Kultura

  • Pas mbarimit të mandatit të Hervin Çulit, Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës janë publikuar edhe kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik.
  • Harta e Evropës sipas veprave
    kryesore të artit për çdo shtet

    Një përdorues i rrjetit social Reddit, “Halfabluesky”, është zbavitur duke e bërë hartën e Evropës duke i caktuar çdo shteti veprën e tij më të rëndësishme. Mundet që jo të gjithë të jenë në një mendje me autorin, por ideja e tij ka korrur tejet sukses, duke tërhequr mijëra përdorues, të cilët i kanë hyrë të gjithë garës në përpjekje për të dalluar secilën vepër.

  • Sonte nata finale e Sanremo
    Ermal Meta e Moro pretendentë

    Sot në mbrëmje mbyllet festivali i Këngës Italiane, Sanremo, në të cilin do të dali edhe fituesi i çmimit të parë.Ndërkohë sipas renditjes së deri tanishme, edhe këngëtari Shqiptar Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, janë ndër pretendentët për fitimin e çmimit të parë. 

  • Aktorja Eni Jani ironizon kriteret
    për zgjedhjen e drejtorit të TK

    Aktorja dhe regjizorja Eni Jani ka reaguar përmes një statusi në Facebook për pranimin e kritereve për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar, të përcaktuar nga Ministria e Kulturës.

  • Itali, gjendet biberoni i rrallë, më
    shumë se 2300 vjeçar /FOTO

    Sipas zbulimeve më të fundit të bëra në Itali, edhe bebet në lashtësi përdornin biberon. Në  Agrigento, Itali, arkeologët kanë gjetur një biberon të lashtë që daton nga fundi i shekullit të 4 para lindjes së Krishtit.

  • Ja si i transformon “Makbethi”
    aktorët N. Liçaj e Suela Bako

    Realizohet premiera e "Makbethit" nga dy aktorët e njohur shqiptarëNeritan Liçaj dhe Suela Bako. Premiera pritet të shfaqet gjatë muajit shkurt.

  • Ja çfarë kundërshtojnë
    artistët nga projektligji 2018

    Projektligji për Artin dhe Kulturën që ka publikuar Ministria e Kulturës, ka ngritur në protestë ditën e enjte artistët më të njohur të skenës dhe ekranit. Ky projektligj synon të ndryshojë për herë të dytë Ligjin “Për Artin dhe Kulturën”, të miratuar në vitin 2010 dhe të ndryshuar në vitin 2014. Artistët kanë reaguar kundër ministres Mirela Kumbaro duke e akuzuar se me këtë projektligj ajo mbështet forcimin e pushtetit të saj në të gjitha sferat e kulturës.

  • Arkiva e Ficos/Himni Mbretëror e
    i Flamurit shkojnë në Arkivin e Shtetit

    Arkiva e Shtetit është pasuruar me disa dokumente me vlera të rralla historike, që i përkisnin arkivës private të Reuf Ficos, ish këshilltarit të Qeverisë së Ismail Qemalit dhe personalitetit të shquar të viteve ’20. Dokumentet i janë dorëzuar institucionit nga familja Fico  VIDEO  FOTO

  • Kumbaro iu përgjigjet artistëve: 
    Projektligji, për konsultim publik

    Ministrja e Kulturës Mirela kumbaro ka reaguar për protestën e e artistëve që u mbajt ditën e enjte në Tiranë. Kumbaro ka premtuar takim me artistët, ndërsa kërkesës së Ndrenikës për të mos lëvizur Teatri Kombëtar, i përgjigjet se kjo lëvizje nuk do të bëhet derisa të mbarojë Turbina.  VIDEO

     

  • Revanshi i Ermal Metës/ Pas
    pezullimit, në krye të Sanremos

    Nata e tretë në Sanremo kaa qenë mbrëmja e revanshtit të tyre. Sigurisht renditjet janë ende të përkohshme, por Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, pas polemikave të shumta të ditëve të kaluara, morrën një pëlqim të gjerë nga publiku, duke u ngjitur në krye, së bashku me këngën-surprizë të festivalit të sivjetëm në Sanremo, me titull “Stato Sociale”.

  • Zbulohet në Vjenë libri i një
    shqiptari anonim për princ Vidin

    Është zbuluar në Bibliotekën e Vjenës libri i një shqiptari anonim i titulluar “Principata Shqipëri” që mban pseudonimin Karl Thopia. Përurimi i këtij libri në gjuhën shqipe është zhvilluar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe Ambasadën Austriake.   VIDEO

  • ‘Hapësira negative’ i Luljeta
    Lleshanakut, botohet në Angli

    Sapo ka dalë në treg, libri me poezi në gjuhën angleze “Hapësira negative” i poetes Luljeta Lleshanaku, botuar nga shtëpia botuese Bloodaxe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky libër është një përmbledhje në anglisht e dy librave të botuar në origjinal nga shtëpia botuese OMBRA GVG: “Pothuajse dje” (2012), dhe “Homo Antarcticus” (2015).

  • Aktori Genc Fuga në Report Tv:
    Ligji i ri, më i keq se ai i viteve ‘90

    "Një nga pikat më të papranueshme të ligjit të ri për artin dhe kulturën është heqja e referencës, ajo mund të negociohet por jot ë hiqet, pasi dhe ne aktorët duhet të jetojmë. Në rastin që hiqet referenca do të detyrohen artistët që ta bëjnë falas. Ne kemi ardhur në një peticion të caktuar, ne kërkojmë brenda javës tjetër një takim me ministren e kulturës për të përcaktuar secili qëndrimet e veta", thorë fuga.  VIDEO

  • Aktorët kundër Kumbaros:Duam
    Teatrin tonë ose do bojkotojmë

    Dy kanë qenë pikat më të forta të protestës së artistëve të skenës dhe ekranit, që përfundoi sot me një peticion dërguar  Ministres Mirela Kumbaro: Ndryshimet në projektligjin 2018 për Artin dhe Kulturën dhe bojkotimi i premierave të Teatrit Kombëtar tek Turbina. Aktori i njohur Robert Ndrenika ka argumentuar arsyet e refuzimit të skenës së re.  VIDEO

  • Ermal Meta vazhdon garën në
    ‘Sanremo’ pas pezullimit

    Këngëtari shqiptar Ermal Meta rikthehet në konkurim në festivalin preztigjoz të muzikës italiane Sanremo. Meta konkurron në këtë festival në bashkëpunim me Fabrizio Moro me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, e cila sipas organizatorëve ka ngjashmëri me këngën “Qetësi” e Amber Calvani dhe Gabriel de Pacali, konkuruese në vitin 2016.

  • Rikthehet për të tretin vit  “Tirana
    Art Fest”, hapen audicionet

    “Tirana Art Fest” është kthyer tashmë në një traditë të bukur artistike, ku protagonistë janë të rinjtë. Për të tretin vit radhazi në të gjitha gjimnazet e  Tiranës (publike dhe jopublike), të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç, do të performojnë në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.

  • Pezullimi nga Sanremo, reagon
    Meta: Nuk e kemi kopjuar këngën

    Ermal Meta ka reaguar në facebook, pas pezullimit të tij dhe të Fabrizio Moro-s nga festivali i Sanremos, me dyshimin se kënga e tyre është e kopjuar. Meta ka sqaruar se nuk bëhet fjalë pë rnjë plagjiaturë, por se një pjesë e këngës është përdorur nga një tekst i shkruar tre nvite më parë nga autori i së njëjtës këngë, në marrëveshje me të.

  • Ermal Meta pezullohet nga
    Sanremo, dyshohet për kopje

    Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga konkurrimi në festivalin e muzikës italiane, Sanremo. Dy artistët priteshin të shfaqeshin sërish sot në mbrëmje, pas debutimit të djeshëm, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”.  VIDEO

  • Duka akuza Kumbaros:Përgjegjëse
    për zhdukjen e monumenteve

    Deputetja e PD, Valentina Duka ka akuzuar ministren e Kulturës Mirela kumbaro, ku me tone të ashpra thotë se “Mirela Kumbaro është përgjegjëse për zhdukjen e monumenteve të kulturës”.  VIDEO

  • Flamuri i vjedhur në dasmën e
    Zogut në Arkivin e Shtetit/FOTO

    Arkivi i Shtetit shqiptar ruan disa nga flamujt e rrallë që i përkasin periudhës së pavarësisë. Pavarësisht rëndësisë së tyre, këta flamuj mbeten ende anonimë dhe nuk kanë asnjë përkatësi apo datim historik.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv