Kultura
-
"Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”", thuhet në vendimin e qeverisë firmosur nga kryeministri Edi Rama.
14 Shkurt 2020, 15:53 -
'Një jetë mes tingujve, pasuria që desha'! Robert Radoja: Si punova me talentet fëmijë, sot Inva Mula, Ermonela Jaho, Ema Qazimi
13 Shkurt 2020, 20:44Mësuesi dhe zbuluesi i talenteve, i rritur me “muzat” e muzikës Prenk Jakovën e Tonin Arapin, një pianist klasi, kompozitor filmash, rrëfen odisenë e një jete të mbushur me tinguj, me përkushtim, me idealizëm, shpërblesa mirënjohjesh, por edhe me krenari kur sheh nxënësit e tij të pushtojnë skenat shqiptare dhe ato botërore. Gjithashtu, Radoja bën thirrje për punë e vëmendje ndaj fëmijëve të talentuar
-
“Ditët e kujtesës” / Ekspozita “Totalitarizmi në Europë” në Tiranë, të rinjtë indiferentë!
13 Shkurt 2020, 15:55Në kuadër të Ditëve të Kujtesës është çelur ekspozita “Totalitarizmi në Europë” në sheshin “Skënderbej”. Ekspozita i dedikohet kujtimit të jetëve njerëzore dhe diversitetit etnik e kulturor të humbura nga regjimi totalitar gjatë shek. XX. Ndërsa, të interesuar për ta parë janë të moshuarit
-
Ekspozita “Krimet serbe në Kosovë” çelet në Tiranë, ambasadori: Njohja e Pavarësisë nga Serbia, paqe dhe stabilitet në Ballkan! (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 16:06Ekspozita fotografike “Krimet serbe edhe gjenocidi në Kosovë” është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Sipas ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ekspozita që paraprin 12-vjetorit të Pavarësisë, është një apel edhe për Serbinë. Pasi, stabiliteti edhe paqja në rajon, do të jetë e sigurt vetëm me njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia
-
Tirana 100 vjet kryeqytet, historiani: Ishte zgjedhje e detyruar, s'ka pas vendim në Kongresin e Lushnjës
11 Shkurt 2020, 17:29Historiani Beqir Meta për 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet rrëfen prapaskenat. Studiuesi Meta tregon edhe përplasjet mes krerëve të Veriut edhe Jugut, duke synuar që kryeqytet, të shpallej Vlora, Durrësi ose Shkodra, por kurrsesi Tirana
-
Albana Shoshi: Të rishikohet arti i pas ‘90-s, kritika klanore, abuzon në shkallëzimin e vlerave!
11 Shkurt 2020, 17:24-E vlerësuar si përfaqësuese e avangardës në artin shqiptar, Albana, që është dhe vajza e piktorit të shquar Zef Shoshi, flet për ndryshimet që ndodhën pas viteve ‘90 me artet në Shqipëri. Ndërsa rrëfen përballjen e artit modern me atë të realizmit socialist, piktorja Shoshi pohon se: “Ndryshova pa qenë nihiliste ndaj artit realist”.
-
53 monumente kulture të dëmtuara nga tërmeti, 23 me risk të lartë! Margariti: Vështirë kthimi i tyre në origjinalitet (RAPORTI)
11 Shkurt 2020, 11:37Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, Ministria e Kulturës ka publikuar një raport mbi situatën në të cilën ndodhen monumentet Kulturore, pas asaj lëkundje tragjike.
-
Lezha 'rikthen' çmimin 'AT ZEF PLLUMI', Ndreu: Minimumi që mund të bëjmë për figurën e tij
10 Shkurt 2020, 17:33Bashkia Lezhë ka rikthyer çmimin letrar "At Zef Pllumi" pas një shkëputje prej 4 vitesh. Juria e përbërë nga Alfred Lela, Jonila Godole dhe At Vitor Dema, shpalli fituesit në kategorinë publicistikë Belina Budinin, memorialistikë Vera Bekteshin dhe monografi Sabri Hamitin.
