28 Nëntori. Makina tip Renault me targa VL 1146 D ka qenë e parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët. Pas fikjes së flakëve, policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, duke mos përjashtuar as pistën e një zjarrvënie të qëllimshme.
  • Vlorë, vidhet arka e ujësjellësit
     hajdutët largohen duarbosh

    Në zyrën ku bëhen pagesat e faturave të ujit të pijshëm në Vlorë, gjatë natës së sotme është vjedhur arka në të cilën mbaheshin paratë. Persona ende të pa identifikuar kanë hyrë gjatë natës në godinë dhe kanë kryer vjedhjen.

  • Krujë, kapet babai i të dyshuarve
    'Unë ekzekutova familjen Çeku'
    FOTOT, 3 vëllezërit Kora në kërkim

    Dy ditë pas masakrës së trefishtë në Thumanë të Krujës, babai i tre vëllezërve Kora, të cilët mesnatën e së premtes ekzekutuan me breshëri automatiku 2 pjesëtarë të familjes Çeku dhe nipin e tyre në Thumanë e ka marrë përsipër vetë autorësinë e krimit. Vetëm pak orë pasi policia vendosi 10 mijë euro shpërblim, në pranga ka rënë kryefamiljari i cili u arrestua në Laç. Hetuesit të cilët nisur nga dinamika e ngjarjes e hedhin poshtë versionin e Gurali Korës së është ai autori i vetëm i ngjarjes.
    VIDEO
    Policia: 10 mijë € shpërblim për kapjen e autorëve

  • Mullet, një makinë përfshihet
    nga flakët gjatë lëvizjes

    Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë ecjes në zonën e Mulletit. Shërbimi  zjarrëfikëses ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa mendohet se shkak ka qënë një defekt teknik. Mësohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

  • Aksi Elbasan-Librazhd, përplasen
    2 automjete, shpëtojnë pasagjerët

    Dy automjete janë përplasur në aksion rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit.Mjeti i tipit MV me targa AA 999 HG që drejtohej nga shtetasi L.B 47 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip suzuki foristrade drejtuar nga shtetasi A. H , vjeç 34, banues Durrës. 34 vjeçari  udhëtonte bashkë me familjen e tij bashkëshorten, dhe dy djemtë e tij, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut per jeten.

  • Ushtroi dhunë ndaj burrit, Gjykata
     e Tiranës dënon 49 vjeçaren

    Një 49 vjeçare është shpallur fajtore nga gjykata e Tiranës për dhunën që ajo ushtronte ndaj bashkëshortit të saj.Gruaja është dënuar me tre muaj burg për akuzën e “dhunës në familje”. Gjyakat bën me dije se ngjarja kishte ndodhur në shkurt të vitit 2014 në banesën e çiftit në kryeqytet, ku e pandehura  Vitore K. akuzohet të ketë ketë dhunuar bashkëshortin e saj F.K. Dhuna e ushtruar i ka shkaktuar bashkëshortit plagë në hundë e sy.

  • Morinë, tentoi të kalonte armë
    ilegalisht, arrestohet kosovari

    Një 34 vjeçar nga Kosova është arrestuar ndërsa tentonte të kalonte ilegalisht armë në pikën kufitare të Morinës. Burim Gashi, banues në fshatin Studentqan kishte fshehur në çantën e tij të dorës një armë zjarri pistoletë, tp “Zastava” dhe 1 krehër me 5 fishekë, të cilat iu bllokuan në cilësinë provës materiale.

  • Librazhd, asgjesohen 570 rrënjë
    Canabis Sativa, në kërkim kultivuesi

    570  rrënjë Canabis Sattiva janë asgjesuar këtë të djelë në pyllin e fshatait Xhyrë të qztetit të Librazhdit. Efektiva të Komisariatit të Librazhdit kanë zbuluar 570 rrënjë Canabis Sattiva në vendin e quajtur “Mali Vajvod”, në fshatin Xhyrë, në një vend të shpyllëzuar, në një parcelë të hapur rishtas për kultivim të bimëve narkotike

  • Flakë në kabujt elektrikë të pallatit
    te "Irfan Tomini", nuk ka të lëndua

    Përfshihen nga flakët disa kabuj elektrikë  në një pallat në rrugën  “Irfan Tomini”. Dy zjarrëfikëse kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Nga zjarri në pallat,  nuk ka persona të lënduar.
     

  • Skandali i ilaçeve, Prokuroria: Për
    4 farmaci s'u zbatuan procedurat 

    Nga Prokuroria e Tiranës janë dhënë  detaje të reja në lidhje me skandalin e rimbursimit të ilaçeve, ku u implikuan disa farmaci dhe punonjës të DRFT­-së. Sipas informacionit të Prokurorisë, 4 farmaci (Bërzhita,  Lundra,  Adelina dhe Nutrimed 2012) kishin bërë kërkesë pranë DRFT­së, për të lidhur kontratë, ku nga hetimet e bëra ka rezultuar se kontratat janë lidhur pa u zbatuar procedura ligjore, pasi sipas proçedurës duhet të ngrihej një komision, i cili do ti shqyrtonte ato brenda harkut kohorë të një muaji.

  • Rubik, masivi pyjor 4 ditë nën
    flakë, pushteti vendor indiferent

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë prej 4 ditësh masivin pyjor në fshatin turistik katund i vjetër në Rubik. Me dhjetra hektarë pyje janë djegur, ndërkohë që rrezikohen edhe dy banesa. Banorët kërkojnë ndërhyrje, pasi askush nuk u është përgjigjur nga pushteti vendor. Ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

  • Masakra në Krujë, 10.000 euro
    shpërblim për kapjen e autorëve 

    Masakra në Thumanë/ Policia e Qarkut të Durrësit ka vendosur 10.000 Euro shpërblim për çdo informacion që do të çonte në kapjen e 4 autorëve që masakruan mbrëmjen e së shtunës 3 anëtarë të një familjeje në Thumanë të Krujës. Katër autorët, anëtarë të së njëjtës familje, të cilët janë shpallur në kërkim janë vëllezërit Daniel, Pellumb e Besnik Kora dhe babai i tyre Guri Kora. Por përveç shumës së parave, dhjetra efektivë policie janë angazhuar në kontrollet në fshatrat përreth ku mendohet se janë fshehur 4 anëtarët e familjes Kora.

  • Shkodër, plagosen 2 persona pas
    një sherri në lokal, 5 të arrestua

    5 persona kanë rënë në prangat e policisë si pasojë e një sherri banal në një lokal në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur " Te Kisha e Madhe ".
     

  • Skema e ilaçeve, gjykata vendos
     arrest me burg për  Xhuvanin

    Gjykata vendos arrest me burg për Pjerin Xhuvanin, ish Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.  Xhuvani akuzohej se ishte implikuar në skandalin e rimbursimit të ilaçeve në FSDKSH Tiranë. Skema e madhe e mashtrimit me rimbursimin e medikamenteve, në bazë të një vlerësimi paraprak, i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 56 milionë lekë të reja.  VIDEO

  • Harta e trojeve shqiptare,Ngjela:Ja
    rrënjët e varfërisë e dobësisë tonë

    Avokati Spartak Ngjela ka postuar në faqen e tij në Facebook një hartën e trojeve shqiptare. Në komentin që i bën kësaj fotoje ai shkruan se është një hartë e trojeve shqiptare që  që janë lënë në harresë nga qeveritë shqiptare që nga 1912. 

  • Kryente vepra të turpshme me
    10 vjeçaren, arrestohet 71 vjeçari

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 71 vjeçar  i cili ka kryer vepra të turpshme me një vajzë 10 vjeçare.Harallamb Qirko me banim në Tiranë po kryente vepra të turpshme  me shtetasen e mitur me inicialet A.M. Sipas policisë, veprimet e 71 vjeçarit janë kryer në rrugën Isa Boletini në Tiranë.

  • Mirditë, zona e Kthellës në hartën
    e mbrojtur, shpallet Park Natyror 

    Zona e Kthellës në Mirditë tashmë do të jetë Park Natyror Rajonal. Larmia natyrore, shpellat karakteristike, monumentet e shumta natyre qe ndodhen në këtë zonë si dhe si dhe zakonet e bukura unike Mirditore ka nxitur qarkun e Lezhës për marrjen e këtij vendimi. Në inaugurimin e Parkut Natyror të Kthellës kanë marrë pjesë autoritet vendore, si dhe përfaqësues të shoqatave mjedisore të cilët e kanë vlerësuar peizazhin që të ofron kjo zonë si unike në të gjithë vendin tonë.  FOTO  VIDEO

  • Foto/ Pavarësisht zotimit, ndotja
    nga KURUM në nivele alarmante  

    Ndotja që vijon të shkaktojë kompania “Kurum” mbetet në nivele alarmante, duke u kthyer në një ndër ndotësit më të mëdhenj në vend. Këto foto të siguruara nga televizioni A1 Report janë regjistruar pranë kompanisë “Kurum”.  FOTO  VIDEO

  • Rikthehet linja Shëngjin-Brindizi
    Meta:E rëndësishme për ekonominë

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta si dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto përuruan të dielën linjën e e tragetit, ndërsa e konsideruan atë si një portë mjaft të rëndësishme për veriun.  VIDEO

  • Elbasan, arrestohet 31-vjeçari
    i kërkuar për tentativë vrasje

    Strukturat e Drejtorisë së Policisë Elbasan, gjatë 24-orëve të fundit kanë bërë arrestimin e Kledjan  Plaku, 31 vjeç,  banues në fshatin Balëz Elbasan.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv