Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • Kanalizimi institucional i energjive, një e mirë për Shqipërinë

    A është kthimi në normalitet, logjikë, fakte, drejtësi, qetësi ajo që i duhet më shumë se çdo gjë sot Shqipërisë? 

  • Një “non grata” planetar dhe një ndryshues identiteti, i janë qepur keq Shqipërisë

    Detyra fisnike dhe të vështira i takojnë sot shqiptarëve të vlefshëm dhe të mirë. Qëllimi duhet të jetë vetëm një: Shqipëria të bëhet një vend magjik, plot të drejtë dhe harmoni në brigjet e mrekullueshme të Ballkanit Perëndimor. 

  • Kur një shoqëri tradhëton një vogëlushe vetëm 11 vjeçe

    Disa nëna e baballarë shqiptarë i mësojnë fëmijët me një agresivitet të tepruar. Kush guxon t’iu afrohet, dinë të reagojnë me gjuhë, këmbë e duar. Duhet të veprojmë të gjithë kështu për të mësuar fëmijët të reagojnë siç duhet? Duhet t’i çojmë fëmijët që në djep të ushtrojnë arte marciale apo të tjera teknika për vetëmbrojtje ndaj të pashpirtëve në qarkullim?

  • I yni intelektual dekadent

    E kanë me Shqipërinë apo me veten ata që ditë e natë nuk shohin asgjë të mirë në vendin tonë. E vërtetë, vështirësitë për të ecur përpara tek ne janë nga më të mëdhatë në Europë, por, për të ecur përpara dhe për t'u përmirësuar na duhen me të vërtetë në këto kohë dekadentë? 

  • Lutja e mrekullueshme e Nënë Terezës për Shqipërinë dhe historia e Nan’s së Këshillit të Mirë

    Bashkë me poetin arbëresh Jul Variboba dhe të madhin At Gjergj Fishta, zëri i Nënë Terezës bashkohet me të atyre shqiptarëve që u lutën me shpirt për të ndihmuar shqiptarët dhe Shqipërinë. E bëjnë të gjithë?

  • Malltezi: Rrëzimet dhe ngritjet e Luiza Gegës njësoj me ato të vetë Shqipërisë

    Media e huaj i dha jehonë fitores së kampiones sonë, por askush prej tyre nuk mund as ta imagjinojë se çfarë është bërë me sportistët dhe sportin në gjithë këto vite në Shqipëri. Si ua morën fushat, pallatet e sportit, anekset e stadiumeve, deri edhe dietat e vogla duke i lënë në mjerim.

  • Mallkimin, si një shprehje primitive, vlen ta braktisim përgjithmonë

    Dy histori në dy udhëtime. Dy gra që në vend të mallkimeve, mund të shpërndanin bekime dhe urime. Edhe pse në vështirësi. A është mallkimi një mënyrë primitive dhe e keqe e shkarkimit të stresit? A njihni apo keni hasur dhe ju njerëz të tillë?

  • Lëvizni me respekt nëpër Shqipëri!

    Shqipëria ka nevojë për paqe, lehtësi dhe qetësi. Po shëron plagët e së shkuarës dhe në këtë punë e shërim, do të flakë tutje pa mëshirë parazitët që bëjnë zhurmë, ngrenë zërin vetëm për të fshehur paudhësitë e tyre.

  • Nga cila anë do të qëndrosh gjithmonë, jo vetëm tri ditët e masakrës së gomones?

    Ne shqiptarët vazhdojmë të jetojmë në këto kontraste të tmerrshme njerëzore, ku bashkëjetojnë ngjitur me njëri-tjetrin gjigandë me zemër të madhe dhe të gatshëm të të ndihmojnë sapo ke nevojë, por edhe monstra që shndërrohen në përthithës energjie, parash dhe prodhues të së keqes nga të cilët vetëm fati apo ndërhyrje të forta mund të të shpëtojnë.

  • Të sëmuresh në Shqipëri, vetëm për të provuar zemrën e madhe shqiptare

    Covidi do të bëjë punën e tij, do të prekë të brishtë e të fortë, të vaksinuar e të pavaksinuar, të rritur e të vegjël, ata që e besojnë dhe ata që nuk e besojnë, por në Shqipëri, sidomos në Shqipëri, duke parë se të gjithë hidhen me mish e me shpirt të ndihmojnë, është shumë e rëndësishme të jemi të ndershëm dhe të sinqertë me njerëzit që na rrethojnë:Të tregojmë.

  • Drejt BE-së si endëset më të mira të pëlhurave

    Tani, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për artin e njerëzve të saj të mrekullueshëm. Janë mes nesh, punojnë, krijojnë. Shqiptarët kanë nevojë për qetësinë, sigurinë, rregullat dhe respektin, pastaj ata (ne) dinë ta rimëkëmbin veten. Si europianë!

  • Malltezi: Kush janë? Pse nuk kanë frikë?

    Aksidentet në ujë dhe disa djem "të fortë" që shihen në bregdetin tonë

  • As Sali Berisha dhe askush tjetër, nuk mund të na çojë më në botën e nënposhtme

    Kushdo që di dhe ka parë botën e nënposhtme, siç na ka qëlluar ne në vendin tonë, nuk mund të bie më në grackë, nuk mund ta kalojë më portën, apo vijën e kuqe. Disa “specialistë” të botës së nënposhtme, që hedhin kushtrime verore se do të përmbysin e do të dhunojnë çdo gjë, ashtu siç vetëm ata dinë të bëjnë, e kanë të kotë tashmë.

  • Shqipëria po shëron plagët që ndër vite ja bëmë! Ne duhet ta kuptojmë

    Eshtë koha që për Shqipërinë të flitet me dashuri, ndërsa për shqiptarët shkatërrues aspak. Asnjë fjalë apo kritikë nuk duhet kursyer ndaj atyre që shkatërrojnë e që pengojnë zhvillimin e një vendi magjik dhe unikal. Shqipëria po shëron plagët e thella që ja krijuam ndër vite pa mëshirë, tani na takon neve ta kuptojmë atë që ajo kërkon të na thotë.

  • Kush e mendonte Tiranën si dje?

    Tirana dje u mbush me dashuri nga ajo e tifozerisë më pasionante europiane dhe ne e pritëm shumë mirë, me po aq dashuri. Sigurisht, patën dhe nga ata që u bezdisën, që nuk duruan, që si “vjehrra e nuse qaramane” nuk shihnin asgjë nga kjo dritë, por kjo ka pak rëndësi.

  • Ballkani perëndimor dhe BE si në fjalët magjike të grekut Zorba

    Do të duhej të ishte kjo filozofia e Bashkimit Europian në pranimin me krahë hapur të Ballkanit Perëndimor në gjirin e saj, tamam si në sirtakin e Mikis Theodorakis. Pikërisht ajo grimcë çmendurie që këto anë të Europës së vjetër kanë mishëruar gjithnjë e që janë pjesë përbërëse e saj, sot i mungon. 

  • Ronela, viktimë e një vulgariteti mbizotërues

    Sensi i masës ka kohë që na ka braktisur si shoqëri. Matja e fjalëve dhe veprimeve, dhe sidomos indiferenca (apo tërheqja përballë agresivitetit) e atyre që duhet të jenë mësuesit dhe vlerësuesit e të bukurës dhe të mirës, bën që të jemi të papërshtatshëm si në prezantim ashtu dhe në kritikë. Të ekzagjeruar në çdo drejtim.

  • Ne ishim shumë europianë, pastaj harruam diçka

    Që nga Statutet e Shkodrës, që flinin prej shekullit të XIV në muzeun Correr të Venecias, Shqipëria përherë ka pasur dëshirë për Europë, që do të thotë mirësjellje, shtetformim, dashuri për artet e bukura, për punën e atrizanatet. Dëshira e ëndrra të grisura e të arnuara keq nga disa bashkëatdhetarë që nuk pa përkasin e nuk na përfaqësojnë. 

  • E rrihnin se ishte çame! Fjalët e fundit të Bardhës: Policët talleshin me mua

    Rrëfimi shokues i Fluturës, motrës së Bardha Likramës e cila u vetëvra pas 30 vitesh dhunë nga familjarët dhe bashkëshorti. Fjalët e fundit të Bardhës thënë motrës së saj për sjelljen e policëve me të, janë një denoncim ulëritës për institucionet tona dhe sjelljen e tyre ndaj njerëzve që kanë nevojë për ndihmë!

  • Malltezi: Dy ditët e Bardhës pas urdhërit të mbrojtjes

    Kush u turpërua nga denoncimi i Bardhës? Kush u turpërua se ajo kërkoi mbrojtje, kush e tërhoqi nga shtëpia e motrës për ta detyruar të hidhej nga kati i tretë duke këputur në mes jetën e saj prej gruaje që i tha stop dhunës? Turpi qesharak i provincës shqiptare, ka më shumë vlerë se sa jeta e një njeriu që dëshiron vetëm të jetojë pa dhunë ekzistencën e tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv