Kultura

  • Këtë mbrëmje orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dha një koncert në sallën qendrore të Universitetit të Arteve. Pjesët e luajtura erdhën nga krijimtaria e kompozitorit Feim Ibrahimi si dhe nënë dirigjimin e artistit të merituar Ermir Krantja.Flautisja Jonela Golemi është flauti i parë i orkestrës së RTSH-së, si dhe një artiste e vlerësuar në Francë, pas studimeve të saj atje. VIDEO
  • Dita ndërkombëtare e Jazz-it,
    Parisi zgjidhet vendi mikëpritës

    Muzikantët e Jazz-it nga gjitha bota do të mblidhen në Paris këtë prill. Kryeqyteti francez,  do të jetë mikëpritës i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it më 30 prill, në një përpjekje të UNESCO-s për ta rikthyer gjallërinë në qytetin që ende vuan pasojat e sulmit terrorist të muajit janar.

  • Yllka Mujo në jurinë e
    “Monte Carlo Film Festival”

    Në Monte Carlo, u hap sipari i  Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Komedi krijuar nga aktori dhe prezantuesi i njohur italian i programit “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio. Edicioni i 12-të i Monte Carlo Film Festival, ka mbledhur në garë 10 prodhimet më të suksesshme kinematografike të vitit 2014.

  • INTERVISTA/ Blerina Osmani:
    Sfidat e artit koreografik në Shqipëri

    Drejtorja e Shkollës së Mesme Kombëtare të Baletit, Blerina Osmani, arriti të finalizonte mbrëmë në Teatrin e Operas dhe Baletit Mbrëmjen Gala me talentet që sipas saj “shkolla do t’ia dhurojë së shpejti këtij institucioni”.

  • Studimi, Nasho Jorgaqi: Ja pse
     Fan Noli është ende i panjohu

    Pas dhjetë vjetësh, është ribotuar vepra në dy vëllime “Jeta e Fan S. Nolit” e studiuesit Nasho Jorgaqi në një variant të ripunuar e të pasuruar. Ky ribotim përkon me 50-vjetorin e ndarjes së Fan Nolit nga jeta. Studiuesi sjell dokumentet ekskluzive ne ribotimin e vepres, Zgjedhim per botim nje leter te Nolit per Milto S.Gurren.

  • Muzeu, Tefta Radi sjell sot Imzot
    Vinçenc Prenushin në dokumenta

    Gazetarja e mirënjohur shqiptare Tefta Radi në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar do të shfaq sot në orën 18.00, në sallën UNESCO, një dokumentar për një nga martirët e fesë katolike shqiptare, Imzot Vinçenc Prennushin, emri i të cilit ka shkuar edhe në Vatikan për t'u lumturuar.

  • Biblioteka Kombëtare, ekspozitë 
    për balkanologun Gustav Weigand

    “Biblioteka e një albanologu” është quajtur ekspozita e cila do të çelet sot në orën 17:00 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, kushtuar studiuesit të shquar gjerman Gustav Weigand.

  • “Jo të gjithë hajdutët vijnë për keq” 
    ...e Darjo Fo vjen nga Gjirokastra

    “Jo të gjithë hajdutët vijnë për keq” titullohet komedia me një akt të cilën trupa e teatrit “Zini Sako” , të Gjirokastës do ta vendosë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahigovli” në data 28 shkurt dhe 1 mars , ora 19:00.

  • Biblioteka Kombëtare ka
    mbi 1 milionë ekzemplarë

    Një fond vjetor prej 5 milionë lekësh të vjetra, sipas drejtores Persida Asllani përdoret për blerjen e librave të Bibliotekës Kombëtare. “Është një praktikë e zakonshme pasurimi i botimeve albanologjike dhe kudo në botë jemi vazhdimisht në kërkim të informacionit të gjetjes dhe pasurimit të fondit të Bibliotekës Kombëtare.

  • Delvina e Dhales, gati sot 
    surprizat në Muzeun Kombëta

    Avni Delvina e Niko Dhales pas 25 vjetësh vendosën të kthehen përkatësisht nga Italia dhe Franca për të ekspozuar veprat e tyre në atdhe. Ekspozita do të çelet sot në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar. Piktorët rrëfejnë se kanë përgjedhur të ekspozojnë tablo grafike, video dhe performanca që shprehin eksperiencat më të reja të artit modern sot ne botë.

  • Mimoza Hysa, Italia e nderon me 
    “Çmimin kombëtar për përkthimin”

    Përkthyesja dhe shkrimtarja shqiptare, Mimoza Hysa është nderuar në Itali me “Çmimin kombëtar për përkthimin”. Çmimin përkthyeses së autorëve më të rëndësishëm italianë në gjuhën shqipe si Buzzatti e pretendentëve për Nobel, Magris e Tabuçhi, ia ka dhënë juria prestigjoze e Ministrisë së Kulturës me motivacionin: për kontributin në përhapjen e letërsisë italiane në botë.

  • Leka për A1 Report: Shllaku nuk
    pranoi të jepte të drejtën e autorit 

    Drejtori i Komanduar i RTSH-së Martin Leka është prononcuar për "Shqiptarja.com" në lidhje me tërheqjen e kompozitorit të këngës fituese të RTSH-së, “Diell”, e kënduar nga Elhaida Dani. Gjatë intervistës Leka është shprehur se arsyeja sepse Shllaku është tërhequr nga pjesëmarrja në këtë kompeticionin pasi nuk pranonte çedimin e të drejtës së autorit të këngës, kushti i cili është i përcaktuar ligjërisht në çastin kur konkurrohet në këtë kompeticion. 

  • Monodrama, Mehdi Malka
    rikthet me "Marr guximin t’ju them”

    Monodrama “Marr guximin…” është një sintezë e eseve satirike të librit “Shënime Pornolitike ”, të autorit Vangjel Kozma, e botuar në vitin 1999. Aktori i njohur shqiptar, kryesisht i njohur për rolet e tij komike, Mehdi Malka, risjell në skenën e teatrit monodramën “Marr guximin t’ju them”.

  • Artet, Ermir Krantja rikthen
    kompozitorin e Feim Ibrahimi

    Krijimtaria e kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi do të vijë për publikun përmes koncertit që do të zhvillojë Orkestra Simfonike RTSH më 27 shkurt në skenën e Universitetit të Arteve.

  • Ekspozita/ “People” shfaq
    ndjenjat e njerëzve në Galerinë Kalo

    Deri më 15 mars, çdo të shtunë dhe të dielë ora 10:00 deri 14:00, do të qëndrojë e hapur eskpozita e titulluar “People / Njerëz”,  në ambjentet e Galerisë Kalo në Tiranë. Kjo ekspozitë është hapur nën kujdesin e Ambasadës Australiane për të përkujtura ditën e Ditën e Pavaresisë së Australisë.

  • Fotografi kosovar Fahredin Spahija
     garon në “Portrait Award 2015”

    Fotografi i njohur kosovar Fahredin Saphija konkurron me portretin e emeruar "Pain" qe eshte realizuar ne dhjetor te vitit 2007 dhe paraqet dhimbjet dhe vuajtjet e medha qe ka lene lufta e fundit ne Kosove. I vlerësuar nga kritika si një nga artistët më të shquar bashkohorë Spahija, merr pjesë në konkursin e madh fotografik “Portrait Avvard 2015”.

  • Zhiti, Visar i letërsisë
    bashkëkohore shqiptare 

    “Rrëfim pa asnjë altar” është një bisedë e gjatë e poetit me veten, në të cilën spikat prirja e njeriut për të vënë në pikpyetje gjithshka, të shkuarën dhe t’ardhmen, moralin dhe zgjedhjet e ndryshme në udhëkryqet e jetës, çastet sublime dhe ata të tmerrit, luftën e përherëshme mes dëshirave e mundësive, brishtësisë njerëzore e ëndrrave të parealizuara, gabimeve, fajeve, mëkateve, që janë elementë bashkudhëtarë të jetës njerëzore

  • Shpëtim Çuçka sjell “Secilit hakun”
    të Leonardo Sciascia-s në shqip

    Botuar në vitin 1966 dhe i përkthyer tashmë në të gjithë botën, ky roman i Sicilisë së errët dhe mizore konsiderohet si një nga veprat më të mëdha të Leonardo Sciascias. Shkrimtari italian Leonardo Sciascia (1921-1989) konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të shekullit të 20.

  • Xhest Jeshil

    Poezia duhet të ndalë depresionin  shoqëror-social, ku është ngërthyer Shqipëria. Duhet të dalë nga skutat, zgripi ku rrin' fshehur prej dekadash. Të dëshmojë se njeriu, nuk meriton kaq masiv mjerimi shpirtëror...

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv