Kronikë
-
Një shqiptar 44 vjeçar, rezident në qytetin e Teramos në Itali, ka abuzuar për shtatë vjet rresht seksualisht me vajzën e tij 11 vjeçare. Vajza që sot ka mbushur 18 vjeç ka bërë bërë denoncimin duke dëshmuar se i ati ushtronte ndaj saj forma nga më të shëmtuarat të dhunës si ajo seksuale, seksi oral e kërcënim jete. Gjithçka ka nisur në vitin 2007, kur ajo ishte vetëm 11 vjeç dhe i ati ushtronte një dhunë mizore. Vajza ka treguar për policinë italiane se për vite të tëra babai i saj e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale duke e mbajtur mbyllur në shtëpi. 8 Qershor 2015, 17:04
-
Expo Milano, ish-kryebashkiakja
8 Qershor 2015, 15:59
Moratti viziton pavionin shqiptaPavioni shqiptar ne panairin "Expo Milano 2015" ka terhequr interesin edhe te ish-kryebashkiakes se ketij qyteti, zonjes Letizia Moratti.
-
Fshehën pasurinë, ILDKP padit
8 Qershor 2015, 15:19
çiftin e gjyqtarëve nga SarandaPas arrestimit për korrupsion gjyqtari i Sarandës Rasim Doda dhe bashkëshortja e tij kallëzon penalisht për fshehje pasurie. Sipas kallëzimit nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, 2 gjyqtarët njëherazi bashkëshortë mes tyre Rasim Doda dhe Enkeleda Doda Karushi kanë fshehur pasurinë me anë të deklarimit të rremë e kontratave fiktive.
VIDEO -
Agroblend shet 30 ton nga mielli i
8 Qershor 2015, 15:12
bllokuar që rezultoi me alfatoksinëKompani Agroblend ka nxjerrë në treg 30 ton miell që AKU kishte bllokuar disa ditë më parë për shkak se u konstatua se kishte përmbajtje alfatoksine. Kompania ka nxjerrë nga magazina e bllokuar 30 ton miell nga sasia prej 41 tonësh që është bllokuar nga AKU.
VIDEO -
Përfshihet nga flakët makina në
8 Qershor 2015, 14:30
aksin Lezhë-F.Krujë,bllokohet rrugaNjë automjet në ecje është përfshirë nga flakët përgjatë autostradës Lezhë-Fushë Krujë. Në vendngjarje ka mbërritur policia e zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur fikjen e flakëve. Nga të dhënat e para policia bën me dije se shkak i zjarrit dyshohet të jetë ndonjë defekt teknik.
VIDEO -
Rimbursimi fiktiv, investigimi i
8 Qershor 2015, 14:14
FSKDSH për farmacitë fantazmëNjë muaj para arrestimit të 9 personave në lidhje me skandalin e recetave fiktive të rimbursimit, investigim është kryer dhe nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësorë. Në dokumentin e siguruar nga A1report që i përket muajit prill 2015, rezulton se fondi ka siguruar informacion se dy farmacitë “Bërzhitë” dhe “Adelina” nuk ekzistojnë në regjistrin e urdhrit të farmacive të Shqipërisë.
VIDEO -
Praktika profesionale, Klosi: 1900
8 Qershor 2015, 14:05
studentë pranohen në administratë1900 studentë do të kenë mundësinë që të bëjnë praktikën profesionale në Administratën Shtetërore dhe ministri i Mirëqënies Sociale i ka bërë thirrje studentëve që të aplikojnë pasi aplikimet kanë nisur tashmë e kanë mbetur pak ditë deri në mbyllje. Po ashtu Klosi ka thënë se kjo praktikë do njihet si eksperiencë pune për të përfituar statusin e nëpunësit civil.
VIDEO -
FOTO/Masakra në Thumanë, ja
8 Qershor 2015, 13:29
kush janë tre vëllezërit në kërkimNdërsa babai i tyre, Gurali Kora ka rënë në prangat e policisë, fotot e tre vëllezërve të dyshuar në masakrën e Thumanës në Krujë ku u ekzekutuan Fran Çeku, djalin e tij Arben Çeku dhe nipin e tyre Eno Rama, dhe mbeti e plagosur edhe 66- vjerçarja Lucie Çeku, janë bërë publike. Ka qenë vetë policia ajo që ka shpërndarë fotot e Besnik, Daniel e Pëllumb Korës, çka do të lehtësonte kapjen e tyre. Ndërkohë që ditën e djeshme, policia e Durrësit ka shpallur edhe shpërblim me vlerë 10.000 Euro për çdo informacion që do të çonte në kapjen e tre vëllezërve dhe babait të tyre.
-
Korçë, iu gjetën në makinë 4 doza
8 Qershor 2015, 13:12
Kanabis, 1 në pranga, 2 në kërkimPolicia e Korçës ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë si të dyshuar si trafikonte të lëndëve narkotike.
-
Tiranë,vidhet kasaforta e një
8 Qershor 2015, 12:35
qendre taksish, s’dihet shumaËshtë vjedhur mesditën e sotme kasaforta e një qendre taksish pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet. Nuk bëhet me dije shuma e parave që ndodhej në kasafortën e vjedhur.
-
Lu: Zyrtarë të lartë ecin rrugëve
8 Qershor 2015, 12:24
të Tiranës pa frikë ndëshkimiKryediplomati amerikan në vendin tonë Donald Lu foli me ton të ashpër dhe kritik ndaj sistemit tonë të drejtësisë kur tha se mungojnë dënimet për zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion. “Sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë penalisht më shumë krime të rënda. Shumë personazhe të njohur dhe zyrtarë të korruptuar të institucioneve politike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen. Në një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në Bashkimin Evropian, elitat politike dhe kriminelët nuk mund të veprojnë pa ndëshkuar”, tha Lu.
Fjala e ambasadorit Raunig ne tryezen per reformen ne drejtesi
VIDEO -
Linjë e re Brindisi-Vlorë, stafi i 'Red
8 Qershor 2015, 12:23
Star' në protestë pas shkrutimeve30 punonjës të kompanisë “Red Star Ferries” që operon në linjën e udhëtimit Vlorë-Brindizi të pushuar nga puna për shkak të shkurtimeve janë tubuar sot në ambientet e portit të Vlorës.
VIDEO -
Parandalohet vrasje në kryeqytet
8 Qershor 2015, 11:24
ndalohet “atentatori” 41-vjeçaPolicia e Tiranës arrestoi paraditen e të hënës një person ndërsa lëvizte me armë. Hetuesit dyshojnë se ai mund të ishte duke përgatitur një krim të rëndë, ndërsa ai ka qenë i dënuar në vitin 1995 me 15 vite burg për grabitje me pasojë vdekjen e një personi.
FOTO
VIDEO -
Negociata për detin ministri grek
8 Qershor 2015, 11:11
tregon muskujt:Ushtrinë në kufiGreqia ka treguar dhëmbët ndaj Shqipërisë. Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos, ka deklaruar gjatë një vizite të tij në disa prej pikave kufitare të Greqisë me Shqipërinë se do të rihapë të gjitha postat ushtarake dhe do të riforcojë ushtrinë përgjatë kufirit shqiptaro-grek.
VIDEO -
Devoll,greku në pranga për tentativë
8 Qershor 2015, 11:01
përdhunimi, e denoncoi si vjedhjeNjë shtetas grek është arrestuar pasditen e djeshme në efektivët e policisë së Devollit për tentativë përdhunimi të një 34-vjeçareje shqiptare. Në fakt ai që ka shkuar i pari në polici ka qenë greku Georgios Karakatsianis, 63 vjeç që ka paditur 34-vjeçaren se i ka vjedhur shumën prej 100 eurove. Por nga hetimet, policia ka konluduar se ai ka tentuar të përdhunojë 34-vjeçaren.
-
Tepelenë, asgjesohen 328 rrënjë
8 Qershor 2015, 09:55
Kanabis Sativa,në kërkim kultivuesit328 rrënjë Kanabis Sativa janë asgjesuar gjatë një kontrolli të policisë në fshatin “Peshtan” në Tepelenë. Lënda narkotike ishte e kultivuar në zonën e pyllëzuar të këtij fshati.
-
80 mijë euro për një çështje, 30
8 Qershor 2015, 09:45
ditë burg për gjykatësin e SarandësGjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar 30 ditë burg si masë sigurie për gjykatësin e Sarandës, Rasim Doda i cili akuzohet për korrupsion. Gjykatësi Rasim Doda akuzohet se ka kërkuar 80 mijë euro në këmbim të një vendimi në procesin gjyqësor me dy palë në qytetin e Sarandës.
-
Eksploziv banesës së inspektorit të
8 Qershor 2015, 09:13
Tatimeve Vlorë...në sahatin e ujit!Banesa e inspektorit të tatimeve në Vlorë është bërë objekt i një sulmi më lëndë plasëse mëngjesin e sotëm. Persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde plasëse artizanale në sahatët e ujit, të vendosur në portën e jashtme të shtëpisë së Erjon Lamçes në një pallat në lagjen “Isa Boletin” të qytetit bregdetar të Vlorës.
-
Shkodër, abuzoi seksualisht me
8 Qershor 2015, 09:05
të miturën, arrestohet 25-vjeçariNjë 25-vjeçarë nga shkodran është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer marrdhënie seksuale me dhunë më një të mitur.
-
Vlorë, përfshihet nga flakët makina
8 Qershor 2015, 08:52
policia: Dyshohet e qëllimshmeNjë makine tip Renault është përfshirë nga flaket mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:10 në lagjen 28 Nëntori. Makina tip Renault me targa VL 1146 D ka qenë e parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët. Pas fikjes së flakëve, policia ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, duke mos përjashtuar as pistën e një zjarrvënie të qëllimshme.