-
Albert Janku, 71 vite karrierë: Si u krijuan baletet e para nga Panajot Kanaçi dhe Agron Aliaj
10 Shkurt 2020, 15:33Mjeshtri Janku rrëfen si u hodhën themelet e baletit shqiptar dhe si u krijuan veprat kombëtare. Artisti kujton ndër të tjera tronditjet që ka pësuar baleti nga ndërhyrjet politike: “U ndaluan të gjitha baletet nga repertori botëror. Kjo gjë ndodhi që nga ‘66-‘69 dhe nga ‘70 deri në vitin 1988. Ishin dy periudha që na tronditën. Ishte një tronditje të madhe shpirtërore.”
-
103-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit, mësuesit: Krijimtaria e saj letrare është pak e njohur në shkolla
10 Shkurt 2020, 15:21Shkrimtarja e parë shqiptare, Musine Kokalari, përkujtohet në Muzeun Historik Kombëtar përmes programit të Edukimit Përmes Artit në 103-vjetorin e saj të lindjes. Mësuesit e letërsisë, tregojnë se veprimtaria e saj letrare në tekstet shkollore nuk është përfshirë sa duhet
-
'Parasite' shkruan historinë, lista e plotë e fituesve në ‘Oscars 2020’
10 Shkurt 2020, 07:25Filmi koreanojugor ka hyrë në histori duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë. "Paraziti" fitoi katër çmime në total, ndërsa 1917 i Sir Sam Mendes mori tre.
-
-
Sot ditë zie në Kosovë, i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës
9 Shkurt 2020, 08:01Kosova është sot në zi. Presidenti Hashim Thaçi e ka caktuar 9 shkurtin, ditë zi kombëtare në nderim të veprës që la pas këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha.
-
'Bilbili' i këngës shqipe nderohet në Pagarushë, qytetarët e Malishevës ndezin qirinj për të
8 Shkurt 2020, 20:08Këtë gjest në nder të Nexhmie Pagarushës e ka prirë kryetari i Komunës Ragip Begaj. Ceremonia e ndezjes së qirinjve është shoqëruar me këngët e Bilbilit të Kosovës, të kënduara ndër vite.
-
'S'ka burrë që tradhton gruan time'! Teatri i Korçës mbushet plot me të 'qeshura' (VIDEO)
8 Shkurt 2020, 19:17'S'ka burrë që tradhton gruan time' është komedia satirike e cila u ngjit në skenën e teatrit 'Andon Zako Çajupi' në Korçë. Shfaqja me regji të Guri Koços dhe pjesëmarrjen e veçantë të aktorit të mirënjohur Herion Mustafaraj u prit me entuziazëm nga publiku korçarë, i cili mbushi plot sallën e teatrit.
-
Teatër/ “Galaksia”, kur talenti i një artisti shtypet nga shteti (VIDEO)
8 Shkurt 2020, 17:11Regjisorja Rovena Lule rrëfen shfaqjen “Galaksia” në skenën e Artubinës. Lule teksa nga shpjegon se si nëpërmjet Galaksias sjell mishërimin e së vërtetës, ndalet edhe tek vështirësia e të qenit grua në skenën e artit shqiptar
-
'Oskar 2020', në Los Angeles gjithçka gati për natën e madhe të filmit
8 Shkurt 2020, 13:09Ceremonia për edicionin e 92-të të 'Oskar', mbrëmjen e së dielës, është vetëm kulminacioni i një seri festimesh dhe ngjarjeve në të cilat marrin pjesë VIP-a dhe të famshëm dhe që e bëjnë qytetin e engjëjve vendin e kultit për momentin.
-
Në të gjitha lokalet në Kosovë, sot do dëgjohen vetëm këngët e Nexhmije Pagarushës...gjesti simbolik për t'i thënë 'lamtumirë Bareshës'
8 Shkurt 2020, 08:28"Oh një bareshë nga ne u nda"...'Baresha' Nexhmije Pagarusha mbylli sytë për të mos i hapur më ditën e djeshme duke lënë trishtim në mbarë Shqipërinë të çdo brezi.
-
-